15.06.2009 USHT mori pjesë në takimin ndërkombëtar të universiteteve në Isparta të Turqisë
Nën organizimin e Universitetit të Thrakisë dhe Universitetit Sulejman Demirel dhe me sponzorim nga Asociacioni Ndërkombëtar i Universiteteve (IAU) dhe Agjencioni ndërkombëtar turk i bashkëpunimit dhe zhvillimit (TIKA), në Isparta të Turqisë, më 10, 11 dhe 12 qershor 2009 u organizua takim ndërkombëtar me temë “Trendet e arsimit të lartë në Ballkan” në kuadër të Asociacionit të Universiteteve Ballkanike....Më shumë
13.06.2009 Mbledhje komemorative kushtuar jetës dhe veprës së prof. dr. Ali Vishkos
Të shtunën, më 13 qershor 2009, në Amfiteatrin e Rektoratit të Universitetit Shtetëror të Tetovës u mbajt mbledhje komemorative kushtuar jetës dhe veprës së profesorit Ali Vishko. Të pranishëm ishin miqtë e shumtë të prof. Vishkos, familjarë, profesorë e intelektualë nga më shumë qytete shqiptare. Me këtë rast,....Më shumë
10.06.2009 Akademi solemne për nder të 131 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit – 10 qershor 1878
Nën organizimin e programit studimor të Historisë pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës u organizua Akademi solemne për nder të 131 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit -10 qershor 1878. Akademinë e shpalli të hapur përgjegjësi i programit studimor të historisë, doc.dr. Vebi Xhemaili, i cili potencoi rëndësinë e kësaj date historike për popullin shqiptar si dhe rëndësinë e shënimit të përvjetorit nga Universiteti Shtetëror i Tetovës,....Më shumë
09.06.2009 Ekspozita vjetore e studentëve të Artit figurativ
Studentët e drejtimeve të pikturës, skulpturës, grafikës, dizajnit grafik dhe drejtimi arsimo ekspozuan punimet e tyre në Ekspozitën vjetore të Fakultetit të Arteve të Universitetit Shtetëror të Tetovës. Këtë vit, ekspozita e studentëve të artit figurativ ishte përmbyllja e ciklit të prezantimit të punës një vjeçare të të gjithë studentëve të Fakultetit të arteve......Më shumë
01.06.2009 USHT edhe me një doktor shkence
Më 28 maj 2009, në Universitetin për ekonomi nacionale dhe botërore - Sofje, Afrim Alili e mbrojti tezën e disertacionit dhe fitoi titullin doktor i shkencave ekonomike. Afrimi Alili para Këshillit të specializuar shkencor në kuadër të Komisionit të lartë të atestimit, i përbërë prej 20 anëtarëve, u paraqit me temën “Menaxhimi i riskut të kredisë në sistemin bankar të Republikës së Maqedonisë”.....Më shumë
29.05.2009 USHT dhe Kryqi i Kuq organizuan aksion për dhurim gjaku
Universiteti Shtetëror i Tetovës sërish i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Kryqit të Kuq për organizimin e dhurimit të gjakut në objektet e Universitetit. Një numër i konsiderueshëm i stafit akademik dhe administrativ si dhe studentë kanë shprehur gatishmëri për dhurim gjaku, në objektin e Rektoratit të USHT-së. ....Më shumë
28.05.2009 Dr. Sunaj Raimi promovoi librin universitar “Sociologjia”
Në ambientet e Fakultetit Filozofik pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës u bë promovimi i librit universitar “Sociologjia” të autorit doc. dr. Sunaj Raimi. Të pranishëm në promovimin e këtij libri, botim i Universitetit Shtetëror të Tetovës, ishin recensentët prof. dr. Havzi Memeti, ....Më shumë
26.05.2009 Koncert vjetori i studentëve të Artit muzikor
Nën organizimin e programit studimor të Artit muzikor pranë Fakultetit të Arteve të USHT-së, studentët e këtij drejtimi u prezantuan në Koncertin vjetor, në hapësirat e Rektoratit të USHT-së. Në koncert ishin të pranishëm stafi akademik i USHT-së, studentë e prindër.....Më shumë
21.05.2009 Studentët e USHT-së kërkojnë trajtim të barabartë
Më 21 maj 2009, Parlamenti studentor i USHT-së organizoi protestë në mbrojtje të universitetit. Mijëra studentë u bashkuan për të shprehur pakënaqësinë lidhur me trajtimin joadekuat që po i bëhet USHT-së dhe rrjedhimisht studentëve. Protesta u organizua me mbështetjen e qytetarëve, shoqatave të dala nga lufta,....Më shumë
16.05.2009 Abdylnaser Sinani mori titullin doktor i shkencave të sociologjisë
Më 15 maj 2009, në Institutin e Sociologjisë në kuadër të fakultetit Filozofik të Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, Abdylnaser Sinani e mbrojti disertacionin e doktoraturës dhe e mori titullin doktor i shkencave të sociologjisë....Më shumë
12.05.2009 Vizitë nga Universiteti JAMK – Finlandë
Një delegacion nga Universiteti JAMK – Finlandë (Jyvaskylan Ammattikorkeakoulu) i udhëhequr nga prof. dr. Eila Latvala dhe Msc. Pirjo Walden qëndroi për vizitë pune në Universitetin Shtetëror të Tetovës, ku u prit nga u.d. Rektori I USHT-së, prof. dr. Agim Vela dhe përgjegjës të drejtimeve të Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë pranë USHT-së....Më shumë
10.05.2009 Profesorët e USHT-së në ekspozitë në New York
Të shtunën me 25 prill 2009, katër artiste shqiptarë me banim në Maqedoni, ishin protagonistë me punimet e tyre në një ekspozitë të përbashkët në MC Gallery në Manhattan, NY. Artistët janë: Safet Spahiu, Bashkim Mexhiti, Reshat Ahmeti dhe Ilirjan Beqiri. Që të katër janë të afirmuar jo vetëm në Maqedoni, por edhe jashtë saj, në Evropë dhe SHBA....Më shumë