6

 

Prezantohet programi amerikan për bursa

Në organizim të Zyrës për marrëdhënie ndërkombëtare të USHT-së, përfaqësues të Ambasadës amerikane në Maqedoni, më 6.03.2007 (të martën), në amfiteatrin e Rektoratit të këtij universiteti, para stafit akademik, asistentëve të programeve të ndryshme studimore, asistentëve të rinj dhe studentëve të vitit të katërt, kanë prezantuar programet “Fulbright” dhe “Humphrey”, që kanë të bëjnë me dhënien e bursave për studimet master dhe doktorata në disa universitete eminente të SHBA-së. Jeanne Clark, përfaqësuese e Zyrës për Marrëdhënie me Publikun të Ambasadës së SHBA-së në Shkup dhe Gazmend Iljazi, asistent i programit për arsim në kuadër të kësaj ambasade, bënë prezantimin e programeve për studime universitare në SHBA.

Jeanne Clark bëri të ditur se kandidatët për të konkurruar në këto programe studimore mbi të gjitha duhet të zotërojnë mirë gjuhën angleze dhe varësisht nga programi për të cilin do të konkurrojnë, duhet të posedojnë një përvojë të konsiderueshme akademike.

Në këtë prezantim, të pranishmit kishin rastin që të parashtrojnë edhe pyetje nga më të ndryshmet, ku mund të vecohen ato se në cilët universitete mund të konkurrojnë, sa kandidatë do të mund të fitojnë të drejtën e studimit, cila është mbështetja financiare etj.  

© Universiteti Shtetëror i Tetovës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.