|
Maj 2008
30. 05. 2008 Java e tetë seminarike në Infermieri: “Avancimi i infermierisë në Evropën Juglindore” |
 |
30 maj 2008, E premte – Në saje të programit të veçantë “Rindërtimi akademik në Evropën juglindore”, projekt i udhëhequr nga Instituti i Shkencave të Shëndetësore dhe Infermierisë të Universitetit Martin Luther në Halle Wittebmerg në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës, departamenti i infermierisë dhe mamive, ... Më shumë
|
30. 05. 2008 Organizata “Ndihmë prej njeriut te njeriu” me iniciativë për kurse të licencuara të gjuhës gjermane në USHT |
 |
Përfaqësuesit e organizatës humanitare ndihmëse “Ndihmë prej njeriut te njeriu” (Hilfe von Mensch zu Mensch), z. Dieter Hutter dhe znj. Sadija Klepo qëndruan në Universitetin Shtetëror të Tetovës. Qëllimi i vizitës ishte fillimi i bashkëpunimit mes organizatës që përfaqësojnë dhe Universitetit Shtetëror të Tetovës në drejtim të organizimit të kurseve të licencuara të gjuhës gjermane si gjuhë e huaj për studentë dhe qytetarë.... Më shumë
|
29. 05. 2008 Delegacion i Universitetit të Vjenës qëndroi në USHT |
 |
29 maj 2008 - Një delegacion i Fakultetit filozofik dhe shkencave të edukimit pranë Universitetit të Vjenës, i udhëhequr nga përgjegjësja e departamentit të shkencës, prof. dr. Ilse Schrittesser dhe prof. dr. Ednan Aslan qëndruan në Universitetin Shtetëror të Tetovës. Në takim ishin të pranishëm edhe sekretari i përgjithshëm i Bashkësisë islame të Maqedonisë, ... Më shumë
|
28. 05. 2008 Bertrand Badie ligjëroi në USHT mbi marrëdhëniet ndërkombëtare |
 |
Eksperti francez mbi marrëdhëniet ndërkombëtare qëndroi në Universitetin Shtetëror të Tetovës. Ai u prit nga Rektori i USHT-së dhe zyra për marrëdhënie ndërkombëtare. Rektori, prof. dr. Sadi Bexheti informoi profesorin francez mbi të rejat e fundit në USHT dhe mbi programet interkulturore të iniciuara nga Universiteti. ... Më shumë
|
23. 05. 2008 Mbrëmjet maqedonase edhe në USHT |
 |
Tetovë, 23 maj - Me rastin e 24 Majit, Ditës së iluministëve mbarësllovenë "Shën Kirili e Metodi", të premten në mbrëmje në amfiteatrin e USHT-së në Tetovë, u mbajt manifestimi “mbrëmjet maqedonase”. Sonja Novotni, shef i programit studimor gjuhë dhe letërsi maqedonase në USHT, ... Më shumë
|
22. 05. 2008 Ministri i arsimit dhe shkencës, Sulejman Rushiti në debat para studentëve |
 |
22 maj 2008 – Ministri i arsimit dhe shkencës së R. Maqedonisë, z. Sulejmani Rushiti ishte mysafiri i radhës në debatin universitarë, përballur me studentët.
Ministri u përqëndrua në të arriturat e USHT-së dhe angazhimin e tij dhe të Partisë Demokratike Shqiptare për Universitetin Shtetëror të Tetovës. ... Më shumë
|
21. 05. 2008 Aksion për dhurim gjaku në USHT |
 |
21 maj 2008 - Universiteti Shtetëror i Tetovës i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Kryqit të Kuq për organizimin e dhurimit të gjakut në objektet e Universitetit. Një numër i konsiderueshëm i stafit akademik dhe administrativ si dhe studentë kanë shprehur gatishmëri për dhurim gjaku.... Më shumë
|
21. 05. 2008 Prezantim i bursave DAAD para studentëve |
 |
21 maj 2008 - Ligjëruesi i DAAD (Instituti Gjerman i Shkëmbimeve Akademike), Benjamin Langer prezantoi programin e bursave që ofron DAAD-ja. Përmes prezantimit grafik të Institutit dhe të dhënave statistikore, z. Langer u shpreh se DAAD-ja që nga viti 1994, çdo vit rrit shumën e buxhetit të paraparë për bursimin e studentëve nga Maqedonia për studime deridiplomike, ... Më shumë
|
21. 05. 2008 Kundërpërgjigje ndaj enciklopedisë maqedone të botuar |
 |
21 maj 2008 -Katedra e historisë pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës, për shkak të mos marrjes së përgjigjes ndaj memorandumit dërguar të gjitha institucioneve relevante lidhur me tërheqjen e enciklopedisë maqedone të botuar nga shoqata e shkrimtarëve të Maqedonisë, ka vendosur të botoj një Enciklopedi të veçantë për shqiptarët e Maqedonisë... Më shumë
|
21. 05. 2008 14-19 maj 2008 - Ekipi i USHT-së zë vendin e parë në SPORTFEST 2008, Turqi |
 |
Nga data 14 deri më 19 maj, nën organizimin e Universitetit Bogaziçi u mbajt “Sportfest 2008” një garë ndërkombëtare në më shumë sporte, e 28-ta me radhë e organizuar.Ishin pikërisht studentët e USHT-së, ata që përfaqësuan Maqedoninë në këto gara sportive edhe atë në futboll të madh, në kategorinë e meshkujve, volejboll, në të dy kategoritë, atë të meshkujve dhe të femrave.... Më shumë
|
20. 05. 2008 Koncert vjetor organizuar nga Arti Muzikor |
 |
20 maj 2008 – Në amfiteatrin e Rektoratit të Universitetit Shtetëror të Tetovës, studentët dhe asistentët e programit studimor Art muzikor pranë Fakulteteve të Arteve, nën udhëheqjen e shefit të programit doc. mr. Zulqifli Ziba organizuan Koncertin vjetor.20 maj 2008 – Në amfiteatrin e Rektoratit të Universitetit Shtetëror të Tetovës, ... Më shumë
|
17. 05. 2008 Debat me Janusz Bugajski mbi zgjedhjet dhe relacionet shqiptare me faktorin ndërkombëtar |
 |
Analisti Jonusz Bugajski ishte i ftuar në debatin organizuar nga Universiteti Shtetëror i Tetovës dhe Radio Televizioni i Maqedonisë, programi në gjuhën shqipe. Në debat ishin të pranishëm kryetari i PDSH-së, z. Menduh Thaçi, zv. kryetari i parlamentit, z. Besim Dogani, Ministri i arsimit, z. Sulejman Rushiti, ai i shëndetësisë, z, Imer Selmani, .... Më shumë
|
16. 05. 2008 USHT promovoi studimet master |
 |
16 maj 2008 – Para dekanëve, shefave të programeve studimore, profesorëve dhe studentëve, Rektori i USHT-së, prof. dr. Sadi Bexheti dhe Ministri i arsimit dhe shkencës z. Sulejman Rushiti promovuan akreditimin e studimeve të ciklit të dytë – master në USHT... Më shumë
|
15. 05. 2008 Debati Universitar: USHT, të arriturat, akreditimet e standardet |
 |
15 maj 2008 – Rektori i USHT-së, prof. dr. Sadi Bexheti, kryetari i Senatit të USHT-së, prof. dr. Lutfi Istrefi dhe prof. dr. Fejzulla Shabani, përfaqësues në Këshillin për akreditim ishin pjesëmarrësit në Debatin Universitar të radhës organizuar nga Radio Televizioni i Maqedonisë, programi në gjuhën shqipe dhe Universiteti Shtetëror i Tetovës.... Më shumë
|
14. 05. 2008 Ligjerata “Komunikimi dhe integrimi brendashqiptar në rajon” me Erion Veliaj dhe Igli Totozani |
 |
Në Universitetin Shtetëror të Tetovës, me iniciativë të drejtimit të gazetarisë, udhëhequr nga Ylber Lili, u organizua ligjëratë me temë “Komunikimi dhe integrimi brendashqiptar në rajon” me të ftuar Erion Veliaj, lider i lëvizjes politike G99 në Shqipëri (ish lideri i lëvizjes MJAFT) dhe Igli Totozani, zëvendës dekan në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin Kristal – Tiranë dhe koordinator i projekteve Soros ... Më shumë
|
12. 05. 2008 Vizitë Universitetit Shtetëror të Tetovës |
 |
Universitetin Shtetëror të Tetovës e vizituan një grup prej 10 studentësh nga vende të ndryshme si Franca, Austria, Gjermania,Amerika e Sllovakia, të udhëhequr nga përfaqësuesi i Akademisë Diplomatike të Vjenës, prof. Michel Cullin. Qëllimi i vizitës ishte shkëmbimi i përvojave të studimeve. Studentët u interesuan për përvojat e studimeve në USHT, ... Më shumë
|
08. 05. 2008 Debati universitar “USHT me imazh të ri dhe oferta në vitin akademik 2008/2009” |
 |
Tetovë, 8 Maj 2008 – Para auditorit të MTV, programi në gjuhën shqipe dhe para audiencës prezent në amfiteatrin e USHT folën dekanët e Universitetit Shtetëror të Tetovës. Të ftuar të debatit ishin: Dekani i Fakultetit Ekonomik, Prof. Hamit Aliu, Dekani i fakultetit të shkencave matematike-natyrore Prof. Havzi Memeti, ... Më shumë
|
07. 05. 2008 Koncert madhështor organizuar nga USHT |
 |
Emra të njohur të muzikës shqiptare kanë performuar këngë nga repertoari i tyre në Koncertin madhështor të organizuar nga Unioni i Studentëve të Universitetit Shtetëror të Tetovës me mbështetje të Rektoratit të USHT-së, në Pallatin e Kulturës në Tetovë... Më shumë
|
07. 05. 2008 Fakulteti i arteve i USHT-së i bashkëngjitet aksionit humanitar |
 |
Të mërkurën, në ambientet e Fakultetit të Arteve pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës u realizua projekti me karakter humanitar “Për fëmijë më të lumtur” nga programi studimor Arti figurativ në bashkëpunim me Kryqin e Kuq – Tetovë. Projekti një ditor, tani më tradicional i është dedikuar fëmijëve, me theks të veçantë fëmijëve të hendikepuar... Më shumë
|
|