Universiteti Shtetëror i Tetovës


rruga e Ilindenit pn, 1200 Tetovë, Republika e Maqedonisë
Tel: +389 44 356 500
Fax: +389 44 334 222

e-mail:international@unite.edu.mk

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shkurt 2008

 

06. 03. 2008 Profesori nga SHBA mban ligjërata para studentëve të arkitekturës në USHT

Në Universitetin Shtetëror të Tetovës mbajti ligjërata prof. Sean Vance nga SHBA. Prof. Vance është profesor i rregullt në Universitetin Shtetëror të Karolinës Veriore ku edhe ka mbaruar studimet e magjistraturës në kolegjin e disejnit dhe ligjëron në departamentin e dizajnit arkitekturor,... Më shumë

29. 02. 2008 Prof. Wolf R. Eichler ligjëroi në USHT

Tetovë, 29 shkurt - Prof. Wolf R. Eichler nga Universiteti i Shekncave të Zbatuara të Shtudgardit, njëherit udhëheqësi i Laboratorit për testim të materialeve ndërtimore në këtë Universitet, ka mbajtur ligjërata në Universitetin Shtetëror të Tetovës (USHT). Prof. Eichler, ligjërues i lëndës së konstruksioneve të betonit dhe teknologjisë së betonit, .... Më shumë

28. 02. 2008 Debat Universitar: Mitrovica pas shpalles së pavarësisë

“Funksionimi i qytetit të Mitrovicës” ka qenë tema e radhës në Debatin Universitar. Të enjten në mbrëmje, para auditorit të Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe TVM-së, kryetari i Komunës së Mitrovicës, respektivisht ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka diskutuar për një sërë problemesh të cilat janë paraqitur para dhe pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, .... Më shumë

28. 02. 2008 Maratonisti Selmani barti mesazhin e USHT-së për përkrahjen e pavarësisë

Tetovë, 27 shkurt - Maratonisti i Universitetit Shtetëror të Tetovës, Adem Selmani arriti ta realizojë ëndrrën e tij. Për nder të pavarësisë së Kosovës, ai realizoi maratonën me distancë prej 104 kilometrash, në relacionin Tetovë – Prishtinë, duke dërguar në Prishtinë mesazhe përshëndetëse dhe urime nga USHT-ja, Tetova dhe gjithë shqiptarët e Maqedonisë,.... Më shumë

27. 02. 2008 Maratonë në përkrahje të Pavarësisë së Kosovës

“Kjo është mënyra ime për ta përkrahur pavarësinë e Kosovës”. Këto kanë qenë fjalët e Adem Selmanit, të cilat i ka thënë para nisjes së maratonës me destinacion Tetovë-Prishtinë. Në ora 09:10 Selmani është nisur nga Rektorati i Universitetit Shtetëror të Tetovës (USHT), ndërsa në përkrahje të tij janë nisur edhe një grup studentësh nga Fakulteti i Kulturës Fizike pranë USHT-së, .... Më shumë

21. 02. 2008 Debat universitar: Studentët përballë studentëve

Tetovë, 21 shkurt – “Studentët përballë studentëve” ka qenë tema e radhës në Debatin Universitar. Të enjten në mbrëmje, para auditorit të Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe TVM-së, kryetari i Unionit të Studentëve të Universitetit Shtetëror të Tetovës, Gadaf Uzeiri, anëtarja e Kryesisë së Unionit, Nebahate Zyberi, si dhe sekretari i përgjithshëm, ... Më shumë

18. 02. 2008 Akademi solemne me rastin e përvjetorit të ligjëratave të para në USHT

Tetovë, 18 shkurt - Manifestimi me rastin e përvjetorit të ligjëratave të para dhe rënien e dëshmorit Abdylselam Emini është përmbyllur me një Akademi solemne. Në këtë mënyrë Universiteti Shtetëror i Tetovës ka shënuar datën më të rëndësishme të historisë së vetë. Me këtë rast, Rektori prof. dr. Sadi Bexheti ka thënë se fillimi i ligjëratave të para ... Më shumë

17. 02. 2008 USHT-ja shënon përvjetorin e ligjëratave të para dhe përkujton dëshmorin Abdylselam Emini

Tetovë, 16 shkurt - 13 vjetorit i ligjëratave të para dhe rënies së dëshmorit të arsimit Abdylselam Emini, është shënuar me një manifestim tre ditësh. Universiteti Shtetëror i Tetovës dhe Unioni i Studentëve të USHT-së, me një sërë aktivitetesh e kanë shënuar këtë ditë të rëndësishme. Shënimi i kësaj dite ka filluar me homazhet mbi varrin e dëshmorit, Abdylselam Emini, ... Më shumë

15. 02. 2008 Universiteti Shtetëror i Tetovës zgjëron bashkëpunimin edhe me Universitete të Bosnjë dhe Hercegovinës

14-15 Shkurt, 2008 – Në manifestimin me rastin e 31 vjetorit të themelimit të Universitetit “Xhemal Bijediq” në Mostar, Rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës, Prof.dr. Sadi Bexheti ka nënshkruar dy marrëveshje bashkëpunimi. Marrëveshjet janë nënshkruar me Universitetin “Xhemal Bijediq” përfaqësuar nga Rektori, Prof.dr. Fuad Qatoviq dhe Universitetin e Tuzllës, përfaqësuar nga Rektori, Prof.dr. Xhemo Tufekçiq. ... Më shumë

15. 02. 2008 Debat Universitar: “Relacionet shqiptaro-shqiptare pas pavarësimit të Kosovës”

“Relacionet shqiptaro-shqiptare pas pavarësimit të Kosovës” ka qenë tema e radhës në Debatin Universitar. Të enjten në mbrëmje, para auditorit të Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe “TVM”-së, Mustafa Nano analist dhe udhëheqës i emisionit “Dezhavy” në televizionin Top Channel, Mentor Nazarko – analist politik, Rexhep Hoti, ... Më shumë

15. 02. 2008 Profesorë nga Laboratori Italian qëndruan në Universitetin Shtetëror të Tetovës

Në Universitetin Shtetëror të Tetovës (USHT), ka qëndruar një delegacion italian nga INTERNATIONAL MANAGEMENT GROUP ,,IMG". Delegacionin e ka udhëhequr prof. dr. Cossio Gianmaria, përgjegjës në laboratorin e mikrobiologjisë, dhe dr. Ettore Salvagni përgjegjës në laboratorin e kimisë nga laboratori ARPA FVG ... Më shumë

15. 02. 2008 Ish-Rektori i Universitetit të Shtudgardit prof. dr. Martin Stroher në USHT

Tetovë, 15 shkurt - Fizika dhe ekologjia e ndërtimit, ka qenë tema e parë të cilën prof. dr. Martin Stohrer, ish-Rektor i Universitetit të Shtudgardit e ka trajtuar para studentëve të arkitekturës dhe ndërtimtarisë, pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës. Paraprakisht, prof. dr. Stroher është pritur nga Prorektori për shkencë i USHT-së, doc. dr. Agim Shabani, ... Më shumë

13. 02. 2008 Promovohet projekti i USAID-it në USHT “Mësimdhënia kreative dhe të nxënit”

Tetovë, 13 shkurt – Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Xhillien Millovanovich, Rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës, prof. dr. Sadi Bexheti, Ministri i arsimit dhe shkencës, Sulejman Rushiti dhe Drejtori i Institutit Shoqëria e Hapur Maqedoni, Vlladimir Milçin, e kanë prezantuar projektin “Mësimdhënia kreative dhe të nxënit”, ... Më shumë

11. 02. 2008 USHT oficializon bashkëpunimin me Universitetin e Prishtinës

Prishtinë, 11 shkurt – Universiteti Shtetëror i Tetovës (USHT) ka nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim shkencor dhe arsimor me Universitetin e Prishtinës (UP). Të njëjtën ditë, marrëveshje për bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës kanë nënshkruar edhe Universiteti i Shtipit “Goce Dellçev” si dhe Universiteti “Shën Klimenti i Ohrit” nga Manastiri. ... Më shumë

11. 02. 2008 Ligjëruesi i USHT-së Vullnet Ameti doktoron në Universitetin e Tuzlës

Ligjëruesi i Universitetit Shterorë të Tetovës, Mr Vullnet Ameti, është shqiptari i parë që ka fituar gradën shkencore doktor në lëminë e sporteve mundëse, gjegjësisht në mundje- stili i lirë. Me 1 shkurt Mr. sc. Vullnet Ameti, mbrojti disertacionin e doktoratës në Universitetin e Tuzlës, në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit, të Bosnjës dhe Hercegovinës. ... Më shumë

07. 02. 2008 Debat universitar: Ligji për Fekondimin artificial

Tetovë, 07 shkurt 2008- Ligji për fekondim biologjik, apo i njohur si Ligji për fekondim artificial ka qenë tema e Debatit Universitar. Të enjten në mbrëmje para auditorit të Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe “TVM”-së, në këtë temë kanë diskutuar Ministri i Shëndetësisë Imer Selmani, ... Më shumë

01. 02. 2008 Debat universitar: “Lustracioni” të pastroj të kaluarën komuniste

Tetovë, 31 janar 2008 - Ligji për përcaktim të kushtit plotësues për ushtrim të funksionit publik, apo i njohur si “Ligji për lustracion”, ka qenë tema e radhës në Debatin Universitar. Të enjten në mbrëmje para auditorit të Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe “TVM”-së, deputetët Garip Kaba, Tahir Hani dhe Stojan Andov ... Më shumë

Arkivi >>

 

 

Kërko në google :

WEB MAIL Sign in apo Regjistrohu