31.07.2009 USHT, organizoi tryezën e rrumbullakët “Reformat në arsimin e lartë – trendet dhe sfidat” |
Në organizim të Universiteti Shtetëror i Tetovës, si kryesues i Konferencës Ndëruniversitare, më 31.07.2009, në Strugë u organizua tryeza e rrumbullakët me temë: “Reformat në arsimin e lartë – trendet dhe sfidat”. Qëndrim i përbashkët i të gjithë pjesëmarësve në këtë tryezë të rrumbullakët ishte se arsimi i lartë në Maqedoni ka nevojë për reforma, ndërsa shteti duhet në mënyrë më aktive të kyçet në financimin e tij....Më shumë
|
29.07.2009 Vajtojcat “akademike” |
Në disa pjesë të trungut shqiptar, në “qarkullim”, por edhe mjaft të kërkuara janë “vajtojcat”, të cilat për një grusht lekë, denarë apo ndonjë valute të huaj, edhe kriminelin më të madh, nëpërmjet vajit të tyre e shndërojnë gati në hyjni. ...Më shumë
|
28.07.2009 Organet legjitime të USHT-së vazhdojnë me konsolidimin e plotë të këtij Institucioni |
E filloj shkrimin me një varg të këngës popullore shkodrane "Tir e shtir, por boshti nuk po mbushet'', për të kujtuar të gjithë ata që nuk reshtin duke shkruar kundër Organeve legjitime të USHT-së. Me shkrimet apo thënë më mirë me reagimet dezinformuese të publikuara në pamflete partish, nuk arritët qëllimin të bindni opinionin se e drejta është në anën tuaj. ...Më shumë
|
26.07.2009 Dekani i Fakultetit Filozofik të USHT-së, Dr. sc. Fehari Ramadani, hapi Simpoziumin “Shqiptarët gjatë viteve 1878-1948” |
|
Kam nderin që të shpall të hapur punimet e Simpoziumit të radhës “Shqiptarët gjatë viteve 1878-1948”.Falënderojmë për pjesëmarrjen e tyre studiuesit nga Republika e Kosovës, Republika e Shqipërisë, Kosova Lindore, nga diaspora jonë si dhe studiuesit vendas.Falënderojmë deputetin shqiptar në Parlamentin e Maqedonisë, Dr. sc. Vullnet Ahmeti dhe z. Gani Azemi, veprimtar në diasporë, shef i zyrës së Kosovës në ekzil,....Më shumë
|
24.07.2009 Fjalimi i Rektorit të USHT-së doc.dr.Agron Reka, Në Akademinë e 100 vjetorit të Kongresit të Dibrës |
|
Është nder dhe privilegj që sot të jem këtu me ju në këtë datë historike për kombin shqiptar. Çka e bën kaq te veçante datën e sotshme? Cilat janë ato vepra që e bënë kaq te njohur këtë datë? Të gjithë e dimë se si u ”gatua” Kuvendi i Dibrës dhe në ç’rrethana Komiteti Qendror “Bashkim e Përparim” e organizoi atë. Por kjo nuk është pjesa në të cilën do të ndalem....Më shumë
|
23.07.2009 Falsfikohet web-faqja zyrtare e USHT-së |
Universiteti Shtetëror i Tetovës e njofton opinionin publik në RM, se udhëheqësia e shkarkuar nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në RM e këtij institucioni, përpos keqpërdorimeve të shumta që ka bërë gjatë periudhës që ka udhëhequr me këtë institucion, edhe më tej vazhdon me shantazhe dhe falsifikime. Kohëve të fundit, pa përgjegjshmërinë e tyre janë duke e shfaqur nëpërmjet mjeteve të informimit, duke plasuar dezinformata dhe spekulime prej më të ndryshmeve....Më shumë
|
21.07.2009 Rektori i USHT-së, doc. dr. Agron Reka takohet me zëvendës kryeministrin Abdilaqim Ademi |
|
Një delegacion i Universitetit Shtetëror të Tetovës i kryesuar nga Rektori doc.dr.Agron Reka ka takuar sot në Shkup në kabinetin e tij , zëvendës kryeministrin e Republikës së Maqedonisë Abdilaqim Ademi. Rektori Reka ka njoftuar zëvendës kryeministrin Ademi me ndryshimet dhe situatën në Universitet....Më shumë
|
17.07.2009 Mr. Fehari Ramadani mësimdhënës në USHT, mbrojti temën e doktoraturës.
|
Para disa ditëve në Universitetin e Tiranës,Fakulteti Histori-Filologji, Departamenti Histori, Mr. Fehari Ramadani, mësimdhënës i USHT-ës, me sukes mbrojti temen e doktoraturës “Kontributi i Austro-Hungarisë për zhvillimin e arsimit dhe të kulturës shqiptare 1900-1912”. Vlerësime të larta për tezën që ka mbrojtur Mr.Fehari Ramadani, kanë dhënë të gjithë anëtarët e komisionit në përbërje prof.dr.Fatmira Rama kryetare,prof.dr.Ferit Duka dhe prof.dr.Marenglen Verli ....Më shumë
|
09.07.2009 Dr. Zeqirja Rexhepi mbrojti me sukses disertacionin e doktoraturës |
|
Në Institutin e Historisë Nacionale në Shkup, Mr. Zeqirja Rexhepi mbrojti tezën e doktoraturës, me ç’rast mori titullin DOKTOR I SHKENCAVE HISTORIKE. Teza e doktoraturës, “Ideja e Evropës së Bashkuar – historiku, zhvillimi dhe perspektiva”, u mbrojtë përpara komisionit pesë anëtarësh. ...Më shumë
|
Prioritet i Rektorit doc.dr.Agron Reka , depolitizimi i USHT -së
Rritet borxhi në USHT
USHT-ja po konsolidohet
10.07.2009 Studentët e USHT-së, trajnohen në Universitetin e Gracit |
|
Në kuadër të rrjetit të bashkëpunimit (Network) në mes Fakulteteve të Mjekësisë në rajon , me ftesë të Universitetit të Medicinës së Gracit 33 student dhe dy asistent të Fakultetit të Mjekësisë të USHT-së, prej datës 04-10 korrik kanë qëndruar në Universitetin e Medicinës në Grac të Austrisë....Më shumë
|
10.07.2009 USHT-së i shtohen edhe një numër magjistrash |
Në Fakultetit Filozofik, programi studimor Histori më datë 1 korrik në USHT Qerim Lita ka mbrojtur temën e magjistraturës me titull : “”KQ i NDSH-së në Shkup dhe Jehona e tij”. Po ashtu në Fakultetin Filozofik, më shtatë korrik përpara auditorit në hapësirat e USHT-së kanë magjistruar edhe Rexhep Musliu në temën : “Organizimi i mësimit në klasë të kombinuar me nxënës që kanë pengesa në zhvillim “, ....Më shumë
|
|