Lajme:

29.05.2009 USHT dhe Kryqi i Kuq organizuan aksion për dhurim gjaku

Universiteti Shtetëror i Tetovës sërish  i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Kryqit të Kuq për organizimin e dhurimit të gjakut në objektet e Universitetit. Një numër i konsiderueshëm i stafit akademik dhe administrativ si dhe studentë kanë shprehur gatishmëri për dhurim gjaku, në objektin e Rektoratit të USHT-së. ....Më shumë

28.05.2009 Dr. Sunaj Raimi promovoi librin universitar “Sociologjia”

Në ambientet e Fakultetit Filozofik pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës u bë promovimi i librit universitar “Sociologjia” të autorit doc. dr. Sunaj Raimi. Të pranishëm në promovimin e këtij libri, botim i Universitetit Shtetëror të Tetovës, ishin recensentët prof. dr. Havzi Memeti, ....Më shumë

26.05.2009 Koncert vjetori i studentëve të Artit muzikor

Nën organizimin e programit studimor të Artit muzikor pranë Fakultetit të Arteve të USHT-së, studentët e këtij drejtimi u prezantuan në Koncertin vjetor, në hapësirat e Rektoratit të USHT-së. Në koncert ishin të pranishëm stafi akademik i USHT-së, studentë e prindër.....Më shumë

21.05.2009 Studentët e USHT-së kërkojnë trajtim të barabartë

Më 21 maj 2009, Parlamenti studentor i USHT-së organizoi protestë në mbrojtje të universitetit. Mijëra studentë u bashkuan për të shprehur pakënaqësinë lidhur me trajtimin joadekuat që po i bëhet USHT-së dhe rrjedhimisht studentëve. Protesta u organizua me mbështetjen e qytetarëve, shoqatave të dala nga lufta,....Më shumë

16.05.2009 Abdylnaser Sinani mori  titullin doktor  i shkencave të sociologjisë

Më 15 maj 2009, në Institutin e  Sociologjisë  në kuadër të fakultetit Filozofik të Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, Abdylnaser Sinani e mbrojti   disertacionin e doktoraturës dhe e mori  titullin doktor  i shkencave të sociologjisë....Më shumë

12.05.2009 Vizitë nga Universiteti JAMK – Finlandë

Një delegacion nga Universiteti JAMK – Finlandë (Jyvaskylan Ammattikorkeakoulu) i udhëhequr nga prof. dr. Eila Latvala dhe Msc. Pirjo Walden qëndroi  për vizitë pune në Universitetin Shtetëror të Tetovës, ku u prit nga u.d. Rektori I USHT-së, prof. dr. Agim Vela dhe përgjegjës të drejtimeve të Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë pranë USHT-së....Më shumë

10.05.2009 Profesorët e USHT-së në ekspozitë në New York

Të shtunën me 25 prill 2009, katër artiste shqiptarë me banim në Maqedoni, ishin protagonistë me punimet e tyre në një ekspozitë të përbashkët në MC Gallery në Manhattan, NY. Artistët janë: Safet Spahiu, Bashkim Mexhiti, Reshat Ahmeti dhe Ilirjan Beqiri. Që të katër janë të afirmuar jo vetëm në Maqedoni, por edhe jashtë saj, në Evropë dhe SHBA....Më shumë

 

 

 

GAZETA UNIVERSITARE

PARLAMENTI I STUDENTËVE
Studentët e diplomuar

 

 

 

 

ISO 9001 - 2000