Lajme:

28.05.2010 USHT mori pjesë në Seminarin dy ditor organizuar nga Universiteti i Rjekës

Bashkëpunimi shkencor në mes Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe Universitetit të Rjekës nga Republika e Kroacisë po intensifikohet,  kështu konfirmon Dekani i Fakultetit Filologjik të USHT-së doc.dr  Izer Maksuti.  Katedra për gjuhë gjermane nga Universiteti i Rijekës drejtuar nga Dr. Boris Dudaš,....Më shumë

27.05.2010 Prorektori i USHT-së, Prof. dr. Ismail Ahmedi morri pjesë në promovimin e fjalorit të parë arabisht-shqip

Prorektori për arsim i Universitetit Shtetëror të Tetovës, Prof. dr. Ismail Ahmedi, i ftuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve e Shqipërisë, morri pjesë në promovimin e fjalorit arabisht – shqip, të autorit Sulejman Tomçini.Me rastin e promovimit të këtij fjalori, Prorektori i USHT-së, Prof. dr. Ismail Ahmedi,....Më shumë

27.05.2010 Atasheu amerikan ligjëroi në USHT

Në Universitetin Shtetëror të Tetovës, Atasheu për kulturë i Ambasadës së SHBA-ve në Shkup, John Surface, para studentëve dhe stafit akademik, prezantoi ligjëratën me titull: ,,Mentorimi: Trajnimi i mësuesve të rinj për gjeneratën e ardhshme”. Në fillim, z. John Surface, theksoi se është mjaft i kënaqur që para studentëve dhe stafit akademik të USHT-së ka mundësinë të ligjërojë për trajnimin e mësuesve të rinj në të ardhmen.....Më shumë

26.05.2010 USHT dhe UEJL nënshkruan Marrëveshje bashkëpunimi

Në Rektoratin e Universitetit Shtetëror të Tetovës u nënshkrua Marrëveshja për bashkëpunim në mes Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe Universitetit të Evropës Juglindore. Marrëveshjen, në praninë e stafeve drejtuese të dy universiteteve e nënshkruan Rektorët, Prof. dr. Agron Reka dhe Akademik Alajdin Abazi,....Më shumë

23.05.2010 Drnt. Agim Nuhiu përfaqësoi USHT-në në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare ne Tiranë

Në Konferencën Shkencore ndërkombëtare ''Legjislacioni dhe Drejtësia Shqiptare përballë sfidave të Integrimit në Bashkimin Evropian'' të mbajtur më datë 21.05.2010 në Tiranë, të kryesuar nga Universiteti ''Justiniani i I'' – Shqipëri, Universitetin Shtetëror të Tetovës e përfaqësoi Drnt. Agim Nuhiu, pedagog i Fakultetit Juridik,....Më shumë

21.05.2010 Shtëpia botuese Hueber nga Gjermania në USHT prezantoi literaturë për mësimin e gjermanishtes

Në Universitetin Shtetëror të Tetovës, këtë javë, në hapësirat e Fakultetit Filologjik, përkatësisht në Programin studimor të Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane u bë prezantimi i disa librave të shtëpisë botuese  Hueber nga Munihu i Gjermanisë,  për mësimin e gjuhës gjermane, si gjuhë të huaj,......Më shumë

21.05.2010 Studentët e mjekësisë morën pjesë në Kongresin ndërkombëtar shkencor të mjekësisë në Ohër

Studentët e Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë të USHT-së morën pjesë në Kongresin e 33-të ndërkombëtarë shkencor të mjekësisë, i cili u organizua në qytetin e Ohrit. Në këtë kongres, i cili u organizua nga ana e Asociacionit të studentëve të mjekësisë nga Shkupi, morën pjesë edhe studentë të mjekësisë nga Shqipëria, Bullgaria dhe Serbia.,....Më shumë

21.05.2010 USHT organizoi punëtori, me temë: ,,Si shkruhet punimi i diplomës”

Fakulteti Filologjik i USHT-së organizoi punëtori, me temë: ,,Si shkruhet punimi i diplomës”. Dekani i Fakultetit Filologjik, doc. dr. Izer Maksuti, organizatori i kësaj punëtorie, vlerësoi se tema të cilën e prezantojmë sot është e dobishme jo vetëm për studentët e Programit studimor të Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane, por për të gjithë studentët e USHT-së,....Më shumë

20.05.2010 Në USHT u organizua Panairi i karrierës, në të cilin kompanitë ofruan mundësi për punësim

Qendra për çështje studentore dhe karrierë, e USHT-së, organizoi Panairin e Karrierës 2010. Në këtë panair, i cili është i pari i këtij lloji, i organizuar në USHT, morën pjesë kompani dhe institucione të ndryshme, të cilat para studentëve dhe të diplomuarve në USHT prezantuan ofertën e tyre për punësim, prodhimet dhe aktivitetet e tyre.....Më shumë

19.05.2010 Universiteti Shtetëror i Tetovës dhe Universiteti ndërkombëtarë i Ballkanit nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim akademik

Rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës, prof. dr. Agron dhe Rektori i Universitetit Ndërkombëtar të Ballkanit, prof. dr. Hüner Şencan, më 18 maj 2010 nënshkruan Marrëveshje bashkëpunimi. Nënshkrimi i kësaj Marrëveshje për bashkëpunim akademik bëhet me qëllim të përfitimeve të përbashkëta që mund të rrjedhin nga një program,....Më shumë

18.05.2010 Përfundoi projekti për mësuesit e ardhshëm në shoqëritë multi-etnike

Pas përfundimit të suksesshëm të projektit disa mujor “Përforcimi i kapaciteteve të mësuesve të ardhshëm dhe profesionistë të tjerë që punojnë me fëmijë në një shoqëri multi-etnike”, i cili u organizua nga ana e OSBE-së, në bashkëpunim me Fakultetin Filozofik të USHT-së si dhe dy Organizatat joqeveritare nga Tetova “Aurora” dhe “Sreqen zhivot”,....Më shumë

17.05.2010 ,,Edukata seksuale e rinisë në optikën e informimit objektiv”, libër mase i nevojshëm për rininë studentore

Në Universitetin Shtetëror të Tetovës u promovua një libër, sa i veçantë, po aq edhe i nevojshëm, lidhur me edukimin seksual të rinisë dhe informimin objektiv të tyre për këtë çështje. Autori i librit ,,Edukata seksuale e rinisë në optikën e informimit objektiv”, prof. dr. Amzi Zimberi, ligjërues në Programin studimor të Psikologjisë, të Fakultetit Filozofik të USHT-së,....Më shumë

17.05.2010 Përfaqësuesit e ITC-së nga Holanda i prezantuan programet studimore në USHT

Zyra për marrëdhënie me jashtë, në bashkëpunim me Programin studimor të Gjeografisë të USHT-së,  përfaqësuesit e ITC-së nga Holanda dhe shoqata “Mak Hol Nufic Alumni Association”, të  enjten, më 13.05.2010, në Amfiteatrin e Rektoratit të Universitetit Shtetëror të Tetovës, para stafit akademik dhe studentëve të USHT-së i prezantuan programet studimore të ITC-së,....Më shumë

16.05.2010 Programi studimor i Gjuhës dhe Letërsisë Maqedonase i USHT-së për herë të tretë organizoi Mbrëmje të maqedonistikës  

Programi studimor i Gjuhës dhe Letërsisë Maqedonase i Fakultetit Filologjik të Universitetit Shtetëror të Tetovës për herë të tretë organizoi Mbrëmje të maqedonistikës, i cili manifestim ka karakter edukativ-argëtues, dhe realizohet në tërësi nga ana e studentëve të këtij programi studimor. Si edhe viteve të tjera, edhe këtë vit, studentët me përkrahjen e mësimdhënësve të tyre,....Më shumë

13.05.2010 Ekspozitë e studentëve të arkitekturës të USHT-së

Studentët e viti të III të Programit studimor të Arkitekturës, të USHT-së, organizuan ekspozitën e parë me punimet e tyre gjatë tre viteve të studimit. Në prani të një numri të konsiderueshëm të studentëve, profesorëve dhe mysafirëve, ekspozita u organizua në Galerinë e Arteve në Tetovë.Historiani i artit dhe njëherësh, Drejtori i Qendrës Nacionale për Konservim të Trashëgimisë Kulturore,....Më shumë

13.05.2010 Një udhëtim i bukur i studentëve të Programit studimor për Gjuhë dhe Letërsi Maqedonase

Studentët e Programit studimor për Gjuhë dhe Letërsi Maqedonase, më 7 dhe 8 maj 2010, së bashku me profesorët e tyre kanë realizuar një ekskursion me karakter edukativ në disa vende të Maqedonisë Lindore. Udhëtimi ka filluar me vizitën në Staro Nagoriçane, fshat në veri të Republikës së Maqedonisë dhe në kishën ,,Sv. Gjorgji”, e cila daton nga shekulli XIV,...Më shumë

13.05.2010 Studentët e USHT-së, diskutuan për sfidat e të rinjve

Parlamenti Studentor i Universitetit Shtetëror të Tetovës në bashkëpunim me Forumin Rinor Islam në Republikën e Maqedonisë, në amfiteatrin e Rektoratit organizoi sot debat të hapur, me temë: ,,Sfidat e të rinjve”. Shaban Arsllani, Kryetar i PS-USHT-së përpara studentëve dhe mysafirëve theksoi se të rinjtë sot përballen me sfida të shumta. Në radhë të parë është pasiguria e tyre ekonomike,....Më shumë

11.05.2010 Ministri i shëndetësisë Bujar Osmani në USHT, me rastin promovimit të disa librave shkencorë - profesional nga fusha e mjekësisë

Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Maqedonisë promovoi sot në Universitetin Shtetëror të Tetovës 15 tituj shkencorë nga fusha e mjekësisë, për nevojat e Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë. Titujt e lartpërmendur janë përkthyer dhe botuar në kuadër të programit të Qeverisë për përkthimin e 500 titujve të autorëve më eminentë nga universitetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës,....Më shumë

10.05.2010 Aishe Qorraj e mbrojti me sukses punimin e magjistraturës, me titull ,,Poetika e prozës së Fatos Kongolit”

Kandidatja Aishe Qorraj, më 06.05.2010, në Fakultetin Filologjik, Programi studimor Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në kuadër të USHT-së, para Komisionit profesional shkencor, në përbërje: Prof. dr. Ymer Çiraku nga Universiteti i Tiranës, Republika e Shqipërsisë-mentor, Doc.dr Ejup Ajdini-kryetar i komisionit dhe prof. dr. Salajdin Mehmeti-anëtar,...Më shumë

10.05.2010 Arkaizmat në të folmet shqipe në Maqedoni, një studim i rrallë  nga Mr. Zarije Nuredini

Mr. Zarije Nuredini, asistente në Fakultetin Filologjik të USHT-së, Programi studimor Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, më 5 maj 2010, në Fakultetin Filologjik ,,Bllazhe Koneski” në Shkup, para komisionit në përbërje: prof. dr Avzi Mustada – mentor, prof. dr Agim Poloska – kryetar komisioni, prof. dr Asllan Hamiti – anëtar, prof. dr. Katerina Veljanovska – anëtare dhe doc. dr Valbona Toska – anëtare,....Më shumë

08.05.2010 U realizua cikli i dytë i trajnimit të studentëve të FSHMN-së nga ana e PEP (PRIMARY EDUCATION PROJECT)

Përfundoi cikli i dytë i trajnimit të studentëve të vitit të katërt të drejtimit arsimor në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore, i organizuar në kuadër të Projektit për arsim fillor, ose PEP (Primary Education Project) nga ana e USAID-it në Maqedoni . Projekti realizohet nga USAID, në bashkëpunim me AED dhe Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë,....Më shumë

08.05.2010 Studentët e USHT-së në punë sezonale në SHBA

Pesë studentë të Universitetit Shtetëror të Tetovës, gjatë periudhës katër mujore të pushimeve verore do të qëndrojnë për punë sezonale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nëpërmjet programit “WORK & TRAVEL”. Ky program, i cili për herë të parë këtë vit realizohet edhe në USHT, vjen si rezultat i bashkëpunimit të shkëlqyeshëm të Qendrës për Shërbime Studentore dhe Karrierë dhe Agjencisë për Ndërmjetësime Studentore ,,Zip-Travel”, me seli kryesore në Lituani....Më shumë

07.05.2010 Në Universitetin Shtetëror të Tetovës u shënua 9 Maji, Dita e Evropës

Në përvjetorin e gjashtëdhjetë të Bashkimit Evropian, Instituti për Marrëdhënie Ndërkombëtare që funksionon në kuadër të Fakultetit Juridik të Universitetit Shtetëror të Tetovës, në amfiteatrin e Rektoratit  organizoi sot një manifestim me rastin 9 Majit, Ditës së Evropës. Prorektori për shkencë i USHT-së, doc. dr. Reshat Qahili, i cili e shpalli të hapur dhe mbajti fjalë rasti,....Më shumë

06.05.2010 Fakulteti Juridik i USHT-së organizoi  Kuiz Diturie me temë: “E drejta Kushtetuese”

Fakulteti Juridik i USHT-së, organizoi sot  Kuiz Diturie  me temë: “E drejta Kushtetuese”. Në këtë garë diturie  morën  pjesë studentët e Fakultetit Juridik të USHT-së në Tetovë dhe po të njëjtit fakultet të disperzuar në Shkup. Jusuf Zejneli ligjërues në fakultetin juridik me këtë rast theksoi  se krahas zhvillimit të ligjëratave, ushtrimeve,....Më shumë

05.05.2010 Studentët e Fakultetit Juridik organizuan seancë të improvizuar gjyqësore

Në kuadër të lëndës E drejta e procedurës civile, studentët e vitit të dytë të Fakultetit Juridik të USHT-së, në Amfiteatrin e Fakultetit Juridik, organizuan seancë të improvizuar gjyqësore, të cilën e ndoqën një numër mjaft i madh i studentëve të Fakultetit Juridik. Procedura gjyqësore ishte procedurë kontestimore, me objekt kontesti të shkurorëzimit të martesës. Procedura zhvillohet në Gjykatën themelore, me padi të iniciuar nga ana e bashkëshortes.....Më shumë

05.05.2010 Universiteti Shtetëror i Tetovës nënshkroi Marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin ,,Fan S. Noli” të Korçës

Universiteti Shtetëror i Tetovës, i përfaqësuar nga Rektori, Prof. dr. Agron Reka dhe Universiteti ,,Fan S. Noli” i Korçës, i përfaqësuar nga Rektori, Prof. as. dr. Gjergji Mero, më 04.05.2010, nënshkruan Marrëveshje bashkëpunimi. Nevoja e bashkëpunimit në suaza të hapësirës evropiane të arsimit sipëror dhe bashkëpunimi vëllazëror në kuadër të Rrjetit të Universiteteve Shqiptare kanë rezultuar me nënshkrimin e Marrëveshjes për bashkëpunim,....Më shumë

04.05.2010 “Studentet e USHT-së fitojnë çmimin e parë në Kongresin studentor në Manastir”

Në javën e fundit të muajit Prill, në qytetin e Manastirit, u organizua Kongresi i parë Parlamentit Studentorë.Në këtë Kongres, USHT-ja u prezantua nga Dekani i Fakultetit të Shkencave Mjekësore, Doc.dr. Nevzat Elezi, ass. Dr. Naser Durmishi, demonstratorja Naxhije Fetahu si dhe një grup prej 14 studentëve nga Fakulteti i Shkencave Mjekësore,....Më shumë

04.05.2010 Drejtuesit e Kolegjeve ,,Jahja Kemal” në Maqedoni e vizituan USHT-në

Në Universitetin Shtetëror të Tetovës, javën e kaluar për vizitë pune qëndroi një delegacion i Kolegjeve ,,Jahja Kemal”. Delegacioni i kryesuar nga drejtori i përgjithshëm i kolegjeve ,,Jahja Kemal” në Maqedoni, Jakup Arsllan, në Rektoratin e USHT-së realizoi takim të përbashkët pune me Rektorin e USHT-së, prof. dr. Agron Reka, prorektorin,....Më shumë

03.05.2010 Studentët e USHT-së në garën republikane të oratorisë

Me rastin e 9 Majit, Ditës së Evropës, si dhe 60-vjetorit të Deklaratës së Robert Shumanit, Qendra për Shërbime Studentore dhe Karrierë e USHT-së organizoi garë studentore në oratori. Në këtë garë, nëpërmjet audicionit u shpallën 3 oratorët më të mirë nga USHT, të cilët do ta prezantojnë Universitetin Shtetëror të Tetovës në garën republikane të oratorisë,.....Më shumë

03.05.2010 Studentet e Gjeografisë për vizitë profesionale në Agjencinë për Kadastër në Shkup

Në kuadër të mësimit praktik në lëndët Hartografi dhe GIS, nën udhëheqjen dhe organizimin e doc.dr. Bashkim Idrizi dhe në përkrahje të udhëheqësit të departamentit të gjeografisë prof.dr. Fauzi Skenderi, javën e kaluar studentët e vitit të dytë të programit studimor gjeografi qëndruan në vizitë njëditore në Departamentin e hartografisë në kuadër të Agjencisë për kadastër të pasurive të paluajtshme Shkup,....Më shumë

Arkivi>>>

 

 

GAZETA UNIVERSITARE

PARLAMENTI I STUDENTËVE

PROGRAMI ERASMUS

ISO 9001 - 2000