Lajme:

 

29.11.2011 USHT festoi 28 Nëntorin - Ditën e Flamurit

Me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, Universiteti Shtetëror i Tetovës në nderim të kësaj date historike, në Amfiteatrin e Rektoratit organizoi Akademi solemne. Në këtë manifestim ishin të pranishëm, Prorektori për arsim i USHT-së, Prof.dr. Ismail Ahmedi, Prorektori i për financa, Prof.dr. Serafim Tomovski, Sekretari i përgjithshëm, Jur.i dipl. Adem Beadini, dekanët, studentët e fakulteteve të Universitetit,....Më shumë

27.11.2011 Rektori i USHT-së Prof. dr. Agron Reka uron shqiptarët për 28 Nëntorin - Ditën e Flamurit

Në emër të Universitetit Shtetëror të Tetovës,  të gjithë shqiptarëve ua përcjell urimet e mia më të sinqerta me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së  Pavarësisë së Shqipërisë.  28 Nëntori, data më e rëndësishme e kombit tonë do të jetë përherë një datë e ndritshme, motiv frymëzimi për të gjitha sukseset e shqiptarëve kudo që ndodhen.......Më shumë

24.11.2011 Universiteti Shtetëror i Tetovës në aksionin “Dita e fidanit”

Me mbjelljen e fidanëve në oborrin e Rektoratit të Universitetit Shtetëror të Tetovës, drejtuesit e këtij institucioni iu bashkuan aksionit “Dita e fidanit” në Republikën e Maqedonisë. Sekretari i përgjithshëm i USHT-së,  Adem Beadini, i shoqëruar nga Senatori i USHT-së, Doc. dr. Vullnet Ameti dhe Kryetari i PS-USHT-së,  Shaban Arsllani, theksoi se, .....Më shumë

21.11.2011 USHT me akademi solemne e shënoi Ditën e Alfabetit

Me rastin e 103-vjetorit të mbajtjes së Kongresit të Manastirit, në të cilin u vendos për alfabetin e gjuhës shqipe, Fakulteti Filozofik i USHT-së organizoi Akademi solemne, për ta shënuar këtë datë të rëndësishme të historisë shqiptare. Në fillim të akademisë, përgjegjësi i Zyrës për informim, z. Selam Sulejmani,theksoi se 103 vjet më parë kur shqipja u bë me alfabetin e saj të njëjtë e të përbashkët....Më shumë

16.11.2011 Arta Bilalli - Zendeli mori gradën shkencore Doktor i shkencave juridike  

Asistentja e Fakultetit Juridik të Universitetit Shtetëror të Tetovës,Mr.Sc. Arta Bilalli- Zendeli, javën e kaluar në Fakultetin Juridik “Justinijani i Parë”në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, para Komisionit në përbërje: Akademik Vlado Kambovski- Kryetar, Prof. dr. Gordana Buzharovska- Lazhetiq- mentor, Prof. dr. Nikola Tupançeski- anëtar, ......Më shumë

10.11.2011 Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha: USHT, tempull i dritës dhe i lirisë

Në kuadër të vizitës së tij në Maqedoni, kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, qëndroi edhe në Universitetin Shtetëror të Tetovës, ku u prit nga një numër i konsiderueshëm i studentëve, profesorëve dhe stafit administrativ të universitetit. Berisha i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë më pas realizoi një takim me Rektorin e USHT-së, Prof. dr. Agron Reka, .....Më shumë

10.11.2011 Universiteti Shtetëror i Tetovës dhe Universiteti Kristal nënshkruan Marrëveshje bashkëpunimi

Një delegacion i Universitetit Shtetëror të Tetovës i përfaqësuar nga Rektori Prof. dr Agron Reka,  Prorektori për shkencë, Prof. Dr. Reshat Qahili, dhe Shefja e Zyrës për Marrëdhëniet me Jashtë,  Valdrina Fetai,  qëndruan për vizitë zyrtare  në Universitetin Kristal të Republikës së Shqipërisë. Rektori i USHT-së Prof. dr. Agron Reka në Universitetin  Kristal u prit nga Rektori ....Më shumë

09.11.2011 USHT në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “ Gjuha standarde dhe variantet dialektore”

Dekani i Fakultetit Filologjik, Prof. dr. Arbër Çeliku, mori pjesë në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare, të titulluar: Gjuha standarde dhe variantet dialektore, e cila u organizua nga Fakulteti i Filologjisë dhe Historisë, Departamenti i Gjuhësisë të Universitetit të Tiranës. Me kumtesat e tyre në këtë Konferencë shkencore morën pjesë gjuhëtarë dhe letrarë të shquar nga Shqipëria,......Më shumë

09.11.2011 Letërsia shqiptare edhe me nje doktor shkence

Ditë më pare, në Qendrën e Studimeve Albanologjike, Instituti i Gjuhës dhe Letërsisë (Departamenti i letërsisë), në Tiranë, mësimdhënësi i Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, Mr. Fatmir Sulejmani, e mbrojti me sukses të lartë disertacionin e doktoraturës. Ai, disertacionin e doktoraturës, me temë: “Saga ballkanike e Luan Starovës”,......Më shumë

04.11.2011 USHT në Konferencën e XI ndërkombëtare në Ohër

Javën e kaluar, në Ohër u mbajt Konferenca e XI ndërkombëtare - Sektori i shërbimeve në rrethanat e mjedisit të ndryshueshëm. Kjo konferencë u organizua nga Universiteti “Shën Klimenti i Ohrit” - Fakulteti i Turizmit në Ohër. Midis tjerash, në këtë konferencë u debatua për tema të larmishme që përkojnë me prurjet më të reja dhe të avancuara në sektorin e shërbimeve,....Më shumë

04.11.2011 Profesoresha Lume Plaku nga Italia, mbajti një ligjëratë në USHT

Lume Plaku nga Pizenca e Milanos së Italisë, bartëse e projektit: ”Nga ekonomia e  luftës, në ekonominë e paqes: rrugë, takime, udhëtime dhe shkëmbimet për një jetë ndryshe”, mbajti një ligjëratë në USHT, para studentëve të programit studimor të Gjeografisë. Profesoresha nga Italia, në kuadër të projektit të lartpërmendur,......Më shumë

 

 

Arkivi>>>

 

 

GAZETA UNIVERSITARE

PARLAMENTI I STUDENTËVE

PROGRAMI ERASMUS

ISO 9001 - 2000