28.06.2010 USHT i habitën edhe vetë inspektorët |

|
Shkup, 30 qershor – Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) ka ndryshuar kursin e politikave ndaj Universitetit Shtetëror të Tetovës (USHT). Paralajmërimet për parregullsi të shumta ligjore, që 10 ditë më parë ishin kumtuar nga vetë ministri i Arsimit dhe Shkencës, Nikolla Todorov dhe drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Arsimit Xhorxhi Arsov, janë kthyer në lëvdata për përmirësimet e shpjeta që thuhet se po bën USHT-ja kohëve të fundit. Madje,....Më shumë |
28.06.2010 Promovohet Projekti 45 +, për studime të grupmoshave, mbi 35 vjeçe për femra dhe mbi 45 vjeçe për meshkuj |

|
Rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës, prof. dr. Agron Reka, mori pjesë në promovimin e Projektit 45, nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, me të cilin inkurajohen qytetarët e moshave më të vjetra, për ta vazhduar arsimimin universitar. Me anë të këtij projekti, gratë mbi moshën 35 vjeçare dhe burrat mbi 45 vjeçarë, prej vitit akademik 2010/2011 do të mund të studiojnë me korrespodencë,....Më shumë |
21.06.2010 Asistentët e Informatikës MSc. Fisnik Dalipi dhe MSc. Florim Idrizi referojnë në konferencë shkencore për IT në Tiranë |

|
Në kryeqytetit e Republikës së Shqipërisë, Tiranë, më 17 dhe 18 qershor u organizua Konferenca shkencore “Roli i teknologjisë së informacionit dhe komunikimi në zhvillimin e shoqërisë shqiptare". Kjo njëherit është konferenca e parë e këtij lloji, e organizuar nga Departamenti i Matematikës, Statistikës dhe Informatikës së Zbatuar të Universitetit të Tiranës.,....Më shumë |
21.06.2010 Në Fakultetin e Arteve të USHT-së Hilmi Memeti mbrojti temën e magjistraturës. |

|
Në Fakultetin e Arteve në USHT, dega pikturë, të enjten më datë 17. 06. 2010, magjistroi kandidati Hilmi Memedi, me temën “PARADIGMA E DHEMBJES NJERËZORE NË PIKTURË”. Komisioni në përbërje, Prof. Miftar Memeti, Prof. Reshat Ameti, dhe doc. Ilirian Beqiri, e vlerësuan lart punën e bërë nga kandidati......Më shumë |
18.06.2010 Doktoroi edhe një kuadër i USHT-së |

|
Në Fakultetin Filologjik “Bllazhe Koneski”, të Universitetit ,,Shën Kirili dhe Metodi”, në Shkup, më 14. 06. 2010, Mr. Zejnepe Alili - Rexhepi, para Komisionit në përbërje: Akademik Luan Starova – kryetar, prof. dr. Mirlinda Krifca – Beqiri-mentor, prof. dr. Avzi Mustafa, prof. dr. Zeqirja Neziri dhe prof. dr. Agim Leka, anëtarë, e mbrojti disertacionin e doktoratës,....Më shumë |
17.06.2010 Studentët e USHT-së morën pjesë në Trienalen e pestë ndërkombëtare |

|
Studentët USHT-së, programit studimor Arti figurative morën pjesë në Trienalen e pestë ndërkombëtare të organizuar në Stamboll të Turqisë. Studentët Sadbi Aziri, Arbër Kolonja, Mirsada Zaimi dhe Musa Ziberi nga Fakulteti i Arteve të USHT-së në këtë aktivitet artistik i prezantuan punimet e tyre nga lëmi i pikturës dhe dizajnit grafik.
......Më shumë |
16.06.2010 Një delegacion i Këshillit Studentor të Universitetit Ndërkombëtar të Ballkanit e vizitoi USHT-në |

|
Një delegacion i Këshillit Studentor të Universitetit Ndërkombëtar të Ballkanit, nga Shkupi, vizitoi Universitetin Shtetëror të Tetovës. Me këtë rast u realizua një takim pune me drejtuesit e Parlamentit Studentor të USHT-së. “Qëllimi i ardhjes sonë në Universitetin Tuaj është që, ne si studentë nga Turqia që studiojmë në Universitetin Ndërkombëtar të Ballkanit në Shkup të krijojmë lidhje akademike dhe shkencore,....Më shumë |
15.06.2010 Gjuhësisë shqiptare iu shtua edhe një doktor shkence |

|
Javën e kaluar, më 10 qershor 2010, në Fakultetin Filologjik ,,Blazhe Koneski”-Shkup, mr. Berton Sulejmani e mbrojti me sukses temën e disertacionit të doktoratës nga fusha e sintaksës, me titull: ,,Kongruenca e gjymtyrëve kryesore të fjalisë në gjuhën shqipe dhe në gjuhën maqedonase – analizë krahasimtare”. Njëherazi temat nga fusha e sintaksës në Republikën e Maqedonisë janë shumë të rralla,....Më shumë |
14.06.2010 Historiani dhe albanologu Oliver Shmit, në USHT ligjëroi për historiografinë shqiptare në Republikën e Maqedonisë |

|
Fakulteti Filologjik dhe Filozofik të USHT-së, më 11.06.2010, organizuan ligjëratë dhe bashkëbisedim me historianin dhe albanologun zviceran, prof. dr. Oliver Shmit (Oliver Schmitt), profesor në Universitetin e Vjenës, Austri, i cili shoqërohej nga disa profesorë të Universitetit të Vjenës, si dhe një grup studentësh nga i njëjti universitet.......Më shumë |
11.06.2010 Absolventët e USHT-së e kremtuan përfundimin e studimeve |

|
Përfundimin e studimeve, studentët e vitit të fundit të Universitetit Shtetëror të Tetovës e shënuan me organizimin e mbrëmjes së Absolventiadës. Kjo mbrëmje u organizua në Hotel “Desaret” në Ohër. Absolventët, në mbrëmjen më të hareshme të tyre, me praninë e tij i nderoi edhe Rektori i USHT-së, prof. dr. Agron Reka, i cili duke ju drejtuar atyre, në mes tjerash theksoi,....Më shumë |
07.06.2010 Studentët e Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë me sukses u prezantuan në Kongresin ndërkombëtar të Tiranës |

|
Studentët e Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë, të USHT-së, me mjaft sukses u prezantuan në “Kongresin e II-të Ndërkombëtare të Studentëve të Shkencave Mjekësore – Tirana 2010“ që u mbajt në kryeqendrën shqiptare, Tiranë, nga 31.05 deri më 03.06.2010. Në këtë Kongres morën pjesë studentë nga Kosova, Shqipëria, SHBA, Austria, Spanja, Greqia dhe vende të tjera,....Më shumë |
07.06.2010 Trajnimi i mësimdhënësve të Gjuhës së sotme gjermane në Fakultetin Filologjik nga ana e Institutit Gjuhësor nga Austria ÖSD |

|
Javën e kaluar në USHT në Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane të Fakultetit Filologjik me iniciativën e dekanit të Fakultetit Filologjik Doc.dr. Izer Maksuti dhe lektores nga Austria Ursula Reitner u mbajt trajnimi i mësimdhënësve të Gjuhës së sotme gjermane nga ana e Institutit Gjuhësor ÖSD (Österreichisches Sprachdiplom Deutsch) të Austrisë......Më shumë |
|