Lajme:

 

29.10.2009 Zip Travel dhe QeSHK, mundësojnë përsosjen profesionale të studentëve në kompanitë amerikane

Qendra për shërbime studentore dhe karrierë e USHT-së dhe Agjencia turistike ZIP travel, me seli në Lituani, prezantuan mundësitë që i kanë në disponim studentët e USHT-së, për përfitimin e përvojës profesionale në kompanitë më prestigjioze amerikane...Më shumë

27.10.2009 Qendra për Shërbime dhe Karrierë promovoi programin “Particpimi dhe Informimi i të rinjve në jetën politike”

Qendra për Shërbime dhe Karrierë e USHT-së në bashkëpunim me koalicionin e organizatave rinore “SEGA”, para studentëve të Fakultetit Juridik, promovuan sot programin “PARTICIPIMI DHE INFORMIMI I TE RINJVE NË JETËN POLITIKE”...Më shumë

26.10.2009 Konferenca e organizuar nga Lidhja e Mësueseve Shqiptar për Gjuhën Gjermane në Universitetin e Tiranës

Me ftesë të Universitetit të Tiranës, mësimdhënës të katedrës së gjuhës gjermane të USHT-së morën pjesë në punimet e konferencës „Mësuesit e gjuhës gjermane“ (Deutschlehrerkonferenz) që zhvilloi punimet prej 24-25 Tetor 2009 në Tiranë...Më shumë

21.10.2009 Konkurs: Programi ERASMUS përkrah financiarisht studentët që udhëtojnë në universitetet e huaja

Programi ERASMUS në vitin akademik 2009/2010 përkrah financiarisht studentët që shkojnë në universitete të jashtme në semestrin veror. ...Më shumë
 

21.10.2009 USHT me aparaturë për analizën e sipërfaqeve dhe për analizë të plotë reflektuese fluoreshente

Universiteti Shtetëror i Tetovës, është universiteti i parë në vend i cili tani më posedon instrumente për analizën e sipërfaqeve dhe për analizë të plotë reflektuese fluoreshente. Këto instrumente janë dhuratë nga Instituti Lajbnic për Modifikimin e Sipërfaqeve nga Lajpcigu i Gjermanisë...Më shumë

20.10.2009 Programi DAAD nga Gjermania, ofron bursa për studentët e USHT-së

Në Universitetin Shtetëror të Tetovës në organizim të Zyrës për Marrëdhënie Ndërkombëtare sot para studentëve dhe stafit akademik është bërë promovimi i programit DAAD...Më shumë

19.10.2009 Hamdi Shahini nga USHT-ja, fiton bursë nga Bundestagu i Gjermanisë

Në mesin e 120 bursistëve nga 30 shtete të botës edhe Hamdi Shahini nga qyteti i Gostivarit më 15 tetor ka fituar bursë nga parlamenti i Gjermanisë. Përpara komisionit gjashtë anëtarësh Hamdi Shahini është zgjedhur në grupin e kandidatëve që fitojnë bursë nga Bundestagu gjerman...Më shumë

19.10.2009 Organizimi i fazës së dytë të trajnimit një ditor me studentët e vitit të dytë të Fakultetit Juridik

Në ambientet e Fakultetit Juridik, të Universitetit Shtetëror të Tetovës, Qendra për Shërbime Studentore dhe Karrierë në bashkëpunim me Programim Nacional për Punë Praktike dhe Punësim, gjatë ditës së sotme organizuan fazën e dytë të trajnimit një ditor me studentët e vitit të dytë të Fakultetit Juridik...Më shumë

16.10.2009 Dy studentë të USHT-së në kuadër të Programit Erasmus një semestër do të studiojnë në Spanjë

USHT, si pjesë e Programit Erasmus, është universiteti i parë në Maqedoni, që filloi edhe me implementimin praktik të këtij programi. Në këtë kuadër gjatë ditës së sotme, në Amfiteatrin e Rektoratit të USHT-së, u organizua solemniteti i prezantimit të dy studentëve të parë të USHT-së...Më shumë

16.10.2009 Në Amfiteatrin e Rektoratit të USHT-së sot është bërë prezantimi i Laureatit të çmimit “Naim Frashëri”, Lionel RAY

Përpara profesorëve, studentëve dhe  auditorit, në amfiteatrin e rektoratit të USHT-së Festivali Ndërkombëtar i Poezisë “ DITËT E NAIMIT” ka promovuar Laureatin e çmimit “ Naim Frashëri”...Më shumë

14.10.2009 Ligji për lustrim ka bazë kushtuese

Ekspertët juridik, në Tribunën shkencore të organizuar nga ana e Fakultetit Juridik të USHT-së, konstatuan se Ligji për lustrim, ka bazë kushtetuese dhe i njëjti duhet të implementohet sa më parë ...Më shumë

07.10.2009 Revista Studenti edhe më tej është organ i zërit studentor

Këshilli redaktues i revistës studentore “Studenti”, demantoi ish kryeredaktorin e kësaj reviste, se asaj i bëhen obstruksione nga ana e rektoratit të USHT-së. Miftar Emini nga Këshilli i ri redaktues i kësaj reviste, paralajmëroi botimin e shpejtë të numrit të ri të “Studenti”-it ...Më shumë

05.10.2009 Fakultetit Juridik i'u shtua edhe një kuadër shkencor

Në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, asistenti në Fakultetin Juridik të USHT-së, Bujar Ahmedi, mbrojti temën e masterit “Funksionimi i shtetit juridik-kusht për integrimin e Maqedonisë në Unionin Evropian” ...Më shumë

03.10.2009 Delegacioni i USHT-së qëndroi për vizitë në Romë

Një delegacion i Universitetit Shtetëror të Tetovës në përbërje nga prof Bexhet Toçi, prof. Isa Asllani dhe Parlamenti Studentor i USHT-së i kryesuar nga Shaban Arsllani dhe Besim Ismaili prej 27 shtator deri më 2 tetor kanë qëndruar në Romë ku morën pjesë në Takimin koordinues të Projektit ...Më shumë

02.10.2009 Mbledhje komemorative me rastin e ndarjes nga jeta të prof. dr. Musli Halimi

Me rastin e ndarjes nga jeta të prof dr. Musli Halimi, Universiteti Shtetëror i Tetovës organizoi sot mbledhje komemorative kushtuar jetës dhe veprës së tij. Para miqve, familjarëve, intelektualëve dhe studentëve, rektori i USHT-së doc.dr. Agron Reka theksoi ...Më shumë

01.10.2009 Parlamenti studentor i USHT-së vlerëson të suksesshme protestën e studentëve

Ne PS-USHT i falemenderojmë  të gjithë studentët dhe të gjithë qytetarët shqiptarë  që  n’a dhanë  mbështetje të fuqishme në protestën  e organizuar  dje nga Shoqata për Mbrojtjen dhe Kultivimin e Identitetit Kombëtar Iliricum Libertas ...Më shumë

 

Arkivi>>>

 

 

GAZETA UNIVERSITARE

PARLAMENTI I STUDENTËVE

PROGRAMI ERASMUS

ISO 9001 - 2000