Bursa:

Oraret:

> ORARI I LIGJERATEVE

> ORARI I PROVIMEVE

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Nëntor 2007

30. 11. 2007Shkrimtari francez Andre-Iv Portnof në USHT

Hulumtuesi dhe shkrimtari francez Andre-Iv Portnof, përfaqësues të Ambasadës franceze dhe të Qendrës Kulturore franceze dhe Aleancës Franceze qëndruan në Universitetin Shtetëror të Tetovës. Ata u pritën nga Rektori i USHT-së, prof. dr. Sadi Bexheti dhe shefi i zyrës për marrëdhënie me jashtë, Doc. Senad Abduli...  

29. 11. 2007Debati universitar: Rektori me studentët

Debati i dytë për këtë vit, në ciklin e dytë të debateve organizuar nga Universiteti Shtetëror i Tetovës dhe Radio Televizioni i Maqedonisë-programi në gjuhën shqipe, u rezervua për temën: “Universiteti Shtetëror i Tetovës, të arriturat, sfidat, planet, strategjia” mes Rektorit të USHT-së, prof. dr. Sadi Bexheti në panel dhe studentëve... 

27. 11. 2007Akademi solemne me rastin e 95 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar

Universiteti Shtetëror i Tetovës organizoi Akademi Solemne me rastin e 95 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar në Qendrën për Kulturë-Tetovë. Akademia solemne u mbështet edhe nga Ministria e arsimit dhe shkencës dhe Ministria e Kulturës, bashkë me gjithë aktivitetet tjera të përbashkëta gjatë muajit nëntor me rastin e festave shqiptare...  

26. 11. 2007Konferencë shkencore me rastin e 95 vjetorit të Pavarësisë së shtetit shqiptar

Në vazhdën e manifestimeve të “Javës kulturore”, me rastin e 95 vjetorit të Pavarësisë së shtetit shqiptar, në Universitetin Shtetëror të Tetovës është organizuar Konferencë shkencore. Konferencën e ka hapur Rektori i USHT-së prof. dr. Sadi Bexheti, ndërsa fjalë përshëndetëse ka mbajtur edhe Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Sulejman Rushiti...  

22. 11. 2007Inaugurimi i Institutit “Pjetër Bogdani”, Akademi shkencore me rastin e Ditës së Alfabetit Shqip nga USHT

Si pjesë e aktiviteteve gjatë “Javës së kulturës” organizuar bashkërisht mes Ministrisë së arsimit dhe shkencës, Ministrisë së Kulturës dhe Universitetit Shtetëror të Tetovës, në Teatrin e kombësive-Shkup u organizua Akademi Shkencore për Ditën e alfabetit shqip...

22. 11. 2007USHT lidh marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”

Universiteti Shtetëror i Tetovës nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Rektori i Universitetit të Shkodrës, prof. dr. Mahir Hoti u shpreh se kjo marrëveshje shkon mirë me interesat akademike e shkencore të të dy Universiteteve tona...

21. 11. 2007Manifestim kulturor në USHT me rastin e Ditës së Alfabetit shqip

Të mërkurën, për nder të 22 nëntorit, Ditës së Alfabetit, në Universitetin Shtetëror të Tetovës u organizua një manifestim kulturor nga Fakulteti Filologjik së bashku me Fakultetin e Arteve respektivisht, programet studimore të artit dramatik dhe artit muzikor....  

20. 11. 2007DEBATI UNIVERSITAR me temë Themelimi i Institutit për trashëgimi kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve të Maqedonisë.

Të martën filloi cikli i ri debateve universitare organizuar nga Universiteti Shtetëror i Tetovës në bashkëpunim me Radiotelevizionin e Maqedonisë, programi në gjuhën shqipe. Debati Universitar i parë për këtë cikël, u sigurua për një temë aktuale dhe shumë të rëndësishme: Themelimi i Institutit të trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore “Pjetër Bogdani”...

20. 11. 2007Delegacion i Universitetit te Barit ne USHT

Një delegacion i Universitetit të Barit nga Italia, ka qëndruar në USHT. Delegacionin italian e ka udhëhequr prof. dr. Franco Botta, ndërsa është pritur nga Rektori prof. dr. Sadi Bexheti, kryetari i senatit prof. dr. Lutfi Istrefi dhe sekretari Ali Salihi. Në takim është biseduar për bashkëpunimin ndërmjet dy universiteteve,... 

20. 11. 2007Ambasadori bullgar në USHT

Tetovë, 20 nëntor- Ambasadori bullgar, Miho Mihov ka qëndruar për vizitë në Universitetin Shtetëror të Tetovës (USHT). Ai është pritur nga Rektori prof. dr. Sadi Bexheti, ndërsa temë e takimit ka qenë mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet universiteteve bullgare dhe USHT-së... 

19. 11. 2007Përfaqësues të Bankës Islamike për Zhvillim në USHT

Të hënën (19 nëntor 2007) në Universitetin Shtetëror të Tetovës qëndruan përfaqësues të lartë të Bankës Islamike për zhvillim, nën kryesimin e Përgjegjësit për Evropën Lindore, dr. Ali M.H. Alzawawi. Ata u pritën nga Rektori i USHT-së, prof. dr. Sadi Bexheti, Prorektori për shkencë, doc. dr. Agim Shabani...

19. 11. 2007JAVA E KULTURES ORGANIZUAR NGA USHT, MASH, Ministria e Kulturës

Të hënën (19 nëntor 2007), në Rektoratin e USHT-së u mbajt press-konferencë për gazetarë me rastin e prezantimit të programit “Java e kulturës”. nga Kryetari i Këshillit organizues i këtyre aktiviteteve Dr. Fejzulla Shabani dhe Dr. Vebi Xhemaili Kryetari i Këshillit organizues

16. 11. 2007Qeveria e Italisë mbështet USHT-në për ndërtimin e laboratorit të bioteknologjisë

Në një ceremoni solemne, në amfiteatrin e Rektoratit të USHT-së, u bë pranim dorëzimi i donacionit të Qeverisë italiane, përfaqësuar nga ambasadori i Italisë në RM, ekselenca e tij z. Donatino Marcon, për Universitetin Shtetëror të Tetovës, dedikuar ndërtimit të laboratorit dhe pajisjes me mjete laboratorike për nevojat e Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe ushqimit...  

15. 11. 2007Ambasadori hungarez, Ferenc Kekeshi viziton USHT-në

Tetovë, 15 nëntor - Ambasadori i Hungarisë, Ferenc Kekeshi, ka vizituar Universitetin Shtetëror të Tetovës (USHT). Ai është pritur nga Rektori Sadi Bexheti, ndërsa temë e bisedimeve ka qenë mundësia e bashkëpunimit ndërmjet universiteteve hungareze dhe USHT-së...  

15. 11. 2007USHT nënshkruan marrëveshje me UANGJ nga Bullgaria

Tetovë, 15 nëntor - Universiteti Shtetëror i Tetovës (USHT), ka nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim me Universitetin për Arkitekturë, Ndërtimtari dhe Gjeodezi (UANGJ), nga Sofja e Bullgarisë. Marrëveshja është nënshkruar nga dy Rektorët, prof. dr. Sadi Bexheti dhe prof. dr. Penio Penev, në Tetovë...  

14.11.2007 Lajmërim

Lajmërohen të gjithë studentët e Universitetit Shtetëror të Tetovës, me theks të vecantë studentët e Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe ushqimit, se me datë 16 nëntor 2007 (e premte) do të bëhet pranimi solemn i donacionit të Qeverisë së Italisë për Universitetin Shtetëror të Tetovës, për ndërtimin e laboratorit të bioteknologjisë... 

09. 11. 2007DELEGACIONET E MINISTRISË SË SHËNDETËSISË SË TURQISË E MAQEDONISË NË USHT

Të premten (9 nëntor 2007) në Universitetin Shtetëror të Tetovës qëndruan delegacionet e ministrisë së shëndetësisë së Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Turqisë në krye me ministrat përkatës, z. Imer Selmani dhe z. Rexhep Akdag. Bashkë me delegacionin ishte dhe ambasadori i Republikës së Turqisë në Maqedoni, z. Taner Karakash... 

05. 11. 2007Delegacion i Universitetit AAB nga Prishtina qëndron në USHT

Një delegacion i Universitetit AAB (Arena e Arsimit Bashkëkohor), nga Prishtina ka qëndruar në Universitetin Shtetëror të Tetovës (USHT). Delegacioni nga Prishtina, nën udhëheqjen e zëvendës rektorit prof. d-r Masar Stavileci, delegacioni i AAB-së është pritur nga prorektori për arsim në USHT, prof.dr. Agim Shabani dhe dekani i Fakultetit juridik prof.dr. Musli Halimi.

02.11.2007 KONKURS PËR LOGON E USHT - së

Për zgjedhje të propozimit ideor dhe grafik për logo dhe identitet vizual të Universitetit Shtetëror te Tetovës.
Konkursin mund ta merni si Word ose pdf.

 

 

Kërko në google :

WEB MAIL Sign in apo Regjistrohu