29.04.2010 Punimi shkencor i doc. dr. Bashkim Ziberit botohet në revistën prestigjioze për nanoteknologji |

|
Artikulli shkencor ,,Is keV ion-induced pattern formation on Si(001) caused by metal impurities?”, ku bashkautor është Dr. Bashkim Ziberi, shfaqet në faqen kryesore të revistës shkencore me renome botërore në fushën e nanoteknologjisë.
Shkencëtari, Dr. Bashkim Ziberi, i angazhuar si ligjërues në UShT dhe si Këshilltar i Rektorit për marrëdhënie me jashtë,....Më shumë |
| 29.04.2010 Studentët e Programit studimor të Gjeografisë e përfunduan ekspeditën shkencore në Shqipëri |

|
Studentët e vitit të III të Programit studimor të Gjeografisë, të Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore në kuadër të USHT-së, javën e fundit të muajit prill realizuan ekspeditë shkencore në Republikën e Shqipërisë. Prof. dr. Rahim Imeri dhe prof. dr. Fauzi Skenderi konfirmojnë se në kuadër të vizitës profesionale, studentët tanë ndoqën një ligjëratë nga prof. dr. Sabri Laci dhe prof dr. Selman Sheme,.....Më shumë |
28.04.2010 Në Universitetin Shtetëror të Tetovës filluan ,,DITËT E HAPURA” |

|
Me moton ,,Ardhmëria krijohet me një zgjidhje, vendos sot për të ardhmen tënde!”, sot më 28.04.2010, në hapësirat para Rektoratit filluan “Ditët e hapura të USHT”. Me rastin e hapjes së këtij manifestimi, Rektori i USHT-së, prof. dr. Agron Reka, theksoi se Universiteti Shtetëror i Tetovës organizon një aktivitet të rëndësishëm, për prezantimin e ofertës akademike dhe shkencore,....Më shumë |
27.04.2010 USHT promovon ofertën e saj akademike-shkencore |

|
Universiteti Shtetëror i Tetovës ofertën akademike dhe shkencore për studentët e ardhshëm, për vitin akademik 2010/2011, kësaj radhe do ta prezantojë me moton: “Ardhmëria krijohet me një zgjidhje, vendos sot për të ardhmen tënde”, deklaroi në Konferencën e sotme për shtyp, zëdhënësja e USHT-së, Valdrina Fetai. Ajo me këtë rast bëri të ditur se më 28 dhe 29 prill,....Më shumë |
| 23.04.2010 Prof. dr. Olgun Guven, nga Universiteti Hacettepe i Ankarasë, ligjëroi në USHT për rëndësinë e nanopolimereve |

|
Në Universitetin Shtetëror të Tetovës, gjatë ditës së enjte, më 22.04.2010, qëndroi prof. dr. Olgun Guven, nga Universiteti Hacettepe, Ankara, Republika e Turqisë. Profesori Guven, fillimisht u prit në një takim nga prorektori për shkencë i USHT-së, doc. dr. Reshat Qahili. Gjatë këtij takimi u biseduar për intensifikimin e bashkëpunimit në mes Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe Universitetit Hacettepe,.....Më shumë |
23.04.2010 USHT dhe Universiteti i Rjekës nga Republika e Kroacisë, nënshkruan Marrëveshje bashkëpunimi |

|
Rektori i Universiteti Shtetëror të Tetovës prof.dr.Agron Reka dhe Rektori Universitetit të Rjekës prof .dr Pero Luçi së fundi nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim shkencor dhe kulturor në mes dy Universiteteve. Marrëveshja parashikon shkëmbimin e shkencëtarëve për ligjërata, konferenca dhe takime të përbashkëta shkencore,....Më shumë |
21.04.2010 Studentët e Fakultetit Juridik morën pjesë në seancën plenare të Parlamentit të Republikës së Maqedonisë |

|
Në seancën e djeshme të Parlamentit të Republikës së Maqedonisë, më 19.04.2010, në të cilën në rend dite ishte interpelanca për Ministrin e drejtësisë, z. Mihajlo Manevski, të pranishëm në sallën e Kuvendit ishin edhe studentët e vitit të dytë të Fakultetit Juridik të USHT-së. Kjo vizitë e studentëve të USHT-së, njëherësh ishte edhe e para e këtij lloji,
....Më shumë |
| 21.04.2010 Shtëpia botuese gjermane CORNELSEN e promovoi veprimtarinë e saj në USHT |

|
Martina Bartucz nga Berlini, përfaqësuese e shtëpisë botuese gjermane Cornelsen, ditën e hënë, në USHT, në organizim të lektores Ursula Reitner nga Austria dhe me mbështetje të dekanit të Fakultetit Filologjik, doc. dr Izer Maksuti, në hapësirat e Programit studimor të Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane prezantoi librat për mësimdhënien dhe mësimnxënien e gjuhës gjermane si gjuhë të huaj....Më shumë |
17.04.2010 Simpoziumi i ardhshëm i teknologjisë ushqimore do të organizohet në Universitetin Shtetëror të Tetovës
|

|
Universiteti Shtetëror i Tetovës, në partneritet me Universitetin Namik Kemal dhe Universitetin e Trakisë, në Tekirdag të Republikës së Turqisë, organizuan simpoziumin me temë: ,,FOODS FROM ADRIATIC TO CAUCASUS” (Ushqimet e Adriatikut në Kaukaz), më 15–17.04.2010. USHT-në, në këtë simpozium e prezantuan: prof. dr. Hamit Mehmeti, prof. dr. Hazir Pollozhani...Më shumë |
16.04.2010 ,,Ditët e Edrenesë në Maqedoni” u prezantuan edhe në Universitetin Shtetëror të Tetovës |

|
Universitetin Shtetëror të Tetovës e vizitoi sot një delegacion nga Turqia, i kryesuar nga Mustafa BÜYÜK, Valiu i Edrenesë. Delegacioni nga Edreneja e Turqisë, në Rektoratin e USHT-së u prit nga Rektori, prof. dr. Agron Reka, prorektori për shkencë, doc. dr. Reshat Qahili, dekani i Fakultetit Filozofik, doc. dr. Fehari Ramadani dhe doc. dr Bashkim Ziberi,....Më shumë |
16.04.2010 Studentët e USHT-së morën pjesë në Konferencën ndërkombëtare të Erasmus Students Network |

|
Delegacioni i Parlamentit studentor të USHT, në përbërje të Shaban Arsllanit, kryetar i këtij Parlamenti dhe Burim Latifi, nënkryetar i këtij Parlamenti, morën pjesë në Konferencën e përgjithshme të Sektorëve të ESN (Erasmus Students Network), që i zhvilloi punimet më 8 deri 12 prill 2010, në Stamboll të Turqisë,....Më shumë |
| 15.04.2010 USHT e nderoi Presidentin Bamir Topi me titullin ,,Doctor Honoris Causa” |

|
Universiteti Shtetëror i Tetovës, sot shënoi një ngjarje, e cila do ta nderonte çdo universitet. Pas Vendimit të Senatit të Universitetit, të datës 12.04.2010, sot në mënyrë solemne dhe mjaft madhështore Presidentit të Republikës së Shqipërisë, prof. dr. Bamir Topi, iu nda titulli “Doctor Honoris Causa”.Manifestimi i sotëm, në të cilin merrnin pjesë përfaqësues të jetës politike, ambasadorë,...Më shumë |
| 14.04.2010 Në Panairin për Arsim dhe Karrierë, sot USHT i promovoi planet dhe programet mësimore |

|
Të mërkurën, më 14.04.2010, në Shkup, në mënyrë solemne u hap Panairi për Arsim dhe Karrierë, i cili organizohet nga Panairi i Shkupit dhe Qendrës Informative Arsimore. Duke qenë një nga pjesëmarrësit që ka zgjuar interesimin më të madh të vizitorëve, USHT në Panairin e Karrierës ka prezantuar programet e veta për studime të rregullta, me korrespodencë, studimet master,....Më shumë |
12.04.2010 Universiteti Shtetëror i Tetovës merr pjesë në Panairin për Arsim dhe Karrierë |

|
Universiteti Shtetëror i Tetovës do të merr pjesë në Panairin e Arsimit dhe Karrierës që do të mbahet më 14, 15 dhe 16 prill në sallën e dytë të Panairit të Shkupit. Në tendat e USHT-së, gjatë ditëve të panairit, studentët e ardhshëm do të informohen me ofertën mësimore dhe shkencore për të gjitha planet dhe programet mësimore, si dhe pagesat e studimeve që ofron ky universitet. Po ashtu,....Më shumë |
| 12.04.2010 U promovua vepra e kulturologut anglez Piter Stokton, me titull ,,Përtej Jerusalemit” |

|
Të premten, më 9.04.2010, në Universitetin Shtetëror të Tetovës, në kuadër të Fakultetit Filologjik, përkatësisht të Programit studimor të Orientalistikës, u promovua vepra e kulturologut anglez, profesor Piter Stokton. Ai, Para studentëve të orientalistikës e promovoi librin e tij me titull: ,,Përtej Jerusalemit”, i përkthyer edhe në gjuhën shqipe....Më shumë |
| 12.04.2010 Revista ,,SUT SCIENTIFIC OBSERVER” e USHT-së dekorohet nga asociacioni ,,College Reading Association” i SHBA-së |

|
Judy S. Richardson, profesoreshë emeritus nga SHBA, të premten, më 09.04.2010, qëndroi për vizitë pune në USHT. Në fillim, prof Judy S. Richardson u prit nga Shefi i Programit studimor të Gjuhës dhe Letërsisë Angleze, mr. sc Arburim Iseni, i cili mysafires i uroi mirëseardhje në USHT duke e çmuar lartë kontributin që ajo ka dhënë për Katedrën e gjuhës angleze,...Më shumë |
12.04.2010 Asistentët dhe asistentët e rinj i prezantuan të arriturat e tyre para kolegëve |

|
Me vendim të Kolegjiumit të Rektoratit të USHT-së, gjatë javës së kaluar, në të gjitha fakultetet e USHT-së janë mbajtur punëtori, në të cilat asistentët dhe asistentët e rinj të fakulteteve përkatëse i prezantuan të arriturat e tyre shkencore, punimet e magjistraturave, të doktoratave, etj....Më shumë |
| 10.04.2010 Një delegacion nga Ministria për Arsim dhe Teknologji e Republikës së Kosovës qëndroi për vizitë pune në USHT |

|
Një delegacion i Ministrisë për Arsim dhe Teknologji, nga Republika e Kosovës, i kryesuar nga zotëri Dëfrim Gashi, drejtori i Departamentit të inspektimit, të enjten, më 08.04.2010, e vizitoi Universitetin Shtetëror të Tetovës. Delegacioni nga Kosova, në USHT u prit nga prorektori për arsim, prof. dr. Ismail Ahmedi, prorektori për shkencë, doc. dr. Reshat Qahili dhe doc. dr. Bashkim Zyberi,.....Më shumë |
| 09.04.2010 Në USHT realizohen me sukses planet dhe programet mësimore |

|
Universiteti Shtetëror i Tetovës e hedh poshtë, si të pavërtetë, deklaratën e dhënë nga disa studentë të vitit të IV, të Programit studimor të Gjeografisë, të dhënë më 8 prill në Televizionin Alsat-M.Këta studentë, të cilët prezantohen si përfaqësues të të gjithë studentëve të Programit studimor të Gjeografisë kanë dhënë deklarata të pavërteta,...Më shumë |
| 08.04.2010 Rektori i USHT-së, prof. dr. Agron Reka, e përmbylli me sukses vizitën në Finlandë |

|
Rektori i USHT-së, prof. dr. Agron Reka, i shoqëruar nga doc. dr. Bashkim Ziberi, këshilltar i Rektorit për marrëdhënie me jashtë dhe Shefik Shehu përgjegjës i Zyrës për marrëdhënie ndërkombëtare, në fund të muajit të kaluar, qëndruan për vizitë zyrtare në Finlandë. Delegacioni i USHT-së,
....Më shumë |
| 07.04.2010 Në USHT u organizua debat me temë: ,,Sistemi zgjedhor në Maqedoni, listat e hapura dhe njësitë zgjedhore” |

|
Klubi studentor “Juristët e rinj”, i cili funksionon në kuadër të Fakultetit Juridik të USHT-së, organizoi debat të hapur, me temë: ,,Sistemi zgjedhor në Maqedoni, listat e hapura dhe njësitë zgjedhore”. Në këtë debat morën pjesë studentët e Fakultetit Juridik, të cilët u fokusuan në idenë që është bërë temë diskutimi në qarqe të ndryshme shkencore dhe intelektuale,
.....Më shumë |
| 07.04.2010 Studentët e gjeografisë e vizituan Shpellën e Gadimes |

|
Studentët e Programit studimor të Gjeografisë, të Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore, në kuadër të mësimit praktik në lëndën e Gjeomorfologjisë, si dhe në kuadër të planit dhe programit mësimor të Programit studimorë të Gjeografisë, në kudër të USHT-së, realizuan vizitë njëditëshe në Shpellën e Gadimes, e cila gjendet në fshatin Gadime, në afërsi të Lipjanit,...Më shumë |
| 06.04.2010 USHT organizoi sot debatin me temë: ,,Koncepti i ri strategjik i NATO-s” |

|
Në USHT, sot u organizua debati me temë: “Koncepti i ri strategjik i NATO-s”, në të cilin morën pjesë Ministri i mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë, z. Arian Starova, ish zëvendësministri i mbrojtjes i Republikës së Maqedonisë dhe deputet aktual në Kuvendin e RM-së, prof. dr. Nazmi Maliqi, njëherësh edhe profesori i shkencave politike, si dhe prof. dr. Bejtush Gashi, profesor i gjeopolitikës....Më shumë |
| 06.04.2010 USHT, shënoi 100 – vjetorin e Kongresit të dytë të Manastirit |

|
Me një Manifestim rasti, Fakulteti Filozofik – Katedra e Historisë së Universitetit Shtetëror të Tetovës, 02 Prill, shënoi 100 vjetorin e mbajtjes së Kongresit të dytë të Manastirit. Manifestimi u zhvillua në Amfiteatrin e Rektoratit të USHT-së, në praninë e një numri të konsiderueshëm të profesorëve dhe të studentëve të universitetit. .....Më shumë |
| 02.04.2010 Universitetit Shtetëror të Tetovës iu nda mirënjohje me rastin e 100-vjetorit të Kongresit të II të Manastirit |

|
Në Manastir, më 2 prill 2010, u shënua 100-vjetori i Kongresit të II të Manastirit. Me këtë rast, në Muzeun e Kongresit të Alfabetit, ky përvjetor u shënua në mënyrë institucionale, si ngjarje që ka lënë gjurmë në historinë e popullit shqiptar të këtyre trevave, por edhe në jetën politike të shqiptarëve në përgjithësi, theksoi Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë,......Më shumë |
| 01.04.2010 Profesorët e USHT-së debatuan për ekonominë e Maqedonisë |

|
“Ekonomia në Republikën e Maqedonisë” ishte tema e tribunës shkencore, e organizuar në Amfiteatrin e Rektoratit të USHT-së, nga ana e Klubit të studentëve “Ekonomisti’, i cili funksionon në kuadër të Fakultetit Ekonomik. Në këtë tribunë me ligjëratat e tyre morën pjesë, dekani i Fakultetit Ekonomik, doc. dr. Petrit Pollozhani, si dhe profesorët, doc. dr. Hamit Aliu dhe doc. dr. Saedin Xhaferi......Më shumë |
|