Lajme:

 

23.02.2009 Studentët e Kulturës Fizike në garat e 4-ta universitare në skijim alpin 2009

Më 20, 21 dhe 22 shkurt 2009, në qendrën turistike Kodra e Diellit u mbajtën garat e katërta universitare në skijim alpik, organizuar nga Universiteti i Evropës Juglindore. Pjesëmarrës në këto gara  ishin studentë nga Universiteti Shtetëror i Tetovës, Universiteti i Evropës Juglindore, Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi”- Shkup, Universiteti “Kliment i Ohrit”-Manastir...Më shumë

20.02.2009 Bashkim Idrizi prezantoi në Konferencën Ndërkombëtare mbi Hartografi në Evropën Qendrore dhe Lindore

Vjenë, Austri - Prej 15 deri 17 Shkurt 2009, në “Universitetin Teknik të Vienës”, në Vienë të Austrisë, nën ombrellën e “ICA – International Cartographic Association” u organizua konferencë ndërkombëtare me titull “ICA Symposium on Cartography in Central and Eastern Europe”. Nikoqir i evenimentit në fjalë ishte prof. dr. Georg Garnter nga Universiteti Teknik i Vjenës...Më shumë

18.02.2009 USHT dhuroi libra shkollave fillore nga Tetova, Gostivari e Kumanova

Përmes një ceremonie, Universiteti Shtetëror i Tetovës u ndau libra, të gjitha në gjuhën angleze, disa shkollave fillore nga Tetova me rrethinë, Kumanova dhe Gostivari. USHT paraprakisht, këto libra i ka pranuar si donacion nga  OJQ “ Books for International Goodwill”, të përkrahur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nëpërmjet Këndit Amerikan në Tetovë,...Më shumë

17.02.2009 U shënua 14-vjetori i ligjëratave të para në Universitetin e Tetovës

Përmes një Akademie solemne, Universiteti Shtetëror i Tetovës shënoi përvjetorin e ligjëratave të para të organizuara më 17 shkurt 1995. Të pranishëm në këtë akademi ishin prorektori i Universitetit të Evropës Juglindore, prof. dr. Murtezan Ismaili, prorektorët e Universitetit “Goce Delçev” të Shtipit, prof. Boris Krstev dhe prof. Blazo Boev,...Më shumë

16.02.2009 USHT dhe Oda Ekonomike e Maqedonisë nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Në praninë e udhëheqësish më të lartë të të dy institucioneve, Universiteti Shtetëror i Tetovës dhe Oda Ekonomike e Maqedonisë nënshkruan memorandum bashkëpunimi. Memorandumi u nënshkrua nga Rektori i USHT-së. Prof. dr. Sadi Bexheti dhe kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë,...Më shumë

10.02.2009 Seminari i tretë ndëruniversitar në temë “Dhuna kundër gruas në Maqedoni dhe Kosovë”

Vjenë, 6 dhe 7 shkurt 2009 - Universiteti i Vjenës në bashkëpunim me Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe Universitetin e Prishtinës me 6 dhe 7 shkurt 2009 organizuan seminarin e tretë ndëruniversitar, me titull “Dhuna kundër gruas në Maqedoni dhe Kosovë”, projekt ky financiarisht i mbështetur nga Zyra austriake për shkencë dhe hulumtime...Më shumë

09.02.2009 U formua Rrjeti Ndërkombëtar i Mjekësisë Akademike – INAMED

Nga data 06 shkurt deri më 08 shkurt 2009, me iniciativë të Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe me përkrahjen e Universitetit Medicinal të Gracit, u organizua takim ndërkombëtar  i universiteteve dhe fakulteteve mjekësore me qëllim krijimin e një rrjeti akademik mjekësor.Me rastin e hapjes së takimit – konferencës, Rektori i USHT-së,...Më shumë

06.02.2009 Dita informative nacionale për Tempus programin “Lancimi i konkursit të dytë në kuadër të Tempus IV”

Në kuadër të fazës së katërt të programit Tempus, Maqedonisë i janë mundësuar 3.5 milionë euro nga fondet rajonale paraqasëse për vitin 2008. Konkursi i cili u hap të premten kërkon bashkëpunim të ndërsjellë të universiteteve nga Maqedonia dhe bashkëpunimit rajonal me institucionet e larta arsimore të Ballkanit Perëndimor ....Më shumë

06.02.2009 Profesori i gjeografisë, dr. Bashkim Idrizi në konferencën ndërkombëtare mbi infrastrukturat e të dhënave hapësinore në Evropën Jug-Lindore

Më 05 dhe 06 Shkurt 2009, në “City College, Affiliated Institution of the University of Sheffield” në Selanik të Greqisë, nën ombrellën e “eSDI-NET plus” e nën organizimin e “AGISEE – Association for Geospatial Information in South-East Europe” e përfaqësuar nga kryetari dr. Ulrich Boes dhe “SEERC-South-East European Research Centre” ...Më shumë

03.02.2009 Takimi fillestar rreth projektit  “Programe studimore ndëruniversitare të ciklit të dytë dhe tretë në Marrëdhënie Ndërkombëtare në Maqedoni”

Në hapësirat e Rektoratit të USHT-së u organizua takim fillestar rreth projektit Tempus, të fituar nga Universiteti Shtetëror i Tetovës me titull “Programe studimore ndëruniversitare të ciklit të dytë dhe tretë në Marrëdhënie Ndërkombëtare në Maqedoni”. Projekti do të realizohet  në bashkëpunim me institucionet partnere: Universiteti i Gotebergut-Suedi,...Më shumë

01.02.2009 Adem Selmani merr pjesë në gjysmë-maratonën e Nishit

Adem Selmani, student i Fakultetit të Kulturës Fizike në USHT është studenti i vetëm shqiptar që merr pjesë në gjymëmaratonën ndërkombëtare  “Sri Chinmoy” në Nish, në emër të klubit atletik “Studenti” të Universitetit Shtetëror të Tetovës. Gjysmëmaratona e Nishit është një event ndërkombëtar dhe këtë vit morën pjesë mbi  150 atletë nga Serbia,....Më shumë

 

 

 

 

GAZETA UNIVERSITARE

PARLAMENTI I STUDENTËVE
Studentët e diplomuar

 

 

 

 

ISO 9001 - 2000