6

Cka përmban Pakoja e Ahtisarit- temë e “Debatit universitar”

Në amfiteatrin e Rektoratit të Universitetit Shtetëror të Tetovës, të enjten pasdite vazhdoi cikli i dytë i emisionit “Debati universitar”, që realizohet në bashkëpunim të Universitetit dhe televizionit shtetëror të Maqedonisë, programit në gjuhën shqipe, që udhëhiqet nga gazetarja Zërjeta Jajaga dhe që emitohet drejtpërdrejt në këtë televizion.

Në kuadër të këtij emisioni, që ka për qëllim të zhvillojë debatin mes studentëve me pjesëmarrësit e debatit, kësaj radhe përballë studentëve ishin prezent ish-kryetari i Shqipërisë, Rexhep Mejdani, nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Fatmir Limaj, përfaqësuesi i Partisë Demokratike Shqiptare, Bardhyl Mahmuti, përfaqësuesi i Bashkimit Demokratik për Integrim, Agron Buxhaku, dhe përfaqësuesi i sektorit civil të OJQ National Democratic Institut (NDI), Albert Musliu. Tema e këtij “Debati universitar”, ishte Cështja e Kosovës, apo më saktësish “Cka përmban Pakoja e Ahtisarit”.

Mysafirët ndanë mendimin se kjo pako në fakt është për të mirën e Kosovës dhe si e tillë jep një stabilitet brenda kufijve të saj dhe në rajon. Në këtë debat aktivisht morën pjesë edhe stafi akademik i Universitetit Shtetëror të Tetovës, studentët e këtij universiteti, atij të UEJL-së, Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, si dhe maturantët e shkollave të mesme në Tetovë. Risi e këtij debati ishte se për herë të parë mundeshin të kycen edhe studentë nga jashtë, duke dërguar pyetje nëpërmjet e-mail adresave.  

© Universiteti Shtetëror i Tetovës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.