Sot në Universitet
Filloi përpunimin i faqes së internetit
Së shpejti më shum detaje .
Regjistrohu
Emri i shfrytëzuesit :

Fjalkalimi :
Kërkoje
Shkruani fjalin kyçe:


Fjalimi i rektorit i mbajtur në Akademin solemne të përvjetorit tëThemelimin të USHT-së

 

 I nderuar zoti kryeminister,
Te nderuar perfaqesues te institucioneve nderkombetare,
Te nderuar rektore te universiteteve,
Te nderuar ministra, deputete dhe perfaqesues te partive politike,
Te nderuar studente, profesore dhe dashamire te arsimit!
Te nderuar zonja dhe zoterinj!

Ne emer te Universitetit Shteteror te Tetoves, te studenteve dhe te mesimdhenesve te tij, ju deshiroj mireseardhjen ne kete dite te rendesishme per te gjithe ne ne institucionin tone dhe per edukimin superior akademik ne pergjithesi. Ky pervjetor i Themelimit te Universitetit Shteteror te Tetoves eshte nje mundesi e mire per te vleresuar te shkuaren dhe per te projektuar te ardhmen e ketij institucioni te larte arsimor. Rruga e tij ishte e shkurter, por me mjaft peripeci.
Universiteti i Tetoves u themelua  me 17 dhjetor 1994 dhe per nje dekade punoi si nisme e intelektualeve shqiptare, e partive politike shqiptare, e shoqatave dhe e dashamireve te shumte te arsimit te larte brenda dhe jashte vendit. Universiteti yne ka nje histori perpjekjesh e sakrificash qe deshmojne kuptimin dhe seriozitetin e nevojes per te pasur nje institucion te larte arsimor per t’iu pergjigjur nevojave te kohes dhe te qindra e mijera studenteve te etshem per te pasur shkollim te larte ne gjuhen e tyre amtare…
Me 22 shkurt 2004, Universitetit i Tetoves, u zyrtarizua nga ana e Parlamentit dhe filloi te funksionoje si Universitet i trete ne Republiken e Maqedonise. Me vone, ky institucion arsimor akreditohet, me cka rrumbullakohet korniza ligjore e akademike e funksionimit dhe strukturimit te tij.
Universitetin Shteteror te Tetoves e perbejne kater fakultete, Qendra per studime politeknike, 19 programe studimore, 14 drejtime studimore dhe 3 institute hulumtuese shkencore. Ne USHT studiojne mbi 8.200 studente. Ketu, deri me tani kane diplomuar 1.700 studente. Sot, ne kete universitet punojne mbi 110 mesimdhenes te rregullt e 130 bashkepunetore dhe 50 administratore.
Universiteti Shteteror i Tetoves eshte institucion i larte mesimor-shkencor qe ka per synim dijen, shkencen dhe arsimimin e brezave te rinj. Ai eshte i hapur per te gjithe, pa dallim etniteti, feje, race dhe gjinie.
Universiteti Shteteror i Tetoves eshte pjese e hapesires akademike te Magna Kartes dhe Marreveshjes se Bolonjes. Ndonese jemi duke punuar ne kushte te veshtira, ne metojme dhe perpiqemi t’i percjellim trendet bashkekohore te mesimdhenies, permes inkorporimit te sistemit te kredive ECTS dhe standardeve evropiane te shkollimit te larte, qe dalin nga Konferenca e Glasgout, Bergenit, Konferenca Ballkanike e Tiranes etj.
Ne kete kontekst, USHT-ja ka ngritur nje infrastrukture te gjere bashkepunimi nderuniversitar. Ky bashkepunim, gjithnje e me shume vazhdon te zgjerohet mbi bazen e perpilimit dhe zhvillimit te plan-programeve, hulumtimeve te perbashketa nderuniversitare, vizitave nderuniversitare te mesimdhenesve dhe te studenteve, etj.
Deri me tash, universiteti yne ka nenshkruar nje sere marreveshjesh bashkepunimi me universitetet vendore, rajonale dhe me gjere, si Universitetin “Shen Kirili dhe Metodi” ne Shkup, “Kliment Ohridski” ne Manastir, me Universitetin e Evropes Juglindore ne Tetove, Universitetin Evropian ne Shkup, Universitetin e Tiranes, Universitetin Bujqesor te Tiranes,  Universitetin e Prishtines, pastaj me Universitetin ”Xhorxh Uashington” dhe ate te Nju-Jorkut ne SHBA, me Universitetin e Shtutgardit, Cyrihut, Manhaimit, Mariborit, Lubjanes, etj. Ky bashkepunim i frytshem nderuniversitar, solli si fryt qe ne vitin 2005, Universiteti Shteteror i Tetoves te pranohet anetar i barabarte i Bashkesise se Universiteteve te Evropes.  
Imperativi yne eshte qe te punojme, qe ne te ardhmen t’i zhvillojme kapacitetet akademike, strukturore dhe organizative, kapacitetet hapesinore, teknologjike, etj. Jemi te bindur se kete do ta realizojme, duke shtuar programe te reja studimore, atraktive dhe te nevojshme, qe te fillojme me studime master dhe te doktorates, te sjellim mjete me te perparuara informatike-teknologjike, te zgjerojme objektet per mesim, sallat sportive, laboratoret, mensen, biblioteken, konviktet, etj.
Me realizimin e ketyre objektivave, ne do te mund t’i pergjigjemi kerkesave per nje studim qe eshte ne perputhje me trendet nderkombetare te arsimit te larte, pra, me vizionin e Magna Kartes dhe Deklarates se Bolonjes.
Per me tutje,  ne synojme te krijojme nje institucion te respektuar te arsimit te larte, te reformuar dhe me fryme liberale. Arsimimi liberal do te thote lirim i njeriut nga mbyllja ne suaza te klases se tij te ngushte, te kohes, te sfondit te tij te perditshem dhe madje edhe te kufizimeve racore dhe etnike.  
Qellimi i edukimit eshte t’u mundesoje njerezve, individeve, te vazhdojne ngritjen e tyre arsimore, kurse shperblim i te mesuarit eshte aftesia e vazhdueshme per rritje. Kjo ide nuk mund te sendertohet tek te gjithe pjesetaret e nje shoqerie, pos aty ku ka nderveprim te ndersjelle dhe aty ku ka mundesi te krijimit te kushteve per rindertimin e sjelljeve shoqerore dhe te institucioneve permes stimulimit te interesave te vecanta te perbashketa. Dhe, kjo do te thote krijim i shoqerise dhe i institucioneve demokratike. 
Ne kete fryme, duhet kuptuar edhe thenien e ish-presidentit amerikan, Xhon Kenedit  kur thote se “nuk duhet harruar se prijesit tane me te medhenj kane qene po ashtu dijetaret tane me te medhenj”. Ne duam qe shoqerise t’i japim sa me shume dijetare nga kjo vater e larte e arsimit.
Ne fund, me lejoni qe t’iu uroj pervjetorin e Themelimit te Universitetit, me deshiren dhe shpresen, se Universiteti Shteteror i Tetoves do te haperoje me kohen dhe do te jete tempull i dijes, i cili do te standardizoje kodin e perparimit dhe te komunikimit me boten dhe anasjelltas.
Gezuar!

Tetove, 15 dhjetor 2006                             Prof. Dr. Sadi Bexheti
                                                                   Rektor i USHT-se

 

© Universiteti Shtetëror i Tetovës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.