6

 

 

KOHERENCA E USHT-së NË RELACIONIN
SOT – NESËR

Te nderuar studente dhe qytetare te kesaj treve, ju flas me gjuhen e se ardhmes si Rektor i tempullit te dijes, per koherencen e USHT-se sot dhe neser.

I vetedijshem se: 
E mira dhe fisnikja nga ky tempull marrin kuptime te dhuntise dhe permjet qendrimit sublimohen ne raportet e persosura te shoqerise sone, shoqerise ku mbizoteron dashuria e pakufishme ndaj dijes si parim themelor i njeriut qe mbeshtetet ne emrin e tokes qe e pagezoi me emrin qe e thirr kete toke, ne paradigmat e te cilit, gjuha e qendreses gjakonte te rilind moralin dhe qyteterimin e nje kombi.
Dhe, une si Rektor i ketij tempulli duke u mbeshtetur ne keto parime e shoh ngritjen e ketij tempulli te dijes – USHT-ne, me qendrim: hapesire per ata qe iniciojne, zhvillojne, perfeksionojne kete linje duke sjelle ide dhe vlera te mirefillta per dije, dije qe per te theksuar ndikesat e mundshme ne zhvillimet e ardhme, me theks te vecante ne alternativat per clirimin nga format e erreta te mosdijes, dije, qe ngacmojne imagjinaten dhe i japin hov zhvillimit te shprehjes, per te arritur deri te konkretizimi i realitetit etik dhe te pergjithshem, qe nyja e arsimit te njeriut shqiptar te merr formen e kuptimit: vetedije qe di te zhvillohet dhe te pasqyron te verteten, duke e bartur gjuhen e shkences, me te cilen gjuhe ne ecje drejt ardhmerise do te clironte njeriun e kesaj treve nga energjia e se keqes dhe e mos dijes, qe te arri deri te piedestali i piramides: dituri.
Ndaj, gjuha ime si rektor i USHT-se eshte gjuha e ngjyres, qe neser para tregut te dijes te dalim me qendrim se: ky tempull: tregut ne fjale do t’i pergjigjet edhe me forcen e dijes si pasqyre edhe me forcen e blerjes si force, qe mendon per ardhmerine e njeriut shqiptar dhe mbare botes njerezore. 

 

 

Prof.Dr. Sadi Bexheti
Rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës

 

 

© Universiteti Shtetëror i Tetovës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.