6

Në bazë të nenit 6 të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsimin sipëror (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr. 51/2007), Universiteti Shtetëror i Tetovës e shpall këtë:

 

L A J M E R I M

 

Lajmërohen studentët, të cilët i kanë ndjekur studimet jashtë institucioneve publike të arsimit sipëror, në forma të ndryshme të iniciativës qytetare në Republikën e Maqedonisë, të organizuara përfundimisht deri më 15.08.2000, kanë mundësi, në pajtim me nenin 198 të Ligjit për arsimin sipëror (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr. 64/2000 dhe nr. 49/2003), nenit 6, alineja 2, e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsimin sipëror (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr. 8/2004) dhe Statutit të Universitetit Shtetëror të Tetovës, kanë mundësi:

1. T’i vazhdojnë studimet e tyre në vitin e Parë nga ato studime të institucioneve të arsimit sipëror përkatës;

2. Të kërkojnë kontrollim të njohurive dhe në bazë të rezultateve të treguara t’i regjistrojnë studimet në vitin përkatës, ose

3. Në bazë të rezultateve të treguara nga kontrollimi i njohurive të fituara, t’i realizojnë të drejtat e tyre të tjera.

Të drejtë për vazhdimin e arsimimit, kanë studentët e interesuar, të cilët i plotësojnë kushtet sipas Ligjit për regjistrimin e studimeve në institucionet e arsimit sipëror në Republikën e Maqedonisë. Të drejtat për vazhdimin e studimeve mund të realizohen në institucionet e arsimit sipëror të Universitetit Shtetëror të Tetovës, në Programet studimore të akredituara nga Këshilli për akreditim të arsimit sipëror në Republikën e Maqedonisë.

Të drejtat për vazhdimin e studimeve, studentët e regjistruar, mund t’i realizojnë me vetëfinancim, sipas masave dhe kritereve të Programit studimor përkatës në kuadër të Universitetit Shtetëror të Tetovës.

Afati i fundit për realizimin e të drejtave, të përcaktuara në Ligjin për arsimin sipëror, mund të realizohen, me kërkesë personale, më së voni de më 31.12.2008.

Studentët, të cilët transferohen, që të kycen në proceset edukative dhe arsimore-pedagogjike, në vitin akademik 2007/2008, më së voni deri më 15.09.2007, bashkë me lutjen duhet t’i dorëzojnë këto dokumente:

1. Diplomë për kryerjen e arsimit të mesëm katërvjecar;

2. Dëftesat e fituara nga arsimi i mesëm katërvjecar;

3. Certifikatë nga libri amzë i të lindurve;

4. Certifikatë për semestrat e regjistruar dhe vërtetuar me provimet e dhëna nga Fakulteti përkatës, Qendra ose Shkolla e lartë;

5. Indeksi për regjistrim në Fakultetin përkatës-Programi studimor i USHT-së;

6. Fletëpagesë prej 2000 denarë, në xhiro-llogarinë e USHT-së, nr. 160016005478810 në emër të shpenzimeve administrative për regjistrim.

Studentët të cilët transferohen, të gjithë formularët për paraqitje mund t’i sigurojnë në Rektoratin e Universitetit-Shërbimi për informim.

Kandidatët e interesuar për informata më të hollësishme mund të drejtohen në tel: 044356500,

Personat për kontakt Naser Nebiu.

Tel: 070/209-932

Tetovë, 21 qershor 2007 Universitetit Shtetëror i Tetovës  

 

© Universiteti Shtetëror i Tetovës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.