6

 

 

MBLEDHJE E SENATIT TË USHT-së

Senati i Universitetit Shtetëror të Tetovës, në mbledhjen e mbajtur më 27.02.2007, shqyrtoi dhe miratoi disa pika të rendit të ditës, ndër to llogarinë përfundimtare për vitin 2006, propozimin e planit financiar prej burimeve të vetë universitetit për vitin 2007, vendimet e Drejtorisë së Rektoratit të USHT-së për zgjedhjen e mësimdhënësve sipas konkursit të publikuar etj.

Lidhur me miratimin e llogarisë përfundimtare për vitin 2006, shërbimi i kontabilitetit në këtë mbledhje para anëtarëve të Senatit dhe rektorit të universitetit në mënyrë të thuktë dha llogarinë përfundimtare gjatë tërë vitit, duke nënvizuar se punët janë kryer me sukses. Shërbimi i kontabilitetit paraqiti edhe projektin e programit për vitin 2007. Një nga pikat më të rëndësishme kishte të bëjë me miratimin e vendimeve të Drejtorisë së Rektoratit të USHT-së për zgjedhjen e mësimdhënësve sipas konkursit të publikuar më 19 dhjetor 2006. U miratuan vendimet për pranimin e dr. Agni Dikës me thirrjen profesor ordinar për lëndët Programimi I dhe II, të dr Agim Velës me thirrjen profesor ordinar për lëndët Fiziologji dhe Patofiziologji, si dhe anatomi dhe fiziologji, Senat Abdulit me thirrjen docent për lëndët Kukulla dhe skenografia, Lojëra skenike, Drama dhe teatri, dr. Bexhet Tocit me thirrjen docent për lëndën Psikomotorikë, dr. Miftar Ziberin me thirrjen profesor ordinar për lëndën Volejboll, mr. Ilirjan Beqirin me thirrjen docent për lëndët Pikturë I dhe II, mr. Safet Spahiun me thirrjen docent për lëndën Dizajn, dr. Fejzulla Shabanin me thirrjen profesor inordinar për lëndët Historia e Ballkanit III, Historia e Diplomacisë, si dhe Historia e shtetit dhe së drejtës, dr. Vebi Xhemailin me thirrjen docent për lëndët Historia e Ballkanit II dhe Historia e Popullit Shqiptar IV, mr. Bajram Cupin me thirrjen docent për lëndët Metodika e Mësimdhënies së Muzikës dhe Teknikë vokale, mr. Bajramali Idrizin me thirrjen docent për lëndët Polifoni vokale dhe Aranzhim vokal, dr. Remzi Izairin me thirrjen profesor ordinar për lëndët Sëmundjet e brendshme I dhe Infermieristikë e sëmundjeve të brendshme II, dr Vullnet Palloshin me thirrjen docent për lëndët Planifikimi i infrastrukturës, Bazat e projektimit të rrugëve dhe Punët tokësore dhe mekanizmi, si dhe dr. Abdulla Aliun me thirrjen profesor ordinar për lëndët E drejta e detyrimeve I dhe II dhe E drejta e autorit. Lidhur me këtë pikë, anëtarët e Senatit të USHT-së ishin të mendimit se zgjedhja e këtyre profesorëve është një akt solemn. Anëtarët e komisionit kishin kënaqësi që t’i propozojnë këta emra dhe se ata do të jenë për të mirën e universitetit. Duke parë recensionet shihet që janë plotësuar vendet në shumë fusha. Në këtë mbledhje u diskutua edhe për hapësirat e universitetit, për të cilat rektori Bexheti bëri të ditur se një pjesë e hapësirës në Spitalin e Tetovës do të jenë në shërbim të disa degëve të Fakultetit Matematikë-Natyror.  

 

 

© Universiteti Shtetëror i Tetovës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.