6

 

 

USHT forcon lidhjet e bashkepunimit me UM “Iliria”

Nje Delegacion i Universitetit Shteteror te Tetoves (USHT) i udhehequr nga dekani i Fakultetit Juridik prof. dr. Mersim Maksuti, si dhe kryetari i USSHM-se Jetmir Sejfuli, moren pjese ne prezantimet virtuale te studenteve te Universitetit Mbreteror “Iliria”, qe u mbajt ne ambientet e hotelit “Grand” ne Prishtine.

Ne kete prezantim u fol per format dhe menyrat e ngritjes se cilesise se procesit mesimor me metoda te avancuara. Delegacioni i USHT-se bisedoi me profesore te shumte, per praktikat amerikane qe ata kane filluar t’i zbatojne ne procesin edukativo-arsimor, si dhe moren pjese ne punimet qe kishin pergatitur studentet bashke me profesoret e ketij institucioni arsimor.

Ne kuader te ketij aktiviteti delegacioni i USHT-se u takua me rektorin e Universitetit Mbreteror “Iliria”, prof. dr. Mixhait Recin, ku u diskutua per mundesite e komunikimit me te mire permes projekteve konkrete ne mes ketyre dy universiteteve.

U arrit pajtueshmeri qe ne nje te ardhme te afert te nenshkruhet nje marreveshje bashkepunimi ne mes USHT-se dhe Universitetit Mbreteror “Iliria” te Prishtines.

Rektori Mixhait Reci i beri nje ftese rektorit te Universitetit Shteteror te Tetoves prof. dr. Sadi Bexheti qe te vizitoje kete universitet te suksesshem privat ne Prishtine, ku edhe do te nenshkruhej edhe nje marreveshje bashkepunimi ne mes ketyre dy universiteteve.

 

 

 

 

 

© Universiteti Shtetëror i Tetovës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.