6
Sot në Universitet
Filloi përpunimi i faqes së internetit
Së shpejti më shumë detaje .
Regjistrohu
Emri i shfrytëzuesit :

Fjalkalimi :
Kërkoje
Shkruani fjalin kyçe:

 

Në moshën 63 vjecare në Spitalin Shtetëror të Shkupit

 

Vdiq poeti dhe profesori i USHT-së mr. Ramadan Sinani

 

Sot paradite, ne Spitalin Shteteror te Shkupit nderroi jete poeti dhe profesori i Universitetit Shteteror te Tetoves Mr. sc. Ramadan Sinani. Vdekja erdhi si rezultat i nje sulmi ne tru qe ai perjetoi nje nate me pare.
Ramadan Sinani u lind me 16 qershor 1944 ne Tetove, ku kreu shkollen fillore dhe gjimnazin. Ne vitin 1971, ne Beograd, diplomoi ne Gjuhe dhe letersi shqipe ne Fakultetin e Filologjise. Ne vitin 1987, ne Universitetin e Prishtines, magjistroi ne temen “Vendlindja ne poezine e sotme shqipe”.
Nje kohe punoi ne gjimnazin e Vitise dhe te Tetoves. Qe nga themelimi ka ligjeruar ne Universitetin e Tetoves, ku e gjeti edhe vdekja.
Ai ishte organizator i aktiviteteve te ndryshme kulturore, letrare e artistike.
Ne vitin 1968, si student anetaresohet ne Shoqerine e studenteve shqiptare “Perpjekja” te Beogradit, ku organizon veprimtari kulturore e letrare.
Ne dhjetor te 1968 e burgosin si organizator per Demonstratat e Tetoves, ku e denojne me burg. Denimin e vuan ne burgun “Shutka” ne Shkup. 
Ai ishte themelues dhe kryeredaktor i pare i revistes “Vlera” qe del ne Tetove, te Shoqates se Shkrimtareve Shqiptare ne Maqedoni, te shoqates letrare “Skardina” etj
Ramadan Sinani ka botuar nje numer te konsiderueshem librash me poezi dhe studime letrare. Keshtu, me 1990, shtepia botuese “Rilindja” ia botoi vellimin me poezi “Kavallet e Sharrit”, ne vitin 1995, vellimin me poezi “Embleme i/lirie”, me 2001 permbledhjen “Heu”, kurse me 2004 “Shtepi te kesh” dhe ne vitin 2006 vellimin “Zjarr e acarr”.
Ne vitin 1996, botoi monografine “Vendlindja ne poezine e sotme shqipe”.
Vdekja e zuri si ligjerues ne lenden “Letersi e krahasuar” ne Programin studimor - Gjuhe dhe Letersi shqipe ne Universitetin Shteteror te Tetoves.
Varrimi do te behet neser, ( e enjte ) me 4 janar, ne oren 12.00, ne Varrezat e Tetoves.
Nderkaq, ne Amfiteatrin e Rektoratit te Universitetit Shteteror te Tetoves, ne oren 11.00, do te mbahet mbledhje komemorative.