6

 

Në Universitetin Shtetëror te Tetovës

 

PREZANTOHET LINJA ELEKTRONIKE
PËR BIBLIOTEKAT KOMBËTARE

 

Organizata joqeveritare “Metamorfozis”, te enjten, ne Amfiteatrin e Universitetit Shteteror te Tetoves (USHT), para stafit akademik dhe studenteve prezantoi linjen e re elektronike e fondacionit EIFL, qe eshte formuar ne vitin 1999. Ne te marrin pjese 2.200 biblioteka te botes, te cilat japin te dhena te ndryshme per librat. Ne kete rrjet elektronik, Maqedonia eshte kycur ne vitin 2003 dhe deri me tash jane regjistruar 38 biblioteka te vendit, nen emrin BeM (Bibliotekat elektronike maqedonase), qe kane per qellim te zgjerojne funksionin e tyre te bibliotekes nga informacioni ne leter ne sherbim te digjitalizimit.
Ne kete prezantim, Jordanka Petrushevska foli per qellimet, parimet, financimin, anetaresimin dhe bazat e informimit te ketij rrjeti informativ. Petrushevska, tha se pjesa me e madhe e anetareve jane bibliotekat kombetare, ndersa qellimet jane arritja e fuqise se perbashket te shitjes dhe perfitimit te informacioneve. Financimi behet nepermjet Qeverise, ndersa participimi mund te jete i kombinuar edhe me donacione.
EIFL eshte fondacion i pavarur, qe ka per qellim te zbatoje, te negocioje, mbeshtese dhe te perfaqesoje gjeresisht resurset elektronike te bibliotekave anetare ne shtetet e tranzicionit dhe te zhvillimit. Fokusimi kryesor i fondacionit eshte te negocioje per fitim te cmimeve me te volitshme te parapagimeve te konzorciumeve dhe zhvillimin e  bibliotekave kombetare ne vendet anetare.
Nepermjet kesaj lidhjeje mundesohet te lexohen gazetat ditore, javore dhe mujore, nga ato me prestigjioze boterore. Si baza te informimit u permenden disa: si Business Source, Premiere, MEDLINE, Nevspapers Source, Academic Search Premiere etj.
Petrushevska, tha se aplikimi i institucioneve ne kete qender realizohet me nenshkrim te licences se institucionit, me regjistrim te tij dhe marrje te accountit.
Ne fund te ketij prezantimi, Jordanka Petrushevska tregoi edhe praktikisht, se si mund te arrihet deri te informacionet e duhura. Ne fund, ajo u pergjigj edhe ne pyetjet e te pranishmeve.

 

 

© Universiteti Shtetëror i Tetovës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.