6

 

Se shpejti do te perurohet busti i Abdylselam Eminit

 

Unioni i Studenteve Shqiptare te Maqedonise, me 17 shkurt te ketij viti (te shtunen) do te organizoje dy manifestime te rendesishme, me rastin e 12-vjetorit te mbajtjes se ligjeratave te para te studenteve te Universitetit te Tetoves ne fshatin Poroj, duke filluar nga ora 11, ndersa tjetri ne Fakultetin e Arteve ne Recice te Vogel, ne oren 14, ku ne menyre solemne do te shpaloset busti i deshmorit te arsimit, Abdylselam Emini, i cili dha jeten ne mbrojtje te dijes. Ne Recice te Vogel do te mbahet edhe akademi perkujtimore. Me kete rast, organizatori do te ndaje mirenjohje per te gjithe ata qe kane dhene kontribut per themelimin e UT-se, si dhe per ata te cilet kane kontribuar ne ngritjen e bustit.

Pritet qe ne kete manifestim te jene te pranishem edhe ish-kongresisti amerikan, me prejardhje shqiptare, Xhozef Diogardi dhe ish-ambasadori i Austrise, Helmut Huter, si dhe personalitete te tjere nga Shqiperia, Kosova dhe Maqedonia, te cilet drejtperdrejt kane qene te kycur ne iniciativen per ngritjen e UT-se.

“Qe para nje muaji kemi qene te gatshem per kete manifestim, qe deshmon per nje pune produktive ne realizimin e synimeve tona”, tha kryetari i USSHM-se, Jetmir Sejfuli, duke shtuar se eshte dashur te kalojne 12 vjet nga themelimi i UT-se per ta ngritur bustin e Abdylselamit, me cka nderohet sakrifica edhe familja e tij.

“Kjo eshte puna me e vogel qe mund te bejme ne si studente, per te nderuar vepren e deshmorit te arsimit, Abdylselam Emini”, theksoi kryetari Sejfuli.

Iniciativen e USSHM-se per ngritjen e bustit te Abdylselamit e ka ndihmuar fillimisht vete populli, ndersa me vone kane ndihmuar edhe afariste te ketushem, por nuk ka munguar edhe angazhimi i udheheqjes se USHT-se, si dhe e komunes se Gostivarit.

Organizatoret e ketij manifestimi kohe me pare kane elaboruar projektin e ngritjes se bustit, ku eshte dhene edhe raporti financiar.

 

© Universiteti Shtetëror i Tetovës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.