Lajme:

 

Adem Selmani merr pjesë në gjysmë-maratonën e Nishit


Adem Selmani, student i Fakultetit të Kulturës Fizike në USHT është studenti i vetëm shqiptar që merr pjesë në gjymëmaratonën ndërkombëtare  “Sri Chinmoy” në Nish, në emër të klubit atletik “Studenti” të Universitetit Shtetëror të Tetovës.


Gjysmëmaratona e Nishit është një event ndërkombëtar dhe këtë vit morën pjesë mbi  150 atletë nga Serbia, Maqedonia, Bulgaria, Moldavia,  Greqia etj.  Atleti  i USHT-së,  Adem Selmani arriti vendin e 7-të, duke përshkuar 21 kilometra për 1 orë e 25 minuta., duke ngecur vetëm pak minuta larg fituesit të gjysmëmaratonës.
Adem Selmani ka lindur më 1967 në Tetovë. Ka qenë anëtarë i klubit “Luboteni”-Tetovë. Nga viti 2006 është anëtarë i klubit atlelik “Studenti” i udhëhequr nga prof. Bexhet Toçi. Ka marrë pjesë në shumë gara në vend dhe ndërkombëtare dhe ka fituar disa çmime, si në maratonën e Ohrit në vitin 2007 ku zuri vendin e parë, në gjysmëmaratonën e Prishtinës më 2007 zuri vendin e dytë dhe në Nish vitin e kaluar, gjithashtu në gjysmëmaratonë, zuri vendin e tretë.
Këtë vit, agjenda e Selmanit në garime është mjaft e ngjeshur. Ndër to veçojmë maratonën në Beograd, në prill të këtij viti, në maj do të marr pjesë në gjysmëmaratonën e Prishtinës dhe një javë më pas në gjymëmaratonën e Shkupit.

 

 

 

 

 

GAZETA UNIVERSITARE

PARLAMENTI I STUDENTËVE
Studentët e diplomuar

 

 

 

 

ISO 9001 - 2000