Christophe Durand nga Akademia Franceze Aero Styl ligjëroi tek Artet
Profesor Christophe Durand nga Akademia Franceze Aero Styl qëndroi në Universitetin Shtetëror të Tetovës. Me këtë rast ai u takua me strukturat udhëheqëse të USHT-së, ku u bisedua për mundësitë dhe format e bashkëpunimit mes Akademisë dhe Fakultetit të Arteve të USHT-së.

Më tej, profesori francez mbajti një ligjëratë para studentëve të Fakultetit të arteve, ku prezantoi aktivitetet e Akademisë Aero Styl si një qendër e specializuar trajnimi për pikturim dekorativ si dhe qendër edukimi akademik për përpunim reklamash. Ai më tej para studentëve prezantoi disa nga punimet e realizuara të Akademisë për institucione të ndryshme franceze dhe vepra arti të punuar nga studentët e kësaj akademie.

Dekani i Fakultetit të Arteve, prof. Safet Spahiu falënderoi prof. Durand për prezencën e tij në Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe për inicimin e bashkëpunimit mes Fakultetit të Arteve të USHT-së dhe Akademisë Aero Styl.

Vizita të ndërsjella janë paraparë të realizohen muajt në vijim. |