Poetët shqiptarë në USHT- Tryezë me temë: “Shtrirja e poezisë shqiptare në përmasa botërore”
Në Universitetin Shtetëror të Tetovës qëndruan poetë shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia në një tryezë, në Amfiteatrin e Rektoratit të USHT-së, ku diskutuan për shtrirjen e poezisë shqiptare në përmasa botërore, si pjesë e manifestimit letrar “Poezia, arti i fjalës”, nën organizimin e Shoqata së artistëve “Pushkin” dhe USHT-së.
Manifestimin letrar e shpallën të hapur Rektori i USHT-së, prof. dr. Sadi Bexheti dhe doc. dr. Luljeta Isaku, dekane e Fakultetit Filologjik. Në tryezën letrare diskutuan Ali Podrimja, poet nga Kosova, Xhevahir Spahiu, nga Shqipëria dhe Remzi Salihu, nga Maqedonia.
Në diskutim u kycën edhe poetë tjerë dhe mbi temën në fjalë u përfundua se poezia shqiptare ka një vlerë të vecantë dhe jo rastësisht vepra si të Ismail Kadaresë, Ali Podrimes etj, janë botuar dhe përkthyer në shumë gjuhë të huaja.
Një ndër konkluzionet gjatë diskutimeve ishte se poezia është arti më kombëtar i një populli. Poetët i dhuruan bibliotekës së Universitetit Shtetëror të Tetovës disa tituj.
Lista e poetëve pjesëmarrës kliko këtu
|
WEB MAIL Sign in apo Regjistrohu



