Universiteti Shtetëror i Tetovës:

 

Universiteti Shtetëror i Tetovës


rruga e Ilindenit pn, 1200 Tetovë, Republika e Maqedonisë
Tel: +389 44 356 500
Fax: +389 44 334 222

e-mail:international@unite.edu.mk

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

UNESKO hap konkursin për çmimin Komenski

 

Komisioni nacional i UNESKO-s fton të gjithë shtetet anëtare që të dorëzojnë kandidaturat e tyre për pedagog (edukator), hulumtues në sferën e arsimit ose grup pedagogësh për çmimin Komenski.

Ky çmim është themeluar në vitin 1922, nga ana e Drejtorit gjeneral të UNESKO-s dhe Ministrit për arsim shkencë dhe sport të Republikës së Çekisë, me rastin e 400 vjetorit të lindjes së njërit nga edukatorët më të mëdhenj të njerëzimit, Jan Amos Komenski. Qëllimi është të shpërblehen të arriturat dhe inovacionet në fushën e edukimit, hulumtimet në arsim dhe shembuj konkret për përkushtime personale në sferën e arsimit dhe idealeve të UNESKO-s.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet në seancën e 48 të Konferencës botërore për arsim, që do të mbahet në Gjenevë, nga 25 deri në 28 nëntor të vitit 2008. Kandidatët e interesuar për nominim të këtij çmimi duhet që ta informojnë Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, më së voni deri në 1 mars të vitit 2008, për të pasur mundësi që të ndërmerren të gjitha aktivitet e mëtutjeshme.

Më shumë informacione lidhur me këtë çmim mund të merrni në:

http://www.ibe.unesco.org

Ndërkaq, statutin e këtij çmimi mund ta gjeni në:

 

http://www.ibe.unesco.org/international/ice47/English/Organisation

/Events/comenius_medal_statutes.htm 

 

Kërko në google :

WEB MAIL Sign in apo Regjistrohu