Universiteti Shtetëror i Tetovës:

 

Universiteti Shtetëror i Tetovës


rruga e Ilindenit pn, 1200 Tetovë, Republika e Maqedonisë
Tel: +389 44 356 500
Fax: +389 44 334 222

e-mail:international@unite.edu.mk

 

 

02 korrik - U rrumbullakua funksionimi i USHT-së - Parlamenti miraton ndryshimet ligjore në arsim


Procesi i reformave në arsimka marrë bekimin e Parlamentit, gjatë seancës të martën ku janë miratuar ndryshimetnë ligjin për arsimin e lartë. Për rrjedhojë, programet e reja studimore të akredituara në Universitetin Shtetëror të Tetovës, në aspektin organizativ, do të funksionojnë në kuadër të fakulteteve të reja përkatëse ndërsa edhe Fakulteti i Shkencave Islame do të jetë pjesë e sistemit universitar shtetëror. Ministri i arsimit dhe shkencës së R. Maqedonisë, z. Sulejman Rushiti pohon se me miratimin e ligjit, rrumbullakohen reformat në arsim, të planifikuara rreth një vit më parë.

“Me një vonesë për shkak të zgjedhjeve Parlamenti miratoi atë çka kishim paralajmëruar, kështu që në aspektin organizativ do të jetë më e lehtë funksionimi i Universitetit Shtetëror të Tetovës”, deklaroi ministri Rushiti. Ministri shton se për më shumë se një vit është punuar për krijimin e kushteve për realizimin e këtyre projekteve. Edhe Rektori i USHT-së, prof. dr. Sadi Bexheti vlerëson lartë ndryshimet dhe reformat në arsimin e lartë e sidomos ndryshimet në ligjin për themelimin e Universitetit Shtetëror të Tetovës, me të cilat përfundimisht rregullohen dhe sistematizohen programet e reja studimore në 10 fakultete pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës.


Në kuadër të Universitetit Shtetëror të Tetovës tani funksionojnë 35 programe studimore të akredituara me 95 drejtime, të sistemuara në 10 Fakultete:

  1. Fakulteti Shkencave të Mjekësisë
  2. Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore
  3. Fakulteti Ekonomik
  4. Fakulteti Juridik
  5. Fakulteti i Arteve
  6. Fakulteti Filozofik
  7. Fakulteti Filologjik
  8. Fakulteti i Kulturës Fizike
  9. Fakulteti i Shkencave të Zbatuara
  10. Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe ushqimit

Në të gjitha fakultetet organizohen edhe studime pasdiplomike, përjashtim disa programe studimore.
Për më shumë informacione, klikoni www.unite.edu.mk, në konkurset për regjistrimin e studentëve në studime deridiplomike si dhe konkursi për regjistrim në studime pasdiplomike në Universitetin Shtetëror të Tetovës ose kontaktoni në 044 356 518 (Zyra për politikë regjistruese).

 

 

 

 

 

Kërko në google :

WEB MAIL Sign in apo Regjistrohu