Universiteti Shtetëror i Tetovës:

 

Universiteti Shtetëror i Tetovës


rruga e Ilindenit pn, 1200 Tetovë, Republika e Maqedonisë
Tel: +389 44 356 500
Fax: +389 44 334 222

e-mail:international@unite.edu.mk

 

 

Promovohet një vepër me temë nga edukata e gjinive

 

03 qershor 2008 - Libri “Seksi dhe dashuria, një labirint enigmatik”, i  autorit prof. dr. Amzi Zimberi, është vepra më e re e këtij autori, promovimi i së cilës u bë në Amfiteatrin e Rektoratit të USHT-së, më 3 qershor, në të cilin morën pjesë një numër i madh studentësh, profesorësh dh dashamirë të krijimtarisë shkencore. Me këtë rast, fjalë rasti mbajti recensenti i kësaj vepre, prof. dr. Avzi Mustafa, i cili foli mbi rëndësinë e saj, kur kihet parasysh se këto tema edhe në ditët e sotme mbahen si të tabu dhe të pahijshme për t’i diskutuar.


“Kjo është një vepër e kompletuar në fushën e seksologjisë  pedagogjike dhe psikologjisë, e para e këtij lloji në kulturën shqiptare”, tha njëri nga recensentët prof. dr. Avzi Mustafa. Ai nënvizoi se, nëse i bëjmë një vështrim bibliografisë dhe punimeve të botuara deri më tani, në shkencën e seksologjisë pedagogjike, mund të përfundojmë se edukata seksuale tërësisht ka qenë e lënë pas dore, ndërsa paraqitja e këtij libri jep impulse të fuqishme për hulumtime të gjithanshmen në sferën e edukatës seksuale.


Ndërkaq, prof. dr. Sunaj Raimi, gjithashtu në cilësi të recensentit, tha se trajtimi i një teme të tillë, e cila në shoqërinë tonë ende konsiderohet si anatemë ,,qartazi argumenton riskun, rezistencën dhe guximin e madh të profesorit Amzi Zimberi. ”Qasja pa doreza e autorit, pretendon njohjen e enigmës së seksit dhe imperativit të edukatës seksuale, ndërsa një shkëlqim të veçantë, librit ia jep edhe hulumtimi empirik, të cilin e ka realizuar autori për rikrijimin e bindjes seksuale të rinisë shqiptare”, tha profesor Sunaj Raimi.
Ndërkaq, prof. dr. Salajdin Mehmeti potencoi se të flasësh për dashurinë, nuk është “predikum”, për arsyen e thjeshtë se ajo nënkupton të flasësh për nevojën themelore dhe më reale të çdo qenie njerëzore, duke u bazuar në veprën e Erih Fromit “Arti i Dashurisë”. ”Libri që gjendet para jush shpreh realitetin objektiv të jetës dhe problemeve seksuale me të cilat rinia bashkëkohore është duke u ballafaquar. Ky libër është mjaft specifik dhe me peshë të rëndësishme për kulturën e kësaj natyre”, tha profesor Salajdin Mehmeti. Ai potencoi se libra të këtillë mund të shkruajnë vetëm autorë të guximshëm dhe me diapazon të gjerë e të hapur për shoqërinë dhe natyrën.
Autori i librit, gjatë këtij promovimi tha se që në fillim kur ka zgjedhur për të trajtuar këtë temë ka qenë i përgatitur për çdo lloj kritike. Megjithatë, sipas autorit, jeta seksuale zakonisht fillon në një kohë kur njeriu, veçanërisht rinia, marrëdhëniet e para i fillon pa përgatitje, përvojë dhe edukatë paraprake.”Fillimin e dashurisë dhe marrëdhënieve të para të rinisë mund ta krahasojmë me një labirint, në të cilin të rinjtë futen brenda dhe e kanë vështirë të dalin shëndoshë e pa pasoja”, tha autori, duke folur për titullin e librit.

 

 

 

 

 

 

 

Kërko në google :

WEB MAIL Sign in apo Regjistrohu