
Lajme:
Profesori i gjeografisë, dr. Bashkim Idrizi në konferencën ndërkombëtare mbi infrastrukturat e të dhënave hapësinore në Evropën Jug-Lindore
Në konferencën në fjalë morën pjesë përfaqësuesit e të gjitha shteteve të Evropës Juglindore, në përjashtim të Shqipërisë, Serbisë dhe Malit të zi, të cilët për shkaqe objektive munguan në këtë eveniment. Maqedonia u prezantua nga Doc. dr. Bashkim Idrizi me punimin e tij me titull “Status of some national and sub-national SDI’s in Macedonia”, ku autori bëri retrospektivë të aktiviteteve në nivel shtetëror dhe lokal, si dhe prerje të situatës aktuale me të dhënat hapësinore në shtet. Gjatë prezantimit, profesor Idrizi theks të veçantë i kushtoi të dhënave hapësinore me të cilat disponon institucioni hartografik shtetëror, ministritë e veçanta, komunat dhe qyteti i Shkupit, si dhe kompanitë private. Ai potencoi qartë se Maqedonia është shteti i parë Evropian që me 08.03.2006 publikoi të dhënat e saja në kuadër të Hartës Globale Botërore, si dhe faktin se Maqedonia është një ndër shtetet me zhvillim më të lartë në hartografinë topografike në Ballkan, dy projekte të udhëhequra nga vet ai në periudhën prej vitit 2004-2007.
Gjatë prezantimit nuk munguan as vlerësimet mbi nivelin e adaptimit të infrastrukturave lokale/nacionale të të dhënave hapësinore në Maqedoni konform standardeve Evropiane “INSPIRE”, si dhe inkorporimin e tyre në plan programin mësimor të SIGJ-it pranë Departamentit të gjeografisë të Universitetit Shtetëror të Tetovës. Nga prezantimet e punimeve të përfaqësuesve nga shtetet tjera pjesëmarrëse, qartë shihej se problemet e ngjashme i kaplojnë të gjitha vendet e rajonit. Vlerësim i përgjithshëm ishte se infiltrimi i punonjësve shkencor në projektet me rëndësi shtetërore është i vogël, përveç rastit të Kroacisë. Tubimi përfundoi me shpresë se pjesëmarrësit do të takohen përsëri në Torino të Italisë në Nëntor 2009, në konferencën që do të organizohet mbi Infrastrukturat e të dhënave hapësinore në Evropë.
|

PROGRAMI ERASMUS 