
Lajme:
Dita informative nacionale për Tempus programin “Lancimi i konkursit të dytë në kuadër të Tempus IV”
Në kuadër të fazës së katërt të programit Tempus, Maqedonisë i janë mundësuar 3.5 milionë euro nga fondet rajonale paraqasëse për vitin 2008. Konkursi i cili u hap të premten kërkon bashkëpunim të ndërsjellë të universiteteve nga Maqedonia dhe bashkëpunimit rajonal me institucionet e larta arsimore të Ballkanit Perëndimor. Me një projekt duhet të bashkëpunojnë së paku tri universitete, duke i përfshirë të gjitha institucionet e akredituara për arsim të lartë tek ne dhe në rajon. Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pero Stojanovski, në hapjen e konkursit theksoi se programet Tempus e kanë nxitur mobilizimin tek studentët, por edhe tek profesorët.
"Projektet Tempus dukshëm kontribuuan në pjesën e reformave në arsimin e lartë veçanërisht në programet studiuese dhe deklaratën e Bolonjës", tha Stojanovski. Ai shtoi se në Maqedoni qëndrojnë përfaqësues të vendeve të cilët tani kanë hyrë në këtë program me qëllim që të njoftohen si punon Tempus zyra tek ne, duke shprehur shpresë që përvojat të cilat do t'i marrin do t'i zbatojnë në shtetin e tyre. Kryetari i konferencës ndëruniversitare, Sadi Bexheti në emër të të gjitha universiteteve në Maqedoni theksoi se me projektet e fituara nga Universitetet në Maqedoni gjatë konkursit të parë të Programit Tempus IV u dëshmua se jemi të përgatitur për sfidat e reja në hapësirën Evropiane për arsim të lartë dhe nënvizoi se duhet të tregohet një nivel i lartë i profesionalizmit gjatë implementimit të këtyre projekteve posaçërisht nëse merret parasysh fakti se këto projekte shkojnë në dobi të studentëve dhe çojnë drejtë modernizimit të sistemit të arsimit të lartë në Maqedoni.
Tempus është program i Komisionit Evropian për reformën e sistemeve në arsimin e lartë në pajtim me Deklaratën e Bolonjës, e cila në Maqedoni funksionon nga viti 1996.
|




PROGRAMI ERASMUS 