Universiteti Shtetëror i Tetovës:

Universiteti Shtetëror i Tetovës
rruga e Ilindenit pn, 1200 Tetovë, Republika e Maqedonisë
Tel: +389 44 356 500
Fax: +389 44 334 222
e-mail:international@unite.edu.mk
Profesori nga SHBA mban ligjërata para studentëve të arkitekturës në USHT
Tetovë, 6 Mars – Në Universitetin Shtetëror të Tetovës mbajti ligjërata prof. Sean Vance nga SHBA. Prof. Vance është profesor i rregullt në Universitetin Shtetëror të Karolinës Veriore ku edhe ka mbaruar studimet e magjistraturës në kolegjin e disejnit dhe ligjëron në departamentin e dizajnit arkitekturor, gjithashtu mban praktikën e cila kërkon lidhje alternative në krijimin e zgjidhjeve inovative arkitekturore brenda ndërtesës dhe është pronar i studios për arkitekturë.
Prof.Sean Vance është koordinator dhe anëtar në disa shoqata të arkitektëve, në Qendrën për disejn universal ku bashkëpunohet me ndërtuesit në zhvillimin e disejneve me qëllim që ndërtesa të përshtatet për personat e të gjitha moshave e posaçërisht për personat me aftësi të kufizuara. Disejni universal ka të bëjë me përshtatjen e kushteve të objekteve për personat me aftësi të kufizuara si në pjesën e jashtme ashtu edhe në brendinë e tyre, mundësimin e hyrjes si dhe qasjes më të lehtë deri te të gjitha pajisjet dhe hapësirat në brendi të shtëpive dhe objekteve publike.
Disejnimi i këtillë i hapësirave është një aspekt shumë i rëndësishëm gjatë krijimit të një disejni arkitekturor dhe paraqet një ndër standardet kryesore që duhet plotësuar gjatë ndërtimit të objekteve dhe njëkohësisht është standard që duhen sipas të cilit duhen adoptuar edhe objektet e ndërtuara më herët. Profesor Vance kryesisht fokusohet në lidhjen mes njerëzve, hapësirave dhe ambientit. Profesori Vance foli edhe për historinë e disejnit universal ku theksoi se historia e këtij drejtimi daton që nga viti 1975 kur edhe janë mbajtur ligjëratat e para në këtë lëmi. Me qëllim të nxitjes së krijimtarisë inovative të studentëve janë bërë një sërë eksperimentesh që studentët të kenë sa më të afërt ndjenjat dhe nevojat e personave me aftësi të kufizuara.
Para studentëve u dhanë shembuj konkret për objektet në të cilat profesori Vance dhe bashkëpunëtorët e tij kanë punuar, shembuj për disejn të brendshëm të shtëpive ku është intervenuar në kuzhinë, banjo, instalimin e ashensorëve, hyrjes nga jashtë, hyrjes nga garazhi në shtëpi dhe anasjelltas me qëllim të përshtatjes së kushteve për personat e me aftësi të kufizuara. Studentëve të programit studimor të arkitekturës ju ofrua mundësia që të bashkëpunojnë me profesorin Vance për të gjitha çështjet apo nevojat gjatë disejnimeve të ngjashme.
|
WEB MAIL Sign in apo Regjistrohu


