Bursa:

Oraret:

> ORARI I LIGJERATEVE

> ORARI I PROVIMEVE

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Dekani i Fakultetit të arteve doc. mr. Safet Spahiu, merr çmimin e vitit piktori më i mirë

 

Doc. Mr. Safet Spahiu, dekan i Fakultetit të Artit Figurativ në Universitetin Shtetëror të Tetovës, është shpallur piktori më i mirë nga Shoqata e Artistëve Figurativë të Maqedonisë (SHAFM). Në ekspozitën revyale të martën mbrëma në ambientet e Muzeut të Qytetit, me krijimet më të mira nga 120 artistë të të gjitha gjinive të artit figurativ, doc. mr. Spahiu është vlerësuar për veprën e tij "Kompozimi" pikturë në vaj teknikë e kombinuar.

 

Ndërsa katër çmime të tjera i janë ndarë artistëve maqedonas me motivacionin - skulptura dhe grafika më e mirë, si edhe për artistë të rinj më të mirë dhe për kontribut jetësor - In memorium. Në sfilitën e vitit, çdo artist, anëtar i shoqatës është prezantuar me një punim, mes tyre nuk kanë munguar edhe punime në nder të artistëve që nuk jetojnë. "Kjo ekspozitë u cilësua e suksesshme, sidomos mund të thuhet se arti pamor shqiptar u prezantua në mënyrë dinjitoze, çka e tregon më së miri edhe çmimi që iu dha një artisti shqiptar. Por kjo nënkupton edhe një tjetër fakt, që dyert e kësaj shoqate nuk mund të quhen të mbyllura për artistët shqiptarë, siç ka qenë deri tani, përkundrazi", shprehet nënkryetari i SHAFM, Reshat Ameti.

 

Në ceremoninë e hapjes, SHAFM krahas çmimeve ka ndarë gjithashtu edhe tre mirënjohje për Ministrinë e Arsimit, Ministrinë e Kulturës dhe Ministrinë e Mbrojtjes me motivacion kontributin e tyre në lidhje me rregullimin e një prej çështjeve më delikate, sigurimin e selisë dhe ambienteve të ekspozimit për shoqatën e artistëve. SHAFM potencon se këto tre institucione me koordinimin e punës së tyre dhe angazhimin e posaçëm të tre ministrave zgjidhën një prej çështjeve më kyçe, ndërsa mirënjohjet e ndara janë një obligim moral dhe gjest respekti ndaj kontributit të dhënë.

Ky është edicioni i 52 - të i organizimit të ekspozitës revyale, krahasuar me një vit më parë SHAFM ka bërë ndryshime lidhur me mënyrën e organizimit dhe ndarjes së çmimeve, ndërsa akordimi i një prej çmimeve për një artist shqiptar bëhet për herë të dytë. “Pritja para portës”, vepra që i solli çmimin dekanit të fakultetit të arteve Spahiu Tetovë, 7 dhjetor - "Pritja para portës" titullohet kompozimi që i solli dekani të Arteve të Universitetit Shtetëror të Tetovës, doc. mr. Safet Spahiu, një prej trofeve të Ekspozitës revyale në Muzeun e Qytetit, çmimin "Llazar Liçenovski", me motivacionin - piktura më e mirë. Artisti me shumë modesti pranon se ndihet i përkëdhelur nga akordimi i këtij çmimi nga Shoqata e Artistëve Figurativë të Maqedonisë, për vetë emrin që mban të artistit Llazar Liçenovski, i cili cilësohet si themelues i artit pamor në Maqedoni.

Piktura e cila në katalogun e ekspozitës titullohet thjesht kompozimi, është realizuar gjatë një kolonie në Gostivar. Për doc. mr. Spahiun kompozimi është "Pritja para portës", shkëputur nga cikli i tij artistik "Pritja". Artisti thotë se koncepti i veprës së tij nuk ka të bëjë me pritjen, kur rëndom, presim për të përcjellë apo pritur ardhjen e dikujt, por për një tjetër pritje, atë në intervalin e kohës, që prej momentit kur e dimë se do të ndodhë diçka dhe deri në realizimin e tij.

"Thelbi i filozofisë së kësaj pikture dhe i ciklit të pikturave është vërtet pritja, por ajo pritje në kohë, që prej momentit kur e dimë se do të ndodhë diçka dhe deri jetësimin e asaj që presim. Ky interval pritje shihet në dy këndvështrime është i gjatë dhe i shkurtër - kur presim të ndodhë një ngjarje e mirë, apo të marrim një lajm të mirë koha kalon shumë ngadalë, ndërsa e kundërta e asaj ndodh kur pret të ndodhë, apo të marrësh një lajm të keq, ky interval pritje është shumë i shkurtër", thotë artisti.

Kompozimi "Pritja para portës" u nderua me një prej gjashtë çmimeve të vitit që SHAFM i ndau me rastin e çeljes së ekspozitës revyale me punime nga 120 artistë, anëtarë të shoqatës. Çmimi i Spahiut ishte edhe çmimi i vetëm në gjininë e pikturës, ndërsa ai ishte artisti i vetëm shqiptar që u nderua me një prej çmimeve dhe mirënjohjeve të vitit. Artisti Safet Spahiu, dekan i Fakultetit të Arteve në USHT, është specializuar në degën e dizajnit grafik.

Me gjithë angazhimet e ngjeshura si dekan dhe profesor në këtë fakultet, Spahiu pohon se gjen kohë edhe për t'iu përkushtuar krijimtarisë artistike. Aktualisht është duke u përgatitur për të qenë prezent në ekspozitën që do të çelet në Shkup, ndonëse ende nuk dihet nëse kjo ekspozitë do të jetë në Galerinë Nacionale të Artit Figurativ ose në Galerinë Malla Stanica. Kritika për veprën e Spahiut Filozofi dhe esteti nga Universiteti i Prishtinës, Prof. dr. Kadri Metaj, thotë se në teknikën vaj dhe rërë në pëlhurë si dhe akrilik dhe rërë, Spahiu transponon artistikisht ciklin organik të jetës që është njëkohësisht realitet dhe shpresë.

Kur jemi te simboli dhe funksioni i tij artistik, vërejmë se në tablotë pikturale të Safet Spahiut katrori paraqet një arketip emblematik të pritjes së ndodhisë, sepse në fakt njeriu vazhdimisht ndodhet në pritje… Safeti me kolegët e tij nga Gostivari po ndërtojnë dimensionin më sublim të jetës- dimensionin artistik dhe imagjinar, pa të cilin në fakt jeta nuk do të mund të ishte jetë humane, thotë Metaj.

Kush është dekani i Arteve të USHT Artisti doc. mr. Safet Spahiu ka lindur në Prizren. Më 1985 diplomon në Akademinë e Arteve në Universitetin e Prishtinës, ndërsa studimet pasuniversitare i mbron me temën "Proza në pikturën e librit". Spahiu ka punuar si krijues i dizajnëve të stampimit në "Printeks", ka qenë anëtar i këshillit artistik dhe udhëheqës i seksionin e artit figurativ pranë shoqatës "Agimi", iniciator për themelimin e shoqatës mbarëkombëtare për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore historike, anëtar i Këshillit për organizimin e 100 vjetorit të shkollës shqipe të vashave në Prizren, si dhe ekspozitës me karakter mbarëkombëtar.

Ka punuar si asistent në degën e Dizajnit Grafik në Fakultetin e Artit në USHT, është anëtar i kryesisë së shoqatës së artistëve figurativë të Maqedonisë "Draudacum", ndërsa prej vitit 2000 ligjëron në lëndët e Dizajnit grafik - Përgatitja e librit dhe Grafika reklamuese. Ekspozita personale dhe pjesëmarrja në koloni Doc. mr. Spahiu ka çelur një sërë ekspozitash personale që prej vitit 1986. Në Prizren - Shtëpia e kulturës, "Agimi", Galeria "Vatra", Galeria e Artit "Rada"; në Gostivar - Kaffe Gallery "La Mrage", "Asnom" dhe në Shkup në Art club "Alternative".

Ka marrë pjesë edhe në numër të madh ekspozitash kolektive në Prishtinë, Sarajevë, Prizren, Gostivar, Shkup, Strugë, Dibër, Manastir, Rahovec, e Therandë, si edhe në një sërë kolonish artistike. Safet Spahiu është gjithashtu fitues i disa çmimeve dhe shpërblimeve si "Flaka e Janarit", "Pedagog i dalluar" dhe "Ars Albanica".  

 

 

Kërko në google :

WEB MAIL Sign in apo Regjistrohu