Universiteti Shtetëror i Tetovës:

 

Universiteti Shtetëror i Tetovës


rruga e Ilindenit pn, 1200 Tetovë, Republika e Maqedonisë
Tel: +389 44 356 500
Fax: +389 44 334 222

e-mail:international@unite.edu.mk

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

USHT-ja e shënoi Ditën e Mësuesit

 

Tetovë, 7 mars – Universitetin Shtetëror të Tetovës (USHT) e ka shënuar Ditën e Mësuesit - 7 Marsin. Me një program të pasur kulturor dhe artistik, në Amfiteatrin e Rektoratit është shënuar kjo datë e rëndësishme e arsimit shqiptar, ndërsa të pranishëm, përveç ligjërueseve dhe studentëve të USHT-së, kanë qenë edhe shumë veteranë të arsimit shqiptar në Maqedoni.


Referatin e rastit e ka lexuar Akademik Rexhep Qosja, i cili ndër të tjera ka folur për rolin e mësuesit në shoqërinë shqiptare. Sipas tij mësuesi është person me rëndësi të jashtëzakonshme në jetën individuale dhe atë shoqërore. “Mësuesi, ky krijues i gjithanshëm, më së pari e krijon atdhetarin. Vetëdija atdhetare e fëmijës, e të rinjve, e të gjithë atyre që quhen banorë të një shteti, në masë të madhe i detyrohet punës së mësuesit. Mësuesi na mëson fjalën atdhe”, ka thënë akademik Qosja.


Në emër të Rektorit të USHT-së, prof. dr. Sadi Bexheti, ka përshëndetur dekani i Fakultetit Filologjik, doc. dr. Luljeta Isaku, e cila gjithashtu ka bërë edhe promovimin e revistës “Cogito”, revistë e cila botohet nga i njëjti fakultet. Me rastin e festës së 7 marsit është botuar numri i dytë i kësaj reviste.
“Cogito” pretendon të jetë një hapësirë mediale, për të promovuar debatin dhe qasjet e reja për probleme socio-kulturore, do të synojë që t’i ofrojë rreth vetes forcat e reja intelektuale dhe kreative, e hapur për mendimet, idetë dhe qasjet e ndryshme për rreth fenomeneve kulturore dhe shoqërore. “Cogito” do të jetë një hapësirë mediale për të shprehur dhe reflektuar mendimin e lirë, demokratik, korrekt dhe kritik ndaj gjithë fenomeneve dhe specifikave të jetës sonë, duke iu kundërvënë skeletimit shpirtëror”, ka thënë doc. dr. Luljeta Isaku.


Në këtë manifestim, Kori i USHT-së, nën udhëheqje të dirigjentit Agon Xhemaili, ka ekzekutuar disa këngë korale, ndërsa artistë të Fakultetit të Arteve, Programi studimor i Artit Muzikor kanë ekzekutuar disa pika muzikore. Studentët e Fakultetit Filologjik kanë prezantuar një recital, i përgatitur nga mr. sc. Ibrahim Veliu.
Në manifestim ka pasur mysafirë edhe nga universitetet tjera, veteranë të arsimit, përfaqësues të shkollave të mesme dhe institucioneve të tjera.    

 

 

 

 

Kërko në google :

WEB MAIL Sign in apo Regjistrohu