Universiteti Shtetëror i Tetovës:

Universiteti Shtetëror i Tetovës
rruga e Ilindenit pn, 1200 Tetovë, Republika e Maqedonisë
Tel: +389 44 356 500
Fax: +389 44 334 222
e-mail:international@unite.edu.mk
Fakulteti i arteve i USHT-së i bashkëngjitet aksionit humanitar
Të mërkurën, në ambientet e Fakultetit të Arteve pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës Projekti një ditor, tani më tradicional i është dedikuar fëmijëve, me theks të veçantë fëmijëve të hendikepuar.
Të gjithë studentët dhe profesorët e programit studimor Art figurativ i janë përgjigjur pozitivisht ftesës për një akt të tillë, për krijimin e mbi 100 punimeve artistike – piktura me motive për fëmijë duke u ndihmuar fëmijëve dhe duke shënuar ditën ndërkombëtare të fëmijëve.
Sekretari i Kryqit të Kuq, z. Qatip Besimi u shpreh mirënjohës për bashkëpunimin me Universitetin Shtetëror të Tetovës. “Kjo është hera e dytë që USHT-ja i përgjigjet pozitivisht kërkesës sonë për një organizim të tillë. Vërejmë se studentët dhe profesorët me kënaqësi punojnë këto vepra arti dedikuar fëmijëve. Pjesa më e madhe e punimeve do të vendosen në Qendrën Klinike të Tetovës, në repartin për fëmijë, ndërsa pjesa tjetër do të shfrytëzohet për projekte tjera për fëmijë.”- u shpreh z. Besimi.
Dekani i Fakultetit të Arteve, doc. Safet Spahiu ndër tjera u shpreh: “Nuk është hera e parë që studentët dhe profesorët e programit studimor Art figurativ t’i bashkëngjiten një akti të tillë. Është në natyrën e artistëve që të organizojnë shumë ekspozita me qëllime humanitare. Kjo e sotshmja është një prej tyre. Pa përjashtime, të gjithë studentët dhe i gjithë stafi i Fakultetit të Arteve është angazhuar në realizimin e këtij projekti në ndihmë të fëmijëve.” Koordinator i projektit “Për fëmijë më të lumtur” është profesor Nevzat Bejtuli – Kica. Ndërkohë në Universitetin Shtetëror të Tetovës vijojnë ditët e hapura – Open Days deri më datë 09 maj 2008. Të mërkurën në mbrëmje organizohet koncert madhështor për studentët e rinj.
|
WEB MAIL Sign in apo Regjistrohu


