Universiteti Shtetëror i Tetovës:

Universiteti Shtetëror i Tetovës
rruga e Ilindenit pn, 1200 Tetovë, Republika e Maqedonisë
Tel: +389 44 356 500
Fax: +389 44 334 222
e-mail:international@unite.edu.mk
Koncert madhështor organizuar nga USHT
Emra të njohur të muzikës shqiptare kanë performuar këngë nga repertoari i tyre në Koncertin madhështor të organizuar nga Unioni i Studentëve të Universitetit Shtetëror të Tetovës me mbështetje të Rektoratit të USHT-së, në Pallatin e Kulturës në Tetovë.
Dedikuar maturantëve nga e gjithë Maqedonia, si pjesë e ditëve të hapura nga 05-09 maj 2008, këngëtarët Selami Kolonja, Bajramali Idrizi, Valon Suma, Adelina Tahiri, Venera Imeri dhe Kastriot Latifi, të gjithë pjesë e Universitetit, si profesorë apo si studentë, kanë përcjellur emocione përmes këngëve më të mira të tyre.
Qindra maturantë nga të gjitha qytetet shqiptare në Maqedoni kishin ardhur për të përcjellur koncertin e yjeve muzikore shqiptare dhe të informohen për studimet në Universitetin Shtetëror të Tetovës.
Në emër të Rektorit të USHT-së dhe të stafit udhëheqës, koncertin e hapi doc. Senad Abduli duke iu drejtuar maturantëve, studentëve të ardhshëm të Universitetit Shtetëror të Tetovës. “Studimet në USHT janë të bazuara në planet dhe programet mësimore më të avancuara të arsimit sipëror në Evropë, prandaj ju sigurojmë cilësi të lartë studimesh dhe perspektivë në ngritjen tuaj profesionale” tha ndër të tjera doc. Senad Abduli.
Ditët e hapura – Open Days në Universitetin Shtetëror të Tetovës vazhdojnë deri më datë 09 maj 2008 (e premte) ku maturantët do të mund të informohen për së afërmi nga stafi akademik dhe mbështetës, mbi ofertën e USHT-së, planprogramet, kushtet dhe cilësinë dhe procedurat për regjistrim.
|
WEB MAIL Sign in apo Regjistrohu



