Randall Powell nga Universiteti i Indianës vizitoi USHT-në
Në Universitetin Shtetëror të Tetovës, ditën e hënën për vizitë pune ka qëndruar profesori Randall Powell nga Universiteti i Indianës, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Profesori Powell, i shoqëruar nga Visar Ademi, koordinator për zhvillimin e fuqisë punëtore në kuadër të korporatës Carana janë takuar me Rektorin e USHT-së, prof. dr. Agron Reka. Në këtë takim me karakter pune është diskutuar për mundësinë e futjes së një lënde mësimore zgjedhore për zhvillim të karrierës në USHT, me ç’rast profesori Randall Powell ofroi ndihmën e tij akademike për trajnim të stafit universitar, për profesionalizim të kuadrove që do të ligjëronin në këtë lëmi.

Rektori i USHT-së, prof. dr. Agron Reka, shprehu gatishmëri për implementimin e iniciativave të tilla dhe e siguroi profesorin Randall Powell se udhëheqësia e Rektoratit të USHT-së do të angazhohet për përgatitjet teknike dhe akademike për zbatimin sa më të shpejtë të këtij bashkëpunimi mjaft të rëndësishëm për Universitetin Shtetëror të Tetovës. Visar Ademi shprehu falënderime për USHT-në, për bashkëpunimin e deritanishëm të këtij institucioni të arsimit sipëror me programin “Karriera Ime”, i cili është përbërës tepër i rëndësishme i “Projektit për Konkurrencë”, i zbatuar nga korporata CARANA, ndërsa i financuar nga USAID.

Përndryshe, Randall Powell nga Universiteti Idiana, njëkohësisht është themelues dhe drejtor i Qendrës së karrierës në këtë universitet, për 40 vjet me radhë. C. Randall Powell me aftësitë tij të veçanta në shërbimet e karrierës ka udhëzuar mijëra studentë drejt kompanive më të suksesshme botërore.

Zyra për Informim
Universiteti Shtetëror i Tetovës.
Kontakt:
e-mail: press@unite.edu.mk
044-356-500, lokal 542 |