Lajme:

 

Në USHT shënohet 60 vjetori i NATO-s

 

8 Prill, 2009 - USHT në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes organizoi prezentim me temë “NATO dhe Republika e Maqedonisë në rrugën drejt NATO-s”.
Në këtë eveniment ishin prezent një numër i madh ambasadorësh si dhe atashetë ushtarake të vendeve anëtare të NATO-s si dhe të misioneve të akredituara në Maqedoni.


Nikoqiri i këtij organizimi rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës, prof.dr. Sadi Bexheti përshëndeti të pranishmit dhe ndër të tjera theksoi: “Është i pamohueshëm fakti që Republika e Maqedonisë ka ende për të bërë deri në anëtarësimin e plotë në NATO dhe në Bashkimin Evropian, dhe besoj që përkrahjen që e ka nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet tjera anëtare të NATOS, do të jetë me rëndësi të madhe për ne, dhe e cila edhe në të ardhmen do të jetë nxitje për implementimin e reformave të përgjithshme në vendin tonë”.
Poashtu rektori iu drejtua edhe studentëve me porosinë se NATO nuk përfaqëson vetëm organizatë ushtarake, por atë e pasurojnë të gjitha vlerat e Bashkimit Evropian, siç janë: liria, paqja, demokracia, të drejtat e njeriut, sundimi i shtetit ligjor, progresi, arsimi dhe se këto vlera duhet t’i kultivojmë dhe mbindërtojmë në çdo moment.

 

Ministri i mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, zt. Zoran Konjanovski poashtu përshëndeti nikoqirët dhe të pranishmit duke u uruar përfaqësuesve të Shqipërisë dhe Kroacisë anëtarësimin në Aleancë dhe potencoi se anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë mbetet përcaktim i fuqishëm strategjik dhe prioritet më i lartë shtetëror. Ai potencoi se:”Republika e Maqedonisë vazhdon fuqishëm të hapëron drejtë rrugës së vetme – rrugës për integrimin e saj evropian dhe euroatlantik”.

 

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni, Ekselenca e Tij zt. Philip Reeker, në fjalën e tij përshëndetëse theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO ku edhe njëherë potencoi përkrahjen dhe përcaktimin e SHBA-ve drejt arritjes së këtij synimi duke cituar presidentin Obama “Mezi pres ditën kur do të shoh Maqedoninë anëtare të NATO-s”.
Edhe ambasadorja e Mbretërisë së Holandës, Ekselenca e Saj, znj. Simone Filippini, në fjalën e rastit si përfaqësues e shteteve anëtare të NATO-s për dy vitet në vijim mes tjerash tha se rruga e vetme e Maqedonisë është integrimi i saj në BE dhe NATO. Ajo nënvizoi se anëtarësimi në këto struktura nuk sjell vetëm përfitime por edhe përgjegjësi të mëdha.

 

Ministri i mbrojtjes mbajti prezantimin me temë “NATO dhe Republika e Maqedonisë në rrugën drejt NATO-s” para të pranishmëve dhe studentëve të USHT.
Ky prezentim përmbante një retrospektivë të zhvillimit të Aleancës veriatlantike që nga themelimi në 4 prill 1949 deri më sot si dhe hapat e Maqedonisë në 15 vitet e shkuara në drejtim të anëtarësimit në NATO. Ministri poashtu ndau kohë edhe për pyetjet e studentëve dhe gazetarëve.

Përveç ambasadorëve të SHBA dhe Mbretërisë së Holandës, të pranishëm ishin edhe ambasadorët e: Bullgarisë, Sllovenisë, Hungarisë, Polonisë, Turqisë, Shqipërisë si dhe përfaqësues të gjeneralshtabit të Republikës së Maqedonisë.

 

 

 

 

GAZETA UNIVERSITARE

PARLAMENTI I STUDENTËVE
Studentët e diplomuar

 

 

 

 

ISO 9001 - 2000