Universiteti Shtetëror i Tetovës:

 

Universiteti Shtetëror i Tetovës


rruga e Ilindenit pn, 1200 Tetovë, Republika e Maqedonisë
Tel: +389 44 356 500
Fax: +389 44 334 222

e-mail:international@unite.edu.mk

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Donacion norvegjez në Universitetin Shtetëror të Tetovës

 

Tetovë, 9 prill – Fondacioni norvegjez “Vester”, të mërkurën i bëri një donacion Bibliotekës së Universitetit Shtetëror të Tetovës. Fjala është për botimin më të ri në fushën e filozofisë, “Filozofia politike” të autorëve Raino Malnes dhe Knut Midgaard. Rami Kamberi, drejtor i Bibliotekës së USHT-së shprehu mirënjohje për autorin e librit të shqipëruar, Shtëpinë botuese  “Feniks” dhe Ambasadën norvegjeze.

 

“Kjo krijon një urë mes shqiptarëve të Maqedonisë me Norvegjinë të cilët përmes kësaj vepre do të na dhurojnë nga kultura e tyre politike”, tha Kamberi. Ai më tej shtoi se ky donacion është i mirëseardhur jo vetëm për furnizimin me libra, por edhe të shkëmbimit të kulturave dhe shpreson që edhe librat nga autorë shqiptarë të Maqedonisë të plasohen në Norvegji.

 

Përfaqësuesja e fondacionit norvegjez, Astrid Megard Sollid sqaroi se kjo është hera e tretë që  qëndron në USHT dhe kësaj radhe kënaqësia është më e madhe se vinte me një sasi më të madhe të librave, që janë ide me vlerë. “Norvegjia dhe Maqedonia janë dy shtete të vogla në skaje të ndryshme të botës dhe shpresojmë së ky libër do të jetë një urë lidhëse mes tyre”, shtoi ajo.

 

 

 

 

Kërko në google :

WEB MAIL Sign in apo Regjistrohu