Bursa:

Oraret:

> ORARI I LIGJERATEVE

> ORARI I PROVIMEVE

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Besiana Mehmedi përfaqëson këngën e trojeve shqiptare të Maqedonisë dhe USHT-në në Festivalin e RTSH-së

 

Në datat 14, 15 dhe 16 dhjetor organizohet Edicioni 46-të i Festivalit të Radio Televizionit Shqiptar, manifestimi më i madh i këngës, i cili këtë vit do të mbështjelle një numër të madh këngëtarësh të zëshëm të muzikës shqiptare. Pas prezantimit të këngëve në dy netët e para të festivalit, në natën finale të 16 dhjetorit do të shpallet edhe fituesi i festivali i cili do të merr pjesë në festivalin e këngës evropiane Evrovizion.

 

Drejtor artistik i festivalit është Edmond Zhulali, regjisor Pali Kuke, prezantues janë Piro Çako dhe Elsa Lila. Në konkurrencë janë përfshirë këngëtarë të cilët do të interpretojne 'live" duke e bërë kështu festivalin më madhështor: Manjola Nallbani, Mariza Ikonomi, Rovena Dilo, Kozma Dushi, Mira Konci, Redon Makashi, A. Hadergjonaj etj. Këngëtarja Besiana Mehmedi, njëkohësisht asistente në Fakultetin e arteve, programi studimor Art muzikor pranë USHT-së, këtë vit përfaqëson Universitetin Shtetëror të Tetovës si dhe këngën e trojeve shqiptare të Maqedonisë në Festivalin e Radio Televizionit Shqiptar, edicioni i 46-të.

 

Besiana Mehmedi në këtë festival konkuron me këngën "Di të jetoj" me tekst të Qani Mehmedit, muzikë e orkestrim te Korab Shaqirit. Kënga është me tingëllime shumë etnike dhe me nota shumë optimiste, një këngë që i kushtohet të "bardhës " dhe " të zezës" në jetë dhe kurajon për të përballuar sfidat jetësore. “Me satisfaksion të veçantë, shpresoj që së bashku me studenten e USHT- së, Besarta Murtezani dhe katër balerinët e Arianit Sukniqit do të arrijmë të japim nje performancë që do të jetë përfaqësim dinjitoz i këngës shqiptare të Maqedonisë” u shpreh Besiana Mehmedi. Zyra për informim e USHT-së  

 

Kërko në google :

WEB MAIL Sign in apo Regjistrohu