Lajme:

 

USHT u prezantua në Panairin e Shkupit “Ditët e arsimit dhe karrierës”

 


Nga data 08 prill deri më 10 prill 2009, Universiteti Shtetëror i Tetovës u prezantua në Panairin e Shkupit “Ditët e arsimit dhe karrierës”, ku prezantoi ofertën për studentët e ardhshëm, fakultetet, programet studimore, drejtimet, mënyrën e studimit, metodat dhe programet e karrierës për studentët e USHT-së.


Në kuadër të aktiviteteve të panairit gjatë këtyre ditëve të prezantimit të arsimit, u organizuan edhe tryeza të rrumbullakëta. Prorektori për studime pasdiplomike, prof. dr. Fejzulla Shabani mori pjesë në tryezën kushtuar mobilitetit të studentëve dhe organizimit të studimeve pasdiplomike master dhe të doktoraturës, bashkë me prorektorë të universiteteve tjera pjesëmarrës në panairin e arsimit.


Në panair përpos universiteteve shtetërore dhe private të vendit, programe dhe oferta prezantuan edhe universitete të huaja.


Për më shumë informacione rreth aktiviteteve që u zhvilluan gjatë Ditëve të arsimit dhe karrierës vizitoni:
http://www.skopjefair.com.mk/manifestacii/obrazovanie/obrazovanie_opsto.htm

 

 

 

 

 

GAZETA UNIVERSITARE

PARLAMENTI I STUDENTËVE
Studentët e diplomuar

 

 

 

 

ISO 9001 - 2000