
Lajme:
Profesorët e USHT-së në ekspozitë në New York
Spahiu është dekan i Fakultetit të Artit në Universitetin Shtetëror në Tetovës. Ai është i specializuar në degën e dizajnit grafik. Spahiu ka hapur ekspozita personale në qytetin e lindjes, në Prizren më 1986, 1988,1991,1992,1993,1994, për të vazhduar më pas me ekspozita në Gostivar në vitin; 1996, 1997, 2005, si dhe në Shkup në vitin 2005 dhe 2009. Safet Spahiu ka qenë pjesë e ekspozitave në grup si në Shkup, Gostivar, Strugë, Manastir, si dhe jashtë vendit; Paris-Francë, Texas-USA, Sarajevë, Bosnjë, Prishtinë dhe së fundi në Nju Jork. Ai ka fituar disa herë çmime të rëndësishme në karrierën e tij artistike si: Çmimin e parë "Haka e Janarit", Gjilan-Kosovë; ndërsa në vitin 2000 fitoi "Ars Albanika" në Prishtinë. Për vitin 2008 ai u shpall piktori më i mire në Maqedoni dhe fitoi çmimin "Lazar Licenoski". Në këtë ekspozitë, që titullohet "4 New York", ai u paraqit me teknika të kombinuara dhe u prezantua me kompozimet në pikturë : "The moment 2- Momenti 2", "To the Goal- Drejt synimit", "Proud anticipation-Paralajmërim krenar", "Intervention l-Ndërhyrja 1", "Anticipation 3-Paraprirje 3" etj. Bashkim Mexhiti ka lindur më 1965 në Gostivar, ku edhe është arsimuar. Në virin 1991 ka përfunduar studimet universitare në Prishtinë, në fakultetin e Arteve, dega pikturë. Ai ndjehet me fat që kа pasë drejtimin e formimit profesional nga Prof. Tahir Emra. Edhe studimet pasuniversitare i kreu po në Prishtinë. Sërish ishte nën drejtimin e Prof. Tahir Emrës. Bashkim Mexhiti prej vitesh punon si profesor në Universitetin e Tetovës, në fakultetin e Arteve. Ai është magjistër i pikturës me përvojë shumë vjeçare në arsim dhe në fushën e krijimtarisë figurative. Është përgjegjës në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Tetovës. Ka magjistruar në vitin 1998 në Universitetin e Prishtinës me temën "Figuracioni në hapësirë". Bashkim Mexhiti ka qenë pjesë e shumë ekspozitave grupore dhe ka hapur disa ekspozita vetjake të suksesshme. Ka qenë pjesë gati e 40 ekspozitave grupore brenda dhe jashtë vendit. Në vitin 1998 ka hapë ekspozite personale në "Europe Galery" në Gostivar, në vitin 2000 në "La Mirage" Gostivar, në 2001-shin "Ignatia" Gostivar, në 2005-ën "KIC" Shkup, në 2006-ën hapi ekspozitë në Tetovë, në 2007 "MC Gallery New York, USA dhe rikthehet sërish në të njëjtën galeri, më 25 prill 2009. Në këtë ekspozitë u paraqit me punime të realizuara në akrilik në lcanavas:"The human trace -Gjurma njerëzore', "After the Burne-Pas djegies", "The composition - Kompozim", "Opulent victory-Fitore e bollshme", "The remembering- Të kujtuarit" etj. Pjesë e kësaj ekspozite është dhe artisti Reshat Ameti. Ai ka lindur në vitin 1964 në Gostivar. Është magjistër i pikturës në Universitetin Shtetëror të Tetovës. Në vitin 1984 kreu arsimin e mesëm për artin figurativ në Shkup. Në vitin 1989 kreu studimet universitare në Fakultetin e Arteve Figurative në Shkup, nën drejtimin e profesoreshës Ana Temkova. Ka magjistruar në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës nën drejtimin e profesorit të njohur Rexhep Ferri. Ka hapë deri tani 20 ekspozita vetiake: në vitin 1990 është përfaqësuar në një ekspozitë grupore në "K Galery" Vjenë, në vitin 1992 në Tetovë, në 1994 në Gostivar, Shkup dhe Dibër, në 1995 në Shkup, në vitin 1996 në Gostivar, në vitin 1997 ka ekspozuar në Gostivar dhe dy herë radhazi në “ТАI Galery” në Nju Jork, në 2000 në Shkup, në 2003 sërish në Vjenë dhe në Shkup, në 2004 në Nju Jork, Paris, Strugë dhe rikthehet sërish në Nju Jork, në 2005 në Tiranë, në 2007 në Hamburg dhe në Shkup, për t'u rikthyer në ekspozitën e të katërve në Nju Jork me 25 prill 2009. Është pjesëmarrës në rreth 50 ekspozita kolektive brenda dhe jashtë vendit. Në këtë ekspozitë u paraqit me ciklin "Nga tradita" punime vaji në kanavas. Në ekspozitën e të katërve në Nju Jork, punimet e veta i paraqiti edhe artisti Ilirjan Beqiri. Është magjistër i pikturës. Ka kryer shkollën fillore në Tetovë në vitin 1982, më 1986 përfundoi shkollën e mesme, ndërsa në vitin 1987 nisi studimet në Fakultetin Filologjik, dega letërsi dhe gjuhë shqipe. Në vitin 1988 diplomon në Fakultetin e Arteve dhe ka marrë titullin akademik "Profesor i Arteve". Në vitin 2002 mbron temën e magjistraturës "Peisazhët-Kullë" nën udhëheqjen e Prof. Tahir Emra. Ka dëshmuar aftësi në pikturë, grafikë, skulpturë. Ka qenë pjesëmarrës në ekspozita kolektive: Në vitin 1998" Europe Galery" në Gostivar, në 2003 në Tetovë, në vitin 2004 në Prishtinë etj. Ka çelë ekspozita personale në Tetovë në vitet 1998 dhe 1999, në vitin 2000 ka çelë dy ekspozita në Tetovë dhe një në Shkup, në 2001 ka qenë pjesë e dy ekspozitave; njëra personale, në 2002 në Gostivar, dy ekspozita në Tetovë "Saloni dimëror" dhe "Saloni pranveror", ka marrë pjesë edhe në një ekspozitë kolektive në Berat; në 2003 ka çelë ekspozitë në Gostivar dhe në Tetovë, në 2004 ka çelë katër ekspozita në Tetovë,në vitin 2005 ka qenë pjesë e një ekspozite kolektive në Tetovë, ka hapur ekspozite personale në Shkup, në vitin 2007 ka çelë ekspozitë në Shkup dhe në Galerinë e Arteve në Tetovë. Në këtë ekspozitë të 25 prillit 2009 në Nju Jork erdhi me teknikën e akrilikut në kanavas me kompozimet "The Polog-Pologu", “The Gajre-Garje” , “'Old Street of Prizren-Rrugë e vjetër në Prizren", “The Selca-Selca". Ekspozita ”4 Nju Jork” u çel të shtunën me 25 prill dhe ishte e hapur deri në 4 maj 2009. |


PROGRAMI ERASMUS 