Bursa:

Oraret:

> ORARI I LIGJERATEVE

> ORARI I PROVIMEVE

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Alban Dudushi dhe Mentor Nazarko në USHT

 

Tetovë, 11 janar - Me iniciativë të Programit studimor të gazetarisë pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës (USHT), është realizuar një bashkëbisedim i hapur në mes të udhëheqësit të njohur të emisionit Top Show, në Top Channel, Alban Dudushi, analistit Mentor Nazarko dhe mysafirëve nga sfera të ndryshme.. Përveç debatit që u krijua në mes të studentëve dhe Dudushit, në panel diskutimi ishte edhe redaktori emisionit të Albanit Mentor, Nazarko. Ai tha se nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen në Top Show të diskutohet edhe për tema që kanë të bëjnë edhe me shqiptarët e Maqedonisë.

”Ne jemi një komb, për shkak të rrethanave historike jemi të ndarë në shtete të ndryshme mirëpo në duhet të fillojmë të mendojmë si një komb, dhe për të bërë këtë ne duhet të takohemi, të shkëmbejmë ide, dhe do të vazhdojmë të bëjmë këtë, jemi të vonuar në këtë aspekt dhe ne do të bëjmë disa emisione në Top Chanel, që t`ua përkushtojmë shqiptarëve të Maqedonisë, problematika shoqërore, të dhunës së gruas, pesha e shqiptarëve në shtetin e Maqedonisë, roli i intelektualëve, universiteteve dhe ky ishte një nga qëllimet kryesore që erdhëm këtu”, deklaroi Nazarko.

Drejtuesi i emisionit prestigjioz në Shqipëri, thotë se kjo është një eksperiencë e re e tij, dhe ky debat dhe bashkëpunim në të ardhmen do të jetë edhe i konkretizuar.”Është një përvojë e re për mua, por edhe një përvojë për studentët dhe universitetin. Po ashtu, ne si popull kemi nevojë për bashkëpunime të ndërsjella mes veti në përgjithësi kudo që shqiptarët ndodhen, në Tetovë, në Tiranë, në Prishtinë e gjetiu. Ky lloj bashkëpunimi i drejtpërdrejt me studentët dhe universitetin, vjen për të krijuar dhe njohur realitetet gjithë shqiptare, patjetër ky takim e ka atë karakter. Ne kemi projektuar një grup emisionesh jo vetëm të karakterit politik por edhe problematikave tjera që kanë të bëjnë me shqiptarët e Maqedonisë, si ato sociale dhe kulturore, jo vetëm me studentët por me profesorët që të ngremë një emision të atij niveli që e kemi në Tiranë”, deklaroi Dudushi. Ndërkohë organizatori i këtij debati , profesor Ylber Lili, thotë se eksperienca e gazetarisë së Shqipërisë është e mirëseardhur për studentët e gazetarisë, e sidomos përvoja e emisionit Top Show. “Kjo është një njohje e ndërsjellë mes gazetarisë që zhvillohet brenda kufijve të Shqipërisë, dhe përvojave të gazetarisë, që janë tek gazetarët e Maqedonisë.

Është një skemë e re se si do të funksionojnë gjërat në të ardhmen, në kultivimin e vlerave, në shkëmbimin e ideve në shkëmbimin e eksperiencave. Unë kam vërejtur se tek studentët emisioni i Albanit është interesant, padashur të sfidoj rolin dhe peshën e emisioneve tjera në Shqipëri. Kjo vjen për arsye se në emisionin e Albanit, trajtohen një sërë problematikash, një fushë e gjerë dukurish, fenomenesh, sigurisht që i jepet përparësi, temave të arsimit, shkencës dhe të tjera. Është një dëshirë e studentëve, do të tregojmë edhe ne eksperiencat tona që i kemi këtu”, thotë profesor Lili. Mysafirët nga Shqipëria, thanë se në të ardhmen një debat i tillë do të realizohet në bashkëpunim me mediumet në Maqedoni.  

 

Kërko në google :

WEB MAIL Sign in apo Regjistrohu