Universiteti Shtetëror i Tetovës:

 

Universiteti Shtetëror i Tetovës


rruga e Ilindenit pn, 1200 Tetovë, Republika e Maqedonisë
Tel: +389 44 356 500
Fax: +389 44 334 222

e-mail:international@unite.edu.mk

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ligjëruesi i USHT-së Vullnet Ameti doktoron në Universitetin e Tuzlës 

 

Ligjëruesi i Universitetit Shtetëror të Tetovës, Mr Vullnet Ameti është shqiptari i parë që ka fituar gradën shkencore doktor në lëmin e sporteve mundëse, gjegjësisht në mundje- stili i lirë. Me 1 shkurt, mr. sc. Vullnet Ameti mbrojti disertacionin e doktoratës në Universitetin e Tuzllës, në Fakultetin e Edukatës Fizike dhe Sportit, të Bosnjës dhe Hercegovinës. Tezat shkencore ai i ka mbrojtur para një komisionin ndërkombëtar të përbërë nga 5 anëtarë nga universitete të shteteve të ndryshme.  

Në vendimin e komisionit profesional vlerësohet me sukses punimi dhe mbrojtja e disertacionit të doktoratës. Me temën: “Transformimi dhe ndikimi i karakteristikave antropologjike në ekzekutimin e suksesshëm të aftësive specifike motorike në mundje” kandidati mbrojti në mënyrë të shkëlqyeshme disertacionin e doktoratës dhe fitoi të drejtën e gradës shkencore - doktor i shkencave shoqërore në lëmin e kulturës fizike”, thuhet në vendimin e komisionit. 

Vullnet Ameti, i lindur më 18.10 1966 në Tetovë dhe nga viti 1991 është i kyçur në procesin arsimor si arsimtarë dhe profesorë në lëndën e kulturës fizike. Ameti Ndërsa në në vitin 2004, ka fituar titullin magjistër i shkencave të Kulturës Fizike në Universitetin e Prishtinës. Ameti ka një karrierë të shkëlqyer edhe në sport. Ai me mundje është marr nga viti 1979, ndërsa ka qenë kampion i ish Jugosllavisë në mundje në stilin e lirë në vitin 1985, ndërsa kampion i Maqedonisë për vite me radhë deri në vitin 2004. Aktualisht Ameti drejton klubin të vetëm të mundjes “Sharri” në Tetovë, klubi i cili pas disa viteve pritet të kthej famën qytetit të Tetovës dhe rajonit të Pollogut në përgjithësi, në këtë sport. Ai është edhe kryetar i Shoqatës së arsimtarëve të edukatës fizike dhe të sportit “Mens sana in corpora sano”. 

 

Kërko në google :

WEB MAIL Sign in apo Regjistrohu