Universiteti Shtetëror i Tetovës:

Universiteti Shtetëror i Tetovës
rruga e Ilindenit pn, 1200 Tetovë, Republika e Maqedonisë
Tel: +389 44 356 500
Fax: +389 44 334 222
e-mail:international@unite.edu.mk
USHT oficializon bashkëpunimin me Universitetin e Prishtinës
Prishtinë, 11 shkurt – Universiteti Shtetëror i Tetovës (USHT) ka nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim shkencor dhe arsimor me Universitetin e Prishtinës (UP). Të njëjtën ditë, marrëveshje për bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës kanë nënshkruar edhe Universiteti i Shtipit “Goce Dellçev” si dhe Universiteti “Shën Klimenti i Ohrit” nga Manastiri. Të hënën në Prishtinë, Rektori i USHT-së prof. dr. Sadi Bexheti dhe, Rektori i Universitetit “Shën Kliment Ohridski” Prof.dr. Zlatko Zhoglev dhe Prorektori për Shkencë nga Universiteti “Goce Delçev” – Shtip, Prof.dr. Blazho Boev dhe Rektori i UP-së, prof. dr. Enver Hasani kanë oficializuar bashkëpunimin ndërmjet universiteteve, duke hapur një faqe të re në bashkëpunimin dypalësh.
“Bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës ka ekzistuar që nga themelimi i Universitetit tonë. Megjithatë kjo marrëveshje hap shtigje të reja bashkëpunimi për përparimin e zhvillimit të arsimit sipëror, veprimtarisë mësimore dhe kërkimore shkencore” tha Rektori prof. dr. Bexheti. Ai në vazhdim ka potencuar rëndësinë e kësaj marrëveshje, si dhe lëmit në të cilat dy universitetet në fjalë janë përcaktuar për bashkëpunim. Rektori i USHT-së, gjithashtu ka paralajmëruar edhe nënshkrimin marrëveshjeve për bashkëpunim edhe me disa universitete të Bosnjës dhe Hercegovinës, që sipas tij do të nënshkruhen brenda kësaj jave.
Marrëveshja në fjalë parasheh bashkëpunim në veprimtarinë mësimore shkencore, në sferën e politikës regjistruese të studentëve, projekte shkencore-hulumtuese, zbatimin e sistemit të vetë evaluimit për vlerësim të kualitetit të kuadrit akademik dhe programeve studimore, këmbim të mësimdhënësve dhe këmbim të studentëve. Marrëveshja gjithashtu parasheh aplikim të përbashkët të USHT-së dhe UP-së në projekte ndërkombëtare si dhe bashkëpunim në fushat kulturore, sportive dhe aktiviteteve tjera universitare. |
WEB MAIL Sign in apo Regjistrohu

