Universiteti Shtetëror i Tetovës:

 

Universiteti Shtetëror i Tetovës


rruga e Ilindenit pn, 1200 Tetovë, Republika e Maqedonisë
Tel: +389 44 356 500
Fax: +389 44 334 222

e-mail:international@unite.edu.mk

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Debati Universitar me temë: “Ligji për arsim sipëror”


10 prill 2008, Tetovë – Ligji për arsim sipëror ishte tema e debatit universitar, organizuar nga Universiteti Shtetëror i Tetovës dhe Radio Televizioni i Maqedonisë, programi në gjuhën shqipe. Të ftuar në debat ishin Ministri për Arsim dhe Shkencë në Maqedoni, Mr. Sulejman Rushiti, Rektori i Universitetit të Manastirit “Kliment Ohridski”, Prof.dr. Zllatko Zhoglev dhe Rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës, Prof.dr. Sadi Bexheti.


Lidhur me skenën momentale politike dhe ngjarjet e fundit në parlament respektivisht kërkesën nga partia opozitare për përbërje të parlamentit, pikërisht në momentin kur në rend të ditës ishte ristrukturimi i fakulteteve të universiteteve shtetërore, e në veçanti të Universitetit Shtetëror të Tetovës, ministri e klasifikoi si një hap jo të momentit por të planifikuar më herët duke përmendur me këtë rast edhe obstruksionet që këtij dikasteri i janë bërë gjatë përgatitjes së ligjit për arsimin sipëror.  Mirëpo sipas ministrit Rushiti kjo nuk duhet të shqetësojë as udhëheqësit e as studentët në Universitetin Shtetëror të Tetovës sepse e gjithë ajo që është planifikuar edhe do të realizohet duke pas parasysh dinamizmin dhe entuziazmin që ka në USHT.


Edhe pse ndoshta kampanja parazgjedhore kërkon angazhim por sërish kjo nuk do të thotë se projektet e filluara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të ndërpriten. “Ne kemi filluar projekte afatgjate të cilat nuk varen nga zgjedhjet, si projekti për pesë mijë punësime të reja të shqiptarëve në administratën shtetërore, projekti i USHT-së, ndërtimi  sallave sportive dhe shumë projekte tjera” potencoi ministri Rushiti.
Rektori Zhoglev foli lidhur me ligjin mbi arsim sipëror ku theksoi se ky ligj është fryt i një pune të afatgjate dhe është një ligj që është punuar në detaje në bashkëpunim të ndërsjellë mes universiteteve shtetërore, private dhe ministrisë për arsim edhe pse ka hasur shpesh në pengesa të shumta. Por ky ligj është në pajtim me legjislaturën evropiane dhe jep mundësi për afrim me Evropën sepse ky ligj njëkohësisht është në përputhshmëri me aktin për harmonizim me legjislaturën e Bashkimit Evropian.
Lidhur me këtë ligj foli edhe Rektori Bexheti i cili theksoi se ky ligj u jep një autonomi më të madhe universiteteve për sa i takon menaxhimit mbi pronësinë - objektet por njëkohësisht edhe shton përgjegjësitë ndaj ministrisë për arsim dhe shkencë. “Ky ligj njëkohësisht parasheh, gjegjësisht ka tentativa të krijojë kushte më të mira si për studentët, profesorët por edhe për universitetet në tërësi”- tha rektori i USHT-së. Ligji parasheh përparime si për universitetet shtetërore ashtu edhe për ato private. Universitetet kanë bërë një punë shumë të lodhshme sa i përket ristrukturimit të fakulteteve, punë e cila është përkrahur nga Ministria për Arsim dhe Shkencë, komisioni për akreditim ka akredituar programet tona studimore dhe ajo që është dashtë të bëhet nga parlamenti ka qenë vetëm të legjitimon punën tonë. Por kjo na bën të jemi edhe më këmbëngulës dhe të punojmë më tepër – tha Rektori i USHT-së.


Për sa i takon pyetjes rreth mundësisë për mësim në gjuhë shqipe në rrethin e Manastirit, rektori Zhoglev tha se është një rregull ndërkombëtare e cila thotë se askujt nuk mund ti merret e drejta e studimit në gjuhën e vet amtare përderisa për një gjë të tillë ekzistojnë kushte. Lidhur me këtë ai tha: “Që në kohë kur kam punuar si dekan kam dhënë idenë për hapjen e drejtimeve të studimit në gjuhë shqipe dhe maqedonase por duke pas parasysh rrethanat e asaj kohe, unë dhe bashkëmendimtarët e mi jemi etiketuar si tradhtarë. Por sot këto gjëra janë zhdukur dalëngadalë sepse të dish një gjuhë tjetër është vlerë dhe besoj se njerëzit që quajnë veten si demokratik nuk duhet të shqetësohen nga gjëra të këtilla”.
Çështja e bibliotekës universitare të Tetovës ishte edhe tema përmbyllëse e debatit universitar për të cilën ministri drejtoi kritika të ashpra drejtë pushtetit lokal, konkretisht kryetarit të Komunës së Tetovës për pengimin e realizimit të një projekti të këtillë, veç më të miratuar nga Ministria  e Kulturës, sepse ky është projekt jo veç i qytetit të Tetovës por duke pas dy universitete, ky problem prek edhe në tërë Maqedoninë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kërko në google :

WEB MAIL Sign in apo Regjistrohu