Lajme:

 

Vizitë nga Universiteti JAMK – Finlandë

 

Një delegacion nga Universiteti JAMK – Finlandë (Jyvaskylan Ammattikorkeakoulu) i udhëhequr nga prof. dr. Eila Latvala dhe Msc. Pirjo Walden qëndroi  për vizitë pune në Universitetin Shtetëror të Tetovës, ku u prit nga u.d. Rektori I USHT-së, prof. dr. Agim Vela dhe përgjegjës të drejtimeve të Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë pranë USHT-së.

 


Temë diskutimi ishte inicimi i bashkëpunimit  mes USHT-së dhe Universitetit JAMK në nivel universitetesh, në fushat me interes të përbashkët, kryesisht në fushat e mjekësisë, mbrojtjes së shëndetit, edukimit shëndetësor, preventivës shëndetësore etj.
Delegacioni finlandez, i shoqëruar me përgjegjës të universitetit vizitoi të gjitha objektet dhe laboratorët me të cilat disponon USHT-ja.
Gjatë takimit të punës u përpilua edhe një draft  program për themelimin, fillimin e bashkëpunimit mes universiteteve, e që ndër tjera parasheh nënshkrimin protokollar të marrëveshjes në shtator të këtij viti, shkëmbimin e profesorëve dhe studentëve nga viti 2010 respektivisht nga 2011, krijimin e master programit për Kujdes shëndetësor në USHT në bashkëpunim me Universitetin JAMK dhe universitetet partnere përkatëse, si dhe përpilimin e projekteve dhe programeve të përbashkëta, organizimin e shkollave verore dhe organizimeve shkencore tjera të përbashkëta etj.
U.d. Rektori i USHT-së, prof. dr. Agim Vela përshëndeti iniciativën e ndërmarrë dhe falënderoi delegacionin e Universitetit JAMK për gatishmërinë e shprehur për të përkrahur dhe ndihmuar Universitetin Shtetëror të Tetovës. “USHT si institucion arsimor relativisht i ri, ka nevojë për përkrahje profesionale nga universitetet simotra në Evropë, sidomos në fushën e mjekësisë, si një ndër fakultetet më të ri në universitet.”- u shpreh Rektori prof. dr Agim Vela.
Universiteti JAMK ka rreth 8000 studentë në studime deridiplomike, me staf akademik mbi 650.

 

 

 

 

GAZETA UNIVERSITARE

PARLAMENTI I STUDENTËVE
Studentët e diplomuar

 

 

 

 

ISO 9001 - 2000