Universiteti Shtetëror i Tetovës:

 

Universiteti Shtetëror i Tetovës


rruga e Ilindenit pn, 1200 Tetovë, Republika e Maqedonisë
Tel: +389 44 356 500
Fax: +389 44 334 222

e-mail:international@unite.edu.mk

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Profesori Grelle mban ligjëratë para studentëve të USHT

 

12 qershor 2008, E enjte – Në kabinetin e gjuhës frënge pranë USHT, profesori Gerard Grelle mbajti ligjëratë me titull: “Problematika e kujtesës në Evropë: shembuj nga Austria dhe Franca”. Gjatë kësaj ligjërate u shtjellua problematika të ndryshme që kanë të bëjnë me procesin e kujtesës si një ndër proceset kyçe të sistemit nervor dhe një çështje të cilës lënda e psikologjisë i ka kushtuar një hapësirë shumë të madhe. Bëhet fjalë për një proces i cili varet shumë faktorët e jashtëm dhe është në korrelacion të vazhdueshëm me rrethanat fizike dhe psikologjike që e rrethojnë individin.


Prof. Grelle është shef i programit studimor të gjuhës gjermane në Universitetin e Limozhës ndërsa studimeve dhe hulumtimeve lidhur me problematikën e kujtesës dhe identitetit u ka kushtuar shumë kohë dhe është botues i shumë titujve, artikujve dhe publikimeve shkencore.
Në ligjëratën e mbajtur para studentëve, i pranishëm ishte edhe profesori Michel Cullin. Vizita e prof. Grelle realizohet si pjesë e bashkëpunimit mes Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe Akademisë Diplomatike të Vjenës.

 

 

 

 

 

Kërko në google :

WEB MAIL Sign in apo Regjistrohu