Universiteti Shtetëror i Tetovës:

 

Universiteti Shtetëror i Tetovës


rruga e Ilindenit pn, 1200 Tetovë, Republika e Maqedonisë
Tel: +389 44 356 500
Fax: +389 44 334 222

e-mail:international@unite.edu.mk

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Promovohet projekti i USAID-it në USHT “Mësimdhënia kreative dhe të nxënit”

 

Tetovë, 13 shkurt – Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Xhillien Millovanovich, Rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës, prof. dr. Sadi Bexheti, Ministri i arsimit dhe shkencës, Sulejman Rushiti dhe Drejtori i Institutit Shoqëria e Hapur Maqedoni, Vlladimir Milçin, e kanë prezantuar projektin “Mësimdhënia kreative dhe të nxënit”, të financuar nga USAID dhe të implementuar përmes Fondacionit Instituti Shoqëria e Hapur Maqedoni, në Universitetin Shtetëror të Tetovës. Para të pranishmëve ka folur Rektori, prof. dr. Sadi Bexheti, i cili e ka uruar Ambasadën e SHBA-ve në Republikën e Maqedonisë, Agjencinë amerikane për zhvillim ndërkombëtar USAID dhe Fondacionin Instituti Shoqëria e Hapur Maqedoni, për përkrahjen që i jepin këtij Universiteti, në drejtim të modernizimit të mësimdhënies.

“Përmes projektit “Mësimi kreativ dhe të nxënit”, Universitetit tonë si donacion i janë dhuruar një numër i konsiderueshëm i pajisjeve dhe mobilieve për funksionim të plotë të mediatekës dhe klasës metodike. Përkrahja teknologjike për Universitetin Shtetëror të Tetovës është më se e nevojshme duke pasur parasysh nevojat e mëdha që ka universiteti ynë për pajisje moderne, mirëpo një përkrahje esenciale dhe afatgjate që na e ka ofruar ky projekt janë seminaret, në të cilët kanë marrë pjesë një numër i madh i mësimdhënësve dhe studentëve të USHT-së”, ka thënë Rektori, prof. dr. Sadi Bexheti.

Në vazhdim ai ka potencuar se këto seminare kanë vlerë rrënjësore dhe i ndihmojnë USHT-së në rrugën drejt modernizimit, përmes harmonizimit të kurrikulave, në bazë të Sistemit Evropian të Transferimit të Kredive, teknikave interaktive të mësimdhënies dhe standardeve për vlerësim. Në anën tjetër, Ministri i arsimit dhe shkencës, Sulejman Rushiti, ka thënë se ky projekt është për të kapur trendët e arsimit evropian.

“Nga viti 2005, USAID përmes projektit “Ligjërim dhe mësim kreativ” ka ndihmuar për përmirësimin e arsimit në Maqedoni dhe afrimin e saj drejt trendëve bashkëkohorë. Ky projekt, si tërësi, mundëson rritje të kapaciteteve në fakultet për aplikimin e metodave aktive mësimore”, tha ministri Sulejman Rushiti. Në fjalën e saj të rastit, ambasadorja e SHBA-së, Xhillien Millovanoviq ka bërë një prezantim të gjithë asaj që përmban projekti. “Klasat model, tani kanë mobilie të reja, LCD projektor, materiale për referencë, si dhe mjete për mësimdhënie.

Përmirësimet krijojnë një mjedis të këndshëm për profesorët dhe studentët dhe rrisin motivimin dhe përkushtimin e tyre kah reformat për trajnim të mësuesve”, ka thënë ambasadorja Millovanovich. Investimi prej 93,000 dollarëve amerikan është pjesë e projektit të financuar nga USAID për Mësimdhënie dhe mësim kreativ, (CTL) i zbatuar nga Fondacioni Instituti Shoqëri e Hapur Maqedoni (FOSIM). “Ky projekt është i rëndësishëm sepse i ndihmon ata që do të kenë ndikimin më të madh mbi rininë e Maqedonisë –arsimtarët e ardhshëm.

Fuqimisht besoj se fëmijët nga Maqedonia do të kenë dobi nga përpjekjet tona të përbashkëta dhe do të gëzojnë një të ardhme të ndritshme të cilën e meritojnë”, tha Ambasadorja e SHBA-ve Millovanoviç. Ndërkaq, para të mysafirëve, në Amfiteatrin e USHT-së, foli edhe dekani i Fakultetit Filozofik, doc. dr. Myqereme Rusi dhe drejtori i Fondacionit Instituti Shoqëria e Hapur Maqedoni, Vlladimir Milçin. Rektori i USHT-së, prof. dr. Bexheti, me këtë rast i ka dhuruar ambasadores së SHBA-be, një plaketë me logon e USHT-së.  

 

Kërko në google :

WEB MAIL Sign in apo Regjistrohu