Universiteti Shtetëror i Tetovës:

Universiteti Shtetëror i Tetovës
rruga e Ilindenit pn, 1200 Tetovë, Republika e Maqedonisë
Tel: +389 44 356 500
Fax: +389 44 334 222
e-mail:international@unite.edu.mk
Debat uiversitar: Integrimi i Maqedonisë në NATO dhe BE
Tetovë, 13 mars - Integrimi i Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian, ka qenë tema e radhës në Debatin universitar. Të enjten në mbrëmje para auditorit të Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe TVM-së, ambasadori i Republikës së Francës në Maqedoni, ekselenca e tij, Bernard Valero është përballur me studentët, duke u përgjigjur në njërën ndër çështjet më aktuale, respektivisht,proceset integruese të Maqedonisë.
“Franca është ajo që hapi shtegun për integrimin e Ballkanit dhe kjo ndodhi në Samitin e Zagrebit. Franca bëri që ëndrra e Ballkanit të ekzistoj”, është përgjigjur ambasadori Valero në pyetjen se cili është rroli i Francës për integrimin e Ballkanit në Bashkimin Evropian. Ai ka bërë të ditur se Franca përkrah Maqedoninë në rrugën e saj integruese drejt NATO-s dhe BE-së. Valero në këtë drejtim ka potencuar se Parizi zyrtar nëpërmjet financimit të projekteve të ndryshme nga BE-ja, përkrah Maqedoninë në përgatitjen e standardeve për integrim euro-atlantik.
|
WEB MAIL Sign in apo Regjistrohu


