Bursa:

Oraret:

> ORARI I LIGJERATEVE

> ORARI I PROVIMEVE

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

CAMPUS France promovon arsimin francez në USHT

 

Tetovë, 13 dhjetor - “CAMPUS France” në bashkëpunim me “Aleancën studentore franceze” nga Tetova kanë prezantuar “pse duhet të studiohet në Francë”, para studentëve të Universitetit Shtetëror të Tetovës. Sipas përfaqësueses së CAMPUS-it përparësi për studentët e huaj të këtij shteti perëndimor, është se studentët e huaj gëzojnë të njëjtin status me studentët vendas.

 

“Franca ka një traditë të gjatë në arsim. Sipas hulumtimeve të shumta, universitetet franceze zënë vendet e para për hulumtime shkencore. Ndërkaq, përparësi për studentët e huaj është se ata kanë status të njëjtë me studentët vendas, respektivisht paguajnë taksa të njëjta, gëzojnë të drejta të njëjta dhe në fund të studimeve marrin diploma të njëjta”, ka thënë përfaqësuesja e CAMPUS France. Sipas saj studentët e huaj në universitetet franceze mund të kyçen në mënyrë aktive edhe në aktivitetet kulturore dhe sportive.

 

Gjatë prezantimit, studentëve u është shpërndarë material informues për universitetet franceze dhe mundësitë tjera për jetën studentore në Francë. CAMPUS France është sektor i veçantë në Shërbimin për bashkëpunim në Ambasadën e Francës, e formuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Arsimit të Francës. Qëllimi i formimit të këtij sektori është informimi maksimal për studime në Francë.  

 

Kërko në google :

WEB MAIL Sign in apo Regjistrohu